KAUZA E UKSHIN HOTIT

Prishtinë, 14. 05. 2014 – Të njohësh mirë Evropën dhe ta dëshmosh identitetin tënd politik, autoktoninë me gjithë vështirësitë e kohës, vetëm një gjuhë e mprehtë dhe një Laps i lirë si i Ukshin Hotit mund ta udhëheq këtë sfidë! Profesori e shikonte në çdo aspekt kuptimësinë dhe arsyen që i përgjigjej, terrorit dhe mohimit nga ana e sllavëve, për gjithë shqiptarët. Sa herë që mundi i tij shprehte ide, përpilonte projekte dhe me gjithë prezencën edhe fizike, kuptimit të çështjes shqiptare i jepte zë. Besonte në projektin i cili i përgjigjej popullit dhe shpresonte se dita do të vije për ta dëshmuar atë. Vetë qenësimi i mishëruar në konceptin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e bënë atë më të veçantë se çdo gojë, sy, e mendje shqiptare që ka rrugëtuar bashkë me të drejtën. Si shqiptar e shihte nevojën e domosdoshme që, çlirimi shqiptar duhet të merrte kuptim vetëm në saje të vetëveprimit, të cilin e dëshmon edhe idenë për të cilën është krijuar.
Edhe botën e vëzhgonte nga Bahqja e tij, ku prekte dheun me këmbë në tokë dhe mendjen e qetësonte me natyrën e rrugën e gjatë me gropa nga vendlindja e deri në kryeqytet.

Rrugën që kishte përshkuar me decenie, vetë ai, secili shqiptar ka një copë krenarie vetëm me një kusht, në qoftë se i beson kauzës së tij dhe bindet me besimin në të. Kjo ngjarje nuk ka alternativë e cila po ndodhi e kundërta e tërhjek vetën sikurse shumë të tjerë që tashmë e kanë bërë.
Pra, shihet se edhe ndërgjegjia si akt gjykimi para veprimit, gjatë veprimit dhe pas veprimit është mjaftë osciluese, vibruese, sepse situatat jetësore janë tejet komplekse për të marrë vendim të vendosur, të prerë. Ato siç e dimë varen nga faktorë subjektivë dhe objekivë. Në relacion të subjektives dhe objektives ndërgjegjia krijon sistemin dhe orientimin vleror. Vetëm po të paramendojmë jetën e Ukshin Hotit, sfidat dhe kuptimi që merr nga arsyeshmëria e konkluzioneve që arrihen, do ta kuptojmë peshën Njerëzore dhe Kombëtare që kishte profesori.
Deri sa shkruante për çështjen kombëtare, sikur ndërtonte tek lexuesit kategorinë e ndërgjegjjes. Sa për ilustrim, le të përshkruajmë një faqe nga libri “Prej Luftës së ftohtë e deri tek Detanta” – të botuar më 1976, ku nxjerr disa shkallë njohjesh mbi problemet të cilat elita intelektuale atëdhetare, duhet ta kujton skemën e cila, matë peshën e Diplomacisë botërore në raport me gjendjen e Shqiptarëve, në suaza të lirive dhe të drejtave të Njeriut. Ukshin Hoti ndër të tjera shkruan:
“Deklarata e KSBE tani më OSCE përmban edhe tri principe të reja, të përcaktuar në mardhëniet ndërmjet shteteve: së pari, principin e moscenimit të kufijëve, me të cilin shtetet-pjesëmarrëse të Konferencës, konsiderojnë – të pacënueshëm të gjithë kufijtë e vetë, si edhe kufijtë* (shih, aprovimin e Dokumenteve) e të gjitha shteteve në Evropë; së dyti, principin e respektimit të integritetit territorial, me të cilin shtetet pjesëmarrëse, obligohen që të – përmbahen nga ajo, që territorin e shtetit tjetër pra pjesëmarrëse, ta bëjnë objekt të okupimit ushtarak ose të masave tjera, ose ta përvetësojnë …,së treti, principin e respektimit të të drejtave njerëzore dhe të lirive themelore, me të cilat shtetet pjesëmarrëse obligohen se do ta përparojnë dhe inicojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive, që dalin prej dinjitetit të personalitetit të njeriut. Në këto pika shprehet qartë rruga dhe alternativa e zgjidhjes me kërkesën e drejt dhe rrugën e politikës dhe shtetndërtimit. Në marrëdhëniet e këtilla të ndërlikuara të botës bashkëkohore, gjenden kufijtë e detantit, por edhe fillimi i epokës së re në marrëdhëniet ndërkombëtare.” Penda e tij , ka prekur edhe tokën e ka kaluar edhe oqeane, të cilat sot flasin për fatin e shqiptarëve, dhe fqinjët e ngjizur me historinë ortodokse të politikës së imponuar dhe destruktive.
Filozofia e çështjes shqiptare është esenca e jetës së tij që i ka dhënë formë zgjidhjes së pazgjidhur deri më tani. Ukshin Hoti doktrinoi në çdo aktivitet, veprim, sjellje shkathtësi apo cilësi, ekzistojnë masat objektive, në bazë të të cilave mund të verifikohet se si do të duhej të jenë apo se si duhej të ishin. Ai një kohë ishte shprehur me gjithë gjuhë e zemër se: SHQIPËRINË E PA BËRË, BËJE SHQIPËRI TË BËRË, BËJE OSE VDIS! Pra , Bëje ose vdis për ta vrarë vdekjen.
Lavdi veprës dhe jetës së Ukshi Hotit!

(Shkruajnë: Prof.Hyzri Salihu dhe Kastriot Bushi)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura