Lartësinë e kulturës shqiptare s’e ka asnjë vend tjetër

Lartësinë e kulturës shqiptare s’e ka asnjë vend tjetër

Nga Isuf Çipi, shkrimtar – Tiranë 7 shtator 2021

Kultura në rradhë të parë matet me vlerën ku ngrihet jeta e shoqërisë njerzore, e cila ka kuptim vetëm në shoqëri dhe në përmbajtjen e saj, ku padyshim përmbajtja sjell formën e këndshme.

Kultura nuk është individuale, pavarësisht se individ të caktuar e përparojnë atë vazhdimisht. Por këto individë kanë në vetvete energjinë e kolektivit dhe porsa e shpehin lartësinë e zhvillimit, kjo lartësi bëhet pronë po e kolektivit. Kështu, kultura që kishte në vetvete rregullat shkencorë të përparimit, të zhvillimit dhe ato të kolektivit, u mishërua në moralin popullorë, i cili ka fuqinë më të madhe në shoqërinë njerëzore. Për këtë arsye, nga individë të zhvilluar, morali filloi të ngrihej në artin popullorë, sepse fuqia e tij kalon çdo ligj e reformë të administratorëve të të gjitha kohërave.

Kultura në radhë të parë është produkt i kohës. Sa më e vjetër të jetë një shoqëri njerëzore, aq më kulturë ka, sepse në fund të fundit kultura nuk është gjë tjetër, vetëm një përvojë e gjatë e luftës dhe e punës për të jetuar me faktorët natyrorë, por më vonë dhe me ato njerëzorë. Shtimi i numrit të njerëzimit, në më të shumtën e rasteve, në 3000 vjet e këtej, kulturën e jetesës nuk e shikonte te kolektivi, por te individi. Një kolektiv, që po shtohej dita-ditës, nuk shikohej faktor i zhvillimit dhe përparimit të kulturës, por pengesë e saj.

Kështu kultura filloi të bëhej mjet kulti, jo pronë e kolektivit, të cilit i takonte. Kolektivit filloi t’i fshihet e vërteta, t’i fshihet përmbajtja e kulturës së vet, duke i dhënë përparësi formës, shkëlqimit të jashtëm, apo të bukurës pa përmbajtje. Në këtë kontekst morali popullor po humbiste rëndësinë e madhe dhe të pazevendësueshme të tij, deri sa nazifashizmi në shekullin XX do të trumpetonte hapur, me shkronja të mëdha: “Nuk ekziston kurrëfarë morali te njerzia, por ekziston vetëm e bukura”.

Kjo ishte vrastare, sidomos për rininë, sepse me fjalën e bukura çoroditej, sepse i marrosej ndërgjegja. Pse mos të shijojmë të bukurën, pa marrë parasysh mënyrën e të shijuarit?

Kjo ishte një pykë e madhe që po i futej moralit popullorë, ku shumë shpejt do të futte përçarje mes brezave. Duke e bërë moralin të kotë për brezin e ri, do të thyhej besa ndërmjet të ardhmes dhe të shkuarës, ku pa përvojën e së shkuarës nuk mund të hartohej kurrë një e ardhme e sigurtë. Mund të plotësoheshin vetëm interesat e çastit dhe kjo vazhdon të ngrihet në pjedestal sot, me moralin borgjez, i cili nuk është moral i vërtetë, por e kundërta e moralit shqiptar. Pra, është moral i rremë.

Këtu po përpiqem të bëj një harmonizim të vlerave të moralit në veçanti e të kulturës sonë të lashtë në përgjithësi, si vlerë e pazevendësueshme për vazhdimin e jetës dhe për ta bërë njeriun zot të vërtetë të natyrës, të rruzullit toksor, i cili qe i mundur të sillte apo t’i shtonte jetës një qenie të gjallë, që me arsyetimin e saj do të përsoste veten, nëpërmjet shpejtimit të përsosjes së vetë natyrës.

Kultura jonë qe e parë, se vetë raca jonë qe e tillë. Të bindemi me ato që shikojmë, ndëgjojmë dhe arsyetojmë sot, duke gërmuar në trurin tonë, se jemi homosapjensit e parë të kontinentit të  vjetër, se kemi ngritur shoqrinë e parë njerëzore në gadishullin Ballkanik, që dje quhej ilirik.

Ishte Mati, djepi i parë i kësaj shoqërie njerzore, e cila pasi kaloi nga njeriu i egër dhe përdori zjarrin, burim energjie, filloi të zbutej në punë të përbashkëta të kolektivit. Zjarri si termorregullator, mjet i shkrirjes së metaleve, ku i pari qe ari, menjëherë do të mënjanonte shtegtimin e do të lindte ndjenjën e atdhedashurisë, ku brezat e ardhshëm, veç aftësive të veta, do të gëzonin vlerat e brezave të kaluar. Kështu mundësitë e përballimit të jetës lartësoheshin pambarimisht.

Kjo periudhë, e cila do zgjaste në mbi 20 mijë vjet para lindjes së Krishtit, do të lindte edhe gjuhën, mjet komunikimi, që do t’a sillte zhvillimi i trurit nëpërmjet përdorimit të pandërprerë të dorës, në atë që do pagëzohej me emrin punë, pagëzim, të cilën e bëri gjuha jonë.

Gjuha, duke lehtësuar komunikimin, do të lehtësonte shumë shkëmbimet e njerëzve me njëri-tjetrin, që jepnin e merrnin jo vetëm vlera materiale, por më shumë vlera shpirtërore, e cila do të dominonte anën biologjike, duke e kthyer njeriun më shumë në produkt shoqëror. Kjo shumë shpejt do të mposhtte poligaminë (burra me shumë gra), për të sjell në vendin e saj monogaminë (një burrë, një grua). Ky ndryshim i madh do të sillte përmirësime të dukshme biologjike e do të lindte konceptin e dashurisë gjinore, një frymëzim i madh shpirtëror në drejtim të kapërcimit të vështirësive që përmbante jeta. Nderi do të bëhej i shenjtë. Ai do të krahasohej me yjet në qiell, duke u mistifikuar e duke u quajtur planet mbi planetet.

Në mijëvjeçarë të tjerë po ky njeri do të lindte shkrimin, ku tingujt që dilnin nga kordat zanore, të përfaqësoheshin me një simbol apo shenjë të gdhendur në objekte të ndryshme të natyrës, ku më e përdorshme filloi të bëhej balta e pjekur. Bashkimi i këtyre shenjave na jepte fjalën, bashkimi i fjalëve na jepte fjalinë, me kuptime gjithnjë e më të thella, aq sa rritej dhe përvoja e njerëzimit.

Shkrimi do të fillonte lënien e përvojës së brezave të kaluar për brezat e ardhshëm. Pra, do të ishte fillimi i trashëgimisë kulturore në formë shoqërore, se biologjikisht ajo trashëgohej në gene. Kjo lindi konceptin e besës ndërmjet brezave, që përvoja jo vetëm duhet ruajtur, por edhe përparuar më tej nga brezat që vijnë.

Nga sa u tha më lart, dashuria për punën dhe dijen ishin në themelimin e kulturës shqiptare mijëra vjet më parë se të tjerët të fillonin ta kopjonin e të fillonin nga shkatërrimi i saj. Sigurisht që pak njerëz mund të përparonin një kulturë të ngritur në art, por kjo pakicë e quante obligim, që këtë zhvillim t’ia jepte dhe shumicës, duke lindur konceptin e sedrës e të përgjegjshmërisë ndaj kolektivit. Nga ana tjetër kolektivi do të rriste përgjegjësinë për të mësuar, ku do të lindte ndjenja e turpit për të ndenjur i pa mësuar. Gjithashtu çdokush ndjente përgjegjsinë që ç’mësonte vetë, ta dinte dhe tjetri, duke lindur ndjenjën e solidaritetit vëllazëror, të bujarisë, mikpritjes, të dorës së ngrohtë për nevojtarin e sinqertë, jo vetëm brenda njerëzve të afërt, por dhe të racave tjera.

Fantazitë fetare sigurisht kishin filluar, se e kishin bazën te përsosmëria, që pafundësisht kërkonte njeriu për veten e e tij, që njerëz të veçantë do ta kërkonin qiellore, si më të lehtë se në tokë ku banohej. Ajo kërkonte projekte konkrete nga punëtori, se nuk mund të arrihej me fantazitë e dembelit. Në kulturën e lashtë pellazge dhe ilire dominonte e shkruar, se mëmëdheu dhe atdheu janë prindërit e parë, kurse ai që u dha energji është zoti diell. Më vonë do të fantazoheshin zota të tjerë, sipas rëndësisë që paraqisnin faktorët jetësorë, por dhe sipas zonave të banimit, si zoti i zjarrit, i prodhimit, i fuqisë e shumë të tjera.

Të gjithë elementët e kulturës, të cilët lindën në mijëvjeçarë të aktivitetit të kolektivit të shoqërisë njerëzore, bazën e kishin në instiktin, i cili trashëgohej nga kafsha. Por, duke u ngarkuar me pjesën shoqërore, këto instikte u shndërruan në virtute, në elementet e kulturës së parë njerëzore. Kjo meritë i takonte njeriut të parë të kontinentit të vjetër, se pati në dispozicion më shumë kohë se të tjerët. Kur ne filluam të shkruanim kulturën tonë, të tjerët akoma mbuloheshin me leshin e tyre. Të gjitha elementet kulturore u ngritën në norma të moralit popullor. Ato kishin veprime e pasveprime të pallogaritshme në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Forca e tyre ishte aq e madhe, sa ua kalon të gjitha ligjeve të sotëm, që marrin pa pushim institucionet shtetërore, që në shumicën e rasteve u mungon morali, sepse i shërbejnë një grushti njerëzish. Morali të godet edhe pas një periudhe të gjatë, kur ti kujton se u fshehe, siç po ndodh sot me serb Vuçiqin.

Normat e moralit shqiptar gjithmonë kanë qëllim në vetvete që individi t’i shërbejë kolektivit. Të gjitha dalin nga përvoja popullore në punë. Pra, janë shkencore, pa u diktuar nga intrigat qiellore. Akoma më shumë u pasuruan me elemente të tjera të rëndësishme në kohën e censurës, kur do të humbnim lirinë tonë nga ndërhyrjet në punët tona të forcave të errta romake, otomane, sllave, shumë herë dhe ndërmjet vetes. Në këtë kohë do të lindnin elemente të mbrojtjes së atdheut, të mbrojtjes së kulturës sonë e si rrjedhim të racës sonë që përpiqeshin ta asimilonin, siç po veprohet dhe sot.

Këtu do të lindnin elemente të artit luftarak popullor, të cilët përbënin kulturë më vete. Ato shtuan taktikat dhe strategjitë e luftës ndaj armiqve, duke arritur të lindte një tjetër virtut, trimëria dhe besimi në vetvete e në popull. Gjithmonë, kur këto janë organizuar, kanë sjell fitore ndaj armiqve, këtu e 3000 vjet përpara. Kjo kulturë është më e dobishmja, më e vjetra në botë. Kjo na ka ruajtur nga asimilimi, duke u shërbyer dhe popujve të tjerë. Kjo do të mbrohet e zhvillohet jo veç nga shqiptarët, por dhe forcat e tjera progresiste në botë, deri sa të kuptohet nga forcat e errëta, se kundërvënia ndaj saj është injorancë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura