ISMAIL QEMALI PËR LE MATIN (1913): ‘NJIHEN ARSYET SE PËRSE SHKODRA DUHET TË JETË SHQIPTARE! FUQITË KANË RËNË DAKORD QË MALI I ZI TË NËNSHTROHET!’

Francë, 3 Mars 2020: “Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 2 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me opinionin e Ismail Qemalit mbi çështjen e Shkodrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Opinioni i Ismail Qemalit për çështjen e Shqipërisë
Romë, 1 prill.
Nga korrespondenti I veçantë i “Matin” (Me telefon).
Ismail Qemal beu, kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, mbërriti sot në Romë. Ai erdhi nga Brindizi, pas një udhëtimi nga Vlora në këtë port, në jahtin e Dukës së Montpensierit.
Ismail Qemal beu, në lidhje me çështjen e Shkodrës, tha :
“Duket se çështja e Shkodrës tashmë është zgjidhje e sipër. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka gjetur një sukses. Arsyet pse qyteti i Shkodrës duhet të jetë shqiptar janë shumë të njohura, dhe fuqitë tani kanë rënë dakord që ta ftojnë Malin e Zi të nënshtrohet.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura