KOMUNIKIMI ME NJERËZ ME ENERGJI TË LARTË POZITIVE …

“Komunikimi permanent me njerëz me energji të lartë pozitive, ndihmon ngritjen e nivelit të energjisë pozitive në vetëdijen kolektive“ Dr. Vlora Obërtinca

Çdo gjë që na rrethon është energji. Edhe trupi ynë, mendja jonë, madje edhe zëri ynë dhe fjalët tona janë energji. Të gjithë ne frekuentojmë në nivele të ndryshme energjetike.

Atë që shumë njerëz nuk e dijnë është se, kur rrijmë me njerëz të ndriçuar shpirtërisht, vetëdija e të cilëve është në frekuenca të larta energjetike, ata na ndihmojnë nëpërmjet fjalëve të tyre të ngritemi edhe ne ngadalë në nivelin në të cilin ata frekuentojnë. Këta njerëz quhen shërues shpirtëror dhe motivues.

Madje, kur lexojmë librat e tyre, është njësojë sikurse ti takojmë sepse, fjalët e shkruara transmetojnë energjinë e njejtë motivuese dhe shëruese.

Të dashurit e mi, edhe nëse nuk keni mundësi të takoni njerëz të tillë, së paku kthejuni leximit motivues, sepse në ndërdije shëron. E kur ndërdija shërohet, vetëdija jonë lumturohet.

***

“Kurr arritja e qëllimit përcillet me dashuri, jeta merr kuptimin e plotë“ – Dr. Vlora Obertinca

Sa bukur ndjehemi para se të na zë gjumi, kur mendojmë se ditën e nesërme na presin takime me njerëz që i kemi afër zemrës. Vetëm mendimi për ngjarjen që na pret na lumturon shpirtin, se lere më vet takimi. Duke e parë aplikimin e energjisë së dashurisë dhe efektet pozitive në shëndet dhe në jetëgjatësi të njerëzve në lindjen e largët, shkencëtarët amerikanë në deceniet e fundit kanë filluar ta analizojnë këtë fenomen.

Doktori dhe autori i famshëm amerikan Dr. Mark Hyman, shpjegon edhe nga aspekti shkencor, zbulimet më të reja në Epigjenetikë, sa i përket rigjenerimit të gjeneve. Ai thotë, duke jetuar dhe duke punuar me energjinë e dashurisë, gjenet e sëmura shërohen dhe rigjenerohen. Do të thotë, gjenet tona mund të ndikohen nga rrethi ku jetojmë, duke pësuar ndryshime drastike në kuptimin pozitiv të fjalës dhe anasjelltas.

Të dashurit e mi, shmangijuni energjisë negative si urrejtja, xhelozia, inati të cilat shkatërrojnë gjenet dhe sjellin sëmundje. Aplikoni gjënë më të bukur që ekziston, dashurinë për veten dhe të tjerët, sepse kështu jetoni të lumtur, gjatë dhe shëndetshëm.

________________

ATA QË MERITOJNË VËMENDJEN DHE DASHURINË TONË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura