JOHN F.KENNEDY: ‘NË TË GJITHË BOTËN JEMI PËRBALLË ME NJË KOMPLOT MONOLIT DHE TË PAMËSHIRSHËM…’!

Pashtriku.org, 28. 02. 2015 – “Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin në vend të zgjedhjes së lirë. Është një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike.” – kështu ka thënë presidenti i 35’të i SHBA’ve, John F.Kennedy (29.05.1917 – 22. 11.1963). Thuhet se kjo deklaratë i ka kushtuar me jetë Kennedy-t.
***
Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati) apo për një “Rend të Ri Botëror” shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Në fakt televizionet dhe gazetat e mëdha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur.
Kush janë ‘të Ndriturit’?
Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE.
Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lidhjen e gjakut brez pas brezi pa ndërprerje.
Fuqia e tyre qëndron tek e padukshmja dhe ekonomia duke u bazuar tek shprehja se “paraja krijon pushtet”.

Presidenti Kenedi – që tha të vërtetën!

Një nga bizneset më të mëdha për të bërë para është ai i drogës.
Droga është një substancë ilegale në të gjithë botën dhe në disa vende trafikuesit mund të dënohen edhe me vdekje. Atëherë lind natyrshëm pyetja:
– “Si është e mundur që OKB-ja dhe Shtetet e ndryshme nuk arrijnë ta frenojnë prodhimin e saj?”.
Në Kolumbi prej disa vitesh agjencia amerikane anti-drogës (DEA) është e angazhuar kundër prodhimit të kokainës, por realiteti tregon se konsumi i kësaj droge në dekadat e fundit është rritur në mënyrë konstante. I njëjti fenomen rezulton edhe në Afganistan, ku prodhimi i ‘opiumit’ është dhjetëfishuar që kur ushtria amerikane ka pushtuar këte vend. Në Marok ekistojnë plantacione të mëdha me kanabis nga të cilat nxirren 3.000 tonellata (3.000.000 kg) hashash.
– “A nuk është e mundur që këto plantacionet të lokalizohen dhe të digjen?
– Apo diçka e tillë do të prekte interesat e disa individëve?”.
Në qoftë se mendojmë për situatën aktuale të planetit tonë konstatojmë se në çdo kontinent ekzistojnë luftëra civile e fetare, dhunë, korrupsion edhe në vendet më të zhvilluara, përdorimi gjithnjë e më i madh i drogës, varfëria në rritje të vazhdueshme, kontrolli i mediave, largimi i njeriut nga besimi tek Zoti etj. Të gjitha këto janë elemente të cilat dobësojnë qeveritë dhe manipulojnë masat, në mënyrë të tillë që të arrihet plani i një ‘Rendi të Ri Botëror’.
Në një deklaratë John Kennedy thotë:
“Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin në vend të zgjedhjes së lirë. Është një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike.” Thuhet se kjo deklaratë i ka kushtuar me jetë Kennedy-t. (Nga Iva Bërxolli)
***
50 VJET MË PARË: SI U VRA PRESIDENTI I SHBA’ve JOHN F.KENEDI (MË 22 NËNTOR 1963)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2122

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura