XHEVAT BISLIMI: QEVERITË QË FUSIN FERRËN NË KËMBËN E SHËNDOSH TË SHTETIT TONË!

Viti, 29 tetor 2018: Shteti grek, i krijuar kryesisht ne toke te Shqiperise, ka shfarosur, ka debuar e ka asimiluar me dhune, me terror dhe me zjarr e hekur popullin autokton shqiptar qe jetonte ne shtepite dhe tokat e tij… Fshatra, qytete dhe krahina te tera jane spastruar nga shqiptaret qe i banonin! Perveç kesaj, shteti grek nuk i pushoi asnjehere provokimet dhe pretendimet e tij ndaj shtetit shqiptar! Vetem me shtetin e Enver Hoxhes nuk ia mbajti me i kru briret. Edhe njehere qe provoi, me 2 gusht 1949, e mori pergjigjien e menjehershme dhe u terhoq me bisht nen shale. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe Greqia guxoi te provokonte shtetin e Enver Hoxhes.
Me ardhjen e Sali Berishes dhe te bandes se tij demoanarkovandaliste ne pushtet, Greqise iu krijuan rrethanat dhe mundesite jo vetem te provokonte, por edhe te nderhynte ne te gjitha çeshtjet e brendshme te shtetit shqiptar! Qeveria e Berishes beri leshime qe Greqia shoviniste as nuk mund t’i imagjinonte!
Koncesionet dhe politikat me dyer e dritare te hapura i benin edhe qeverite e socialisteve! Me te demshmet, pas shfuqizimit-zhvleresimit te marreveshjes per ujerat territoriale nga Gjykata Kushtetuese, ishin marreveshjet per varrezat greke ne token shqiptare! Nuk ishte me pak e demshme per interesat kombetare edhe “marreveshja” per dorezimin e Kishes Ortodokse Shqiptare (Kishes se Nolit) nje greku, nje shovinisti e antishqiptari te terbuar! Behen marreveshje (koncesione!) me shtetin qe vahzdon ta mbaje ne fuqi ligjin e luftes me Republiken e Shqiperise! Si mund te behen marreveshje me shtetin qe je ne lufte?! Me shtetin qe nuk i fsheh ne asnje rast pretendimet e tij territoriale?! Me shtetin qe ka shfarosur e debuar gati gjithe popullin shqiptar nga krahinat e pushtuara? Me shtetin qe i mohon dhe shtyp çdo te drejte kombetare shqiptareve (arvanitaseve) qe kane mbetur e jetojne edhe sot ne tokat e tyre?!

Jo vetem kaq! Keto qeveri idiote lejuan ngritjen e varrezave greke ne token shqiptare! Dhe ku se?! Pikerisht ne token e Shqiperise, qe shovinistet greke e quajne “vorioepir” dhe pretendojne hapur ta pushtojne! Kishte ushtare greke qe ishin vrare gjate nje lufte me italianet ne token e Shqiperise? Po, kishte. Atehere, te lejoheje gjetja, zhvarrosja dhe marrja e eshtrave, siç beri shteti i Enver Hoxhes me eshtrate e ushtareve italiane… Le t’i merrte eshtrate Greqia dhe t’i varroste ne nje varreze te perbashket ne Greqi ose ne vendlindjet e tyre. Pune e saj. Por, te ngrihen varreza greke ne token shqiptare dhe te vijne qeveritare shoviniste, militante te ekstremit fashist (“Agimi i arte” etj.) dhe te ngrene flamurin grek, te intonojne himnin grek, te mbajne fjalime te “zjarrta” per “vorioepirin” e te nxisin urrejtje midis dy popujve kjo do te thote te fusesh ferren ne kemben e shendosh te shtetit tend! Kete mund ta benin dhe e bene vetem qeveritare, politikane e qeveri idotesh, matrapazesh e mafiozesh!
Se per çfare u duhen eshtrate dhe varrezat e atyre fatkqinjve te vrare ne luften e Dyte Boterore ne tokate tona u pa sot! Militanti i organizates fashiste “Agimi i arte” kishte ardhur per t’i “nderuar” ushtaret e rene me kallashnikov dhe me pese-gjashte karikatore fishekesh! Kallashin dhe karikatoret me fisheke i perdori per te qelluar policine shqiptare dhe per t’i terrorizuar banoret! Policia shqiptare ishte me fat dhe shume me e pergatitur se terroristi grek… Plumbave te terroristit iu pergjegj me plumba, duke e vrare ne vend grekun fashist. Kjo ishte pergjigjia e pare “adekuate” per Greqine shoviniste pas tridhjete vitesh!…
Mirepo, qeveria greke ne vend se te kerkonte falje per kete sulm terrorist ndaj shtetit tone dhe policise po kerkon “shpjegime dhe llogari” nga qeveria shqiptare! S’ka faj shteti shovinist fqinj! Derisa qeveria shqiptare nuk i dergoi note proteste qeverise greke per kete sulm terrorist (nuk ishte kurre sulm pa dijenin e qevrise e te sherbimeve greke!) dhe nuk i kerkoi sqarime pse mos t’i “nxirrrte dhembet” shteti shovinist grek dhe organizatate e tij fashiste, si “Agimi i arte”…
Sidoqofte, shteti dhe populli shqiptar duhet t’i jen mirenjohes policise qe ua zbardhi fytyren dhe i dha mesimin me te mire shtetit grek gjate ketyre 30 viteve…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura