ISUF B.BAJRAMI: KUJDES NGA RIKTHIMI POLITIKË NË ÇERDHEN E VJETËR TË KOMITETIT

(Gjilan, 28 Gusht 2012) – Këto ditë në Bujanoc, nga Shtëpia e Kulturës, u shpërngul-zhvendos kryesia (jo legale për popullin) e Këshillit “Nacional” në Kosovën Lindore dhe u vendosën në objektin e ish Komitetit të Lidhjes Komuniste. Kjo ndodhi ngase siç duket e kuptuan se nuk e kishin vendin në Shtëpin e Kulturës por në Komitet .
Dikur vet pamja fizike e këtij Komitetit, për shqiptarët e Komunës së Bujanocit ishte një sinonim i frikës, dhunës fizike dhe i tmerrit. Në këtë Komitet përgatiteshin skenarët, planet operative nga më të kobshmit për diskriminimin, diferencimin ideo-politik, arrestimin, burgosjen, spastrimin etnik dhe likuidimin fizik të shqiptarëve.
Kryetari i Këshillit “Nacional”, qysh nga e kaluara e tijë e ëndërronte një kolltuk në këtë Komitet krahas ish funksionerëve të atëhershëm serbo-shqipatrë!!!
Nuk thuhet ndoshta kot se historia përsëritet. Tani në këtë Komitet pas kaq vitesh të tmerrshme të ferrit të kuq serbo-komunist, luftës së përgjakur të UÇPMB-së ku dhanë jetën bijtë më të mirë të popullit shqiptar, aty po vendosen përsëri së bashku serbët dhe shqiptarët, por me uniforma të reja pluri-par-titiste, përsëri për t’i projektu planet operative me qëllim sfidimin e intelektualëve shqiptarë, mendimin e lirë dhe subjektet politike të cilat e kan besimin e bazës-popullit,të gjithë ata që nuk mendojnë, veprojnë dhe nuk i menagjojnë-gjykojnë situatat politike si ata të Komitetit!!!

……………………………………………….

Ky Këshill jolegal “Nacional”, i emruar nga Beogradi i cili jo më larg se vjet nxorri një abetare për shkollat shqipe të Kosovës Lindore, pa flamur dhe pa identitet kombëtar. Po ky Këshill i emëruar nga lart ashtu gjysmak, jepte mendime, pëlqime e bile edhe urdhëra për drejtorët e shkollave dhe projektet e sektorit joqeveritar. Po ky Këshill sipas oreksit komunist qe dy vjet gëlltiti fondin e Beogradit për zhvillimin e kulturës kinse nacionale në Bujanoc dhe arriti për ta shuar revistën e shqiptarëve javoren “Perspektiva” pas 200 numrash botimi. E gjithë kjo lojë është për ta nxjerrë një gazetë kinse nacionale me emrin “Nacional”, thjesht, për ti mbuluar fondet e dërguara nga Beogradi, e cila tani për tani ka ngelur në nr. 53 të botimit të saj.
Pas këtyre veprimeve, ky Këshill kinse Nacional iu kthye çerdhes së vjetër, identitetit të origjinës së mëparshme komuniste, për t’i penguar lëvizjet e shqiptarëve. Pavarësisht vendosjes në selinë e Komitetit të vjetër komunist, Këshilli illegal “Nacional”, duhet ta dijë se nuk e ka përkrahjen e popullit, e pushteteve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky Këshill është i formuar nga Beogradi dhe vetëm atij ai i jep llogari. Prandaj çdo tendencë dhe përpjekje për ta ofruar dhe lidhur atë me popullin dhe vetadministrimin e pushtit lokal me direktiva nga Beogradi, është e kot dhe i paarsyeshëm.
Gjërat duhet ndryshuar dhe fati i intelektualëve nuk duhet të varet më nga individë e grupe të caktuara nga Komiteti dhe Beogradi, të cilat ushqehen nga kuzhinat e tipit të Vasa Qubrilloviqit, Andriqit, Millosheviqit, etj. me shpifje, shantazhe politike dhe dhunë fizike kundër veprimtarive me interes qytetarë e nacionalë.
Ky Këshill duhet të jetë nga populli dhe të jetë një Këshill gjithpërfshirës Kombëtar, të cilin do ta dëshironin dhe përkrahnin gjithë shqiptarët e Kosovës Lindore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura