LE TEMPS (1930) / FJALIMI MBRESËLËNËS I AMBASADORIT AMERIKAN, HERMAN BERNSTEIN, PARA MBRETIT ZOG

Francë, 18 Qershor 2019: “Le Temps” ka botuar, të premten e 5 shtatorit 1930, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fjalimin e ambasadorit amerikan, mbajtur para mbretit Zog, me rastin epërvjetorit të themelimit të monarkisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Na telegrafojnë nga Tirana :
Me rastin e përvjetorit të themelimit të monarkisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, z. Herman Bernstein, Dekan i Korpusit Diplomatik, mbajti, para mbretit, fjalimin e mëposhtëm :
“Në emër të kolegëve të mi të ndëruar të korpusit diplomatik, kam privilegjin dhe kënaqësinë e madhe, në këtë rast të paharrueshëm të përvjetorit të Mbretërisë së Shqipërisë, për të përshëndetur me përzemërsinë dhe urimet e mia më të ngrohta Madhërinë tuaj, organizatorin e këtij vendi për përparim.
Madhëri, ju, simbol i Shqipërisë së vjetër dhe të re, në këtë vend të lashtë dhe të madh, të njohur për heroizmin dhe lavdinë e tij, për përpjekjet shekullore për pavarësinë e tij, keni qenë instrumenti i rinovimit dhe rehabilitimit të këtij kombi, i cili në sajë të rendit, paqes, këmbënguljes dhe tolerancës së gjerë fetare dhe në sajë të frymës suaj tradicionale dhe të pandryshueshme bashkëngjitur pavarësisë, tani renditet në mesin e vendeve të tjera të botës, duke bërë hapa të mëdhenj drejt progresit.
Në këtë ditë historike, mundësuar nga Asambleja Kushtetuese, e cila shpreh vullnetin e popullit shqiptar, më lejoni t’i shpreh Madhërisë suaj, urimet tona më të mira për prosperitetin dhe përparimin e kombit dhe për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë suaj.”
Mbreti u përgjigj :
“Kam qenë veçanërisht i ndjeshëm ndaj urimeve që Shkëlqesia juaj, në emër të tij dhe të kolegëve të tij të nderuar, më shprehën. Kam kënaqësinë të theksoj se punët e paqes, rendit dhe progresit, të ndërmarra tashmë në Shqipëri, konsolidimi i të cilave i mbush zemrat tona me besim të madh në të ardhmen e kombit, hasin të njëjtin konstatim pranë jush dhe kolegëve tuaj të shquar, përfaqësuesë të fuqive miqësore të Shqipërisë.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

 

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura