KMDLNJ-ë: MANASTIRI I DEÇANIT PO ZGJEROHET ME PRONA SIPAS LIGJEVE DISKRIMINUESE TË SERBISË!

KMDLNJ-ë: MANASTIRI I DEÇANIT PO ZGJEROHET ME PRONA SIPAS LIGJEVE DISKRIMINUESE TË SERBISË!

KMDLINj-ë, 02. 11. 2021

Gjatë vizitës në Kosovë, Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po vonon së zbatuari duke e shndërruar këtë adresim të shqetësimit në presion të drejtpërdrejtë në pavarësinë e punës së gjyqësorit të Kosovës.

Viola Von Cramon shkonë edhe më larg duke e falsifikuar të vërtetën për rolin e Manastirit të Deçanit e sidomos të otac Sava Janjiqit, si gjatë luftës ashtu edhe pas përfundimit të luftës. Otac Sava Janjiqin e portretizon si njeri të paqes i cili mund të luaj rol të rëndësishëm dhe konstrukriv në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë e që është pikërisht e kundërta; otac Sava Janjiq as nuk ka të kaluar paqësore e as të tashme konstruktive sepse thirret në zbatimin e vendimeve të gjykatave të Kosovës vetëm në rast se ka interes përkatësisht dëshiron të përligjë uzurpimin e 26 hektarëve të pronës publike  të Ndërrmarjeve “Apiko“ dhe “Iliria“ që në vitin 1997 i ishin ndarë këtij Manasstiri me ligjet diskriminuese të Serbisë kurse UNMIK-u, pas përfundimit të luftës e kishte përligjur këtë ligj diskriminues të Serbisë.

Po në të njëjtat valë reagoi edhe anbasadori gjerman në Kosovë, z.Rodhe, duke bërë gjithashtu presion te gjyqësori i Kosovës. Realisht, thuaja të gjitha vendimet e rregullta të gjykatave të Kosovës për pronën e Manastirit të Deçanit ishin marrë pas një trysnie politike dhe ishin vendime politike.

Për më keq, edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kohë më parë i dërgoi një letër Prokurorit të Shtetit duke kërkuar që të nisë hetimet ndaj moszbatuesve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 e që ka të bëjë me uzurpimin e pronave publike nga Manastiri i Deçanit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duket se nuk e kishte të qartë mandatin e Gjykatës Kushtetuese e as mandatin e saj, si kryetare e kësaj Gjykate dhe sillej sikur të ishte kryetare e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Presioni ndaj Prokurorit të Shtetit, si nga kryetarja e tashme, ashtu edhe nga ajo para saj është ndërhyrje flagrante në punën e Prokurorisë së Shtetit dhe presedan i rrezikshëm aq më parë që shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk janë zbatuar më parë dhe asnjëherë nuk kanë reaguar ambasadorët sikur as edhe Viola Von Cramon.

Manastiri i Deçanit po bënë përpjekje që ta përligjë pronën që nuk i takon e që pastaj ta përdorin si model gjatë bisedimeve të ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës rreth pronave të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

Roli i Manastirit të Deçanit, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë ka qenë destruktiv dhe ka përgjegjësi të madhe për pasojat kurse, pas përfundimit të luftës , Manastiri i Deçanit është në shërbim të politikës së Beogradit dhe instrument i Kishës Ortodokse.

KMDLNj-ë edhe më parë pati kërkuar që të bëhen gërrmime në perimetrin e Manastirit të Deçanit përkatësisht në hapësirat brenda Manastirit ku më parë ishte një pishinë e cila ishte mbuluar me betone. Pas përfundimit të luftës, në Manastirin e Deçanit ishin gjetur materiale arkivore dhe kadastrale të komunave tjera të Kosovës , pikërisht nga ndërkombëtarët.

Otac Sava Janjiq është e kundërta e të qenit bari i grixhës së besimtarëve që angazhohet për tolerancë dhe bashkëjetesë me banorët vendas që e përbëjnë 99.95 % të popullatës e që janë shqiptarë.

Manastiri i Deçanit duhet të hetohet për rolin gjatë veprimeve para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës dhe bashkë me të edhe Otac Sava Janjiq në mënyrë që, ose të caktohet përgjeghjësia konkrete, ose të hiqen dyshimet dhe, vetëm pas kësaj mund të fillohet me një faqe të re të marëdhënieve midis Manastirit të Deçanit dhe banorëve të komunës së Deçanit.

KMDLNj-ë mendon se vendimi për ndarje të padrejtë të proneve publike Manastirit të Deçanit është vendim politik përmes presionit në gjykata dhe se zgjidhja përfundimtare gjithashtu duhet të jetë politike!

Shërbimi për Informim i KMDLNj-së,

Prishtinë 01.11.2021

***

Shtojcë e pashtrikut

Më 21 maj 2009, gjatë vizitës në Manastirin e Deçanit Zv.Presidenti amerikan Josepf Bideni tha se Manastiri i Deçanit ka qenë simbol i humanizmit gjatë luftës në Kosovë. Me siguri këtu ai ka folur me fjalët e vetë Sava Janjiqit, meqë është shumë e qartë që në Manastirin e Deçanit janë bekuar shumë policë e ushtarë serbë, të cilët pas kësaj vazhdonin me masakrimin e popullatës shqiptare në rajonin e Dukagjinit. Në fotografinë e mëposhtme mund të shihen policët serbë brenda Manastirit në vitin 1998 pasi e kanë marrë bekimin e tyre për fushatën e krimeve kundër shqiptarëve.       

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura