KADRI VESELI – BIZNESMEN ME SHTETËSI SERBE! (NGA ARKIVI I PASHTRIKUT 2012) + VIDEO

Pashtriku.org, 18. 04. 2016: Rikujtesë për harrestarët! (Nga arkivi i portalit pashtriku.org. Ky shkrim është botuar më 20. 09. 2012) –
***
Pashtriku.org, 20. 09. 2012 – Mësohet se, ish’shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në Zvicër ka në bashkëpronësi një kompani që merret me tregtinë e kompjuterëve me emrin: “FK Computer GmbH”. Dhe këtë kompani Veseli e ka të regjistruar si shtetas i Serbisë, edhe pse dihet mirëfilli që Zvicra e ka pranuar Republikën e Kosovës si shtet, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 Shkurt 2008.

Në faqen zyrtare “moneyhouse.ch” ku prezentohen kompanitë e ndryshme private, pasqyrohen të dhëna (për vitin 2009) për Kadri Veselin dhe Fisnik Cukajn si bashkëpronarë të “FK Computer GmbH” me nënshtetësi serbe! Kjo nënkupton se, K.Veseli dhe F.Cukaj këtë biznes në Zvicër e kanë hapur si shtetas të Republikës së Serbisë, e jo si shtetas të Republikës së Kosovës.
Në vijim lexoni të dhënat zyrtare të “FK Computer GmbH” në pronësi të K.Veslit dhe F.Cukajt të regjistruar në regjistrin zvicëran të bizneseve:

Këto të dhëna shikoni këtu: http://www.moneyhouse.ch/en/p/Kadri-Veseli
Kjo faqe zyrtare ndonëse aktualizohet çdo ditë, të dhënat për z.Veseli dhe z.Cukaj nuk mund të thuhet se i përkasin kohës së paraluftës në Kosovë.

Për më tepër lexoni edhe këtu:
http://www.moneyhouse.ch/en/p/veseli_kadri-6768704/index.htm

—————————

P.S – Këtë dëshmi mund ta vërtetoni edhe në dokumentarin:
#ZonaExpress: “Shtabi i milionerëve” (Pjesa e Dytë)

*****************
Shikoni edhe pjesën e parë:
#ZonaExpress: “Shtabi i milionerëve” (Pjesa e parë)

_______________________________
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura