KUSH E KRIJON REALITETIN POLITIK?!

Nga arkivi i FB., 20. 11. 2019

KUSH E KRIJON REALITETIN POLITIK?!

Nga Sheradin Berisha

Në politik kush e krijon realitetin faktikisht e ka pushtetin! E ka pushtetin në financa, pushtetin në ekonomi, pushtetin në industri, pushtetin në arsim, në shëndetësi, pushtetin në media, pushtetin në religjione, në art e kulturë, pushtetin çdokund!

Dhe këtë realitet në shkolla e mësojmë, në gazeta e lexojmë, në TV e shikojmë dhe çdo ditë e jetojmë, deri sa establishmenti politik nën ndikimin e elitës globaliste të bankierëve, të krijoj një realitet tjetër….

Dhe rrjedhimisht në mënyrë ciklike njerëzit jetojnë në një realitet të krijuar e imponuar nga politika, duke ua mohuar e injoruar faktet e tyre jetësore!

Në këtë kuptim realitetin që e krijon individi është i rrezikuar nga politika!

Çka thotë Karl Rove (1950 – ) këshilltari i ish presidentit amerikan, George W.Bush për krijimin e realitetit politik! 

Karli thotë: “Koha e fakteve perëndoi. Ne jemi perandori tashmë. Kur ne veprojmë, ne krijojmë realitetin tonë. Juve nuk ju mbetet veç, të studjoni këtë realitet, derisa ne krijojmë të tjerë”.

__________________

Nga arkivi i FB., 20. 11. 2019

KUSH E KRIJON REALITETIN POLITIK?!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215328597584596&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura