Prishtinë, 27 korrik 2018:
Baca Adem,
Tani që ike, kuptova se të gjithëve u paske shërbyer si inspirim e si model sjelljeje, megjithëse shumë pak prej tyre të ngjasojnë sadopak me virtyte, vlera, bindje e sjellje.
E unë që s’jam si ata, në shenjë përshëndetjeje për ty me rastin e ikjes tënde në botën tjetër, vetëm mund të të kërkoj falje e mirëkuptim që nuk të kam model të cilin unë e ndjekë, jo se unë nuk do të doja, por sepse ti je i pandjekshëm për njerëzit e rëndomtë e egoistë si unë.
Do të doja që të kisha këmbëngulësinë tënde për të kundërshtuar e refuzuar padrejtësitë dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut e për të drejtat kombëtare, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha forcën tënde morale për të sakrifikuar gjithçka nga vetja për të mirën e përgjithshme, por ja që nuk e kam.
Do të doja që të kisha lakoninë e sinqeritetin tënd për t’i thënë gjërat qartë e çiltër, por ja që nuk i kam.
Do të doja që të kisha shpirtmadhësinë tënde për të mos urryer e për t’i falur edhe ata që të shkatërrojnë jetën, por ja që nuk e kam.
Megjithatë, një gjë mendoj se mund ta bëj. Ta luftoj tendencën e të tjerëve që dëshirojnë të të shndërrojnë në mit. Duke të të bërë mit, duan ta shfajësojnë veten pse nuk janë sadopak si ti dhe duan t’i largojnë gjeneratat e ardhshme nga modeli yt. Sepse miti është mit, është i ekzagjeruar, është mbinjerëzor, është i paarritshëm. Prandaj, ti na duhesh, ne e të ardhmëve, si njeri për ta ndjekur si model, jo si mit i paarritshëm.
E fatbardhësisht për ne, ti ishe njeri, sigurisht i rrallë, patjetër madhështor!
Mirupafshim në “botën kuantike” njeri i mirë!
Postime të Lidhura
KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN!
KRYEDIPLOMATI GLAUK KONJUFCA SHKARKON 14 KONSUJ, RAMUSHI KËRCËNON ALBININ DHE VJOSËN! Nga Sheradin Berisha, Facebooku 20.02.2020 Ministri i…
PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR MASAKRËN E TIVARIT – 1945
Pashtriku.org, 31. 03. 2012 – (“Nëse e shkruan të vërtetën, do ta humbasësh kokën, sepse të likuidon kryezoti…
PËRPARIM DEMI: NDARJA E KOSOVËS – PLAN I VJETËR NË ZBATIM!
Bukuresht, 22 Prill 2020: Ky plan nuk doli pa pritur nga sirtari. Trupat franceze nuk ndaluan pa dashur…
BRANDON TURBEVILLE: NËNTË (9) ARSYET PËR TË VËNË NË DYSHIM HISTORINË ZYRTARE TË SULMEVE TERRORISTE NË PARIS
Pashtriku.org, 17. 11. 2015: ISIS u krijua tërësisht, financuar dhe drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe…