LIBURN ALIU: TELEVIZIONI PUBLIK DHE PROMOVIMI I SHEFIT TË SHIK-ut

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Gjatë javës që shkoi Televizioni publik përgjatë gjithë javës e njoftoi publikun me promon e një interviste që të do të ndodhte gati një javë më vonë. Bëhej fjalë për promon e intervistës me ish shefin e ShIK-ut, Kadri Veselin e cila u transmetua për pesë dite rresht, si asnjë emision tjetër, të paktën këtë vitin e fundit në RTK.
Intervista në emisionin “Debat” prej 85 minutash, përkoi me ditën e anëtarësimit të ish shefit të ShIK-ut në Partinë demokratike të Kosovës.
Ndërkohë që para kësaj interviste, në lajmet qendrore të datës 2 nëntor 2012, të premten, lajmi i parë i përzgjedhur nga Redaksia e lajmeve në RTK ishte anëtarësimi në PDK i ish shefit të ShIK-ut, kronika e të cilës paraqiste një mbledhje të degës Mitrovicë të partisë në fjalë.
Në intervistën 85-minutëshe drejtuesi i emisionit njëkohësisht dhe redaktor përgjegjës i lajmeve në RTK është detyruar haptazi, pra në transmetim të drejtpërdrejtë të ndërpresë emisionin pa i dhënë shpjegime publikut për arsyen. Nga mediat e tjera në vend, por edhe nga ajo çfarë u pa gjatë emisionit duket qartë se i ftuari orienton moderatorin e emisionit.

Shefi i SHIK-ut Kadri Veseli.

……………………………………………………

Më e pakta që mund të thuhet për këto çështje është se, së pari, televizioni publik nuk mund të jetë në shërbim të fushatës së brendshme të një partie politike, as në shërbim të promovimit të personazheve që garojnë apo anëtarësohen në të. Ka një dallim esencial midis veprimeve shërbyese dhe informimit të publikut, këtë profesionistët e fushës e dallojnë shumë mirë. 
Së dyti ligji dhe Kodi i Etikës e detyron çdo person përgjegjës në RTK për informimin, pra dhe gazetarët apo redaktorët përgjegjës dhe drejtorët që në politikën editoriale të jenë të paanshëm, dhe në shërbim të informimit publik. Praktikisht, dhe kjo nuk është hera e parë, personat përgjegjës kanë thyer haptas ligjin për RTK-në.
Së treti, po, trajtimi i fenomenit të anëtarësimit në Parti politike të njerëzve nga shërbimet sekrete, përbën çështje me interes publik sidomos për faktin që tregon për anëtarë të një strukture ilegale siç është ShIK-u janë bërë deputet kësaj partie dhe që së fundmi edhe shefi i tyre u bë anëtar.

………………………………………………..

Liburn Aliu: Televizioni publik dhe promovimi i shefit të ShIK-ut 08.11.2012

———————————————–

Disa nga këta persona përgjegjës në Televizion mund të hedhin pretendimin se po ndërhymë në politikën editoriale me këtë fjalim por po ja kujtoj atyre dhe njëherë: Neni 1, të ligjit për RTK
1.2. Themelues i institucionit publik të RTK-së është Kuvendi i Kosovës. Do të jetë detyrë e themeluesit që të mbrojë autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së dhe të sigurojë financim adekuat për realizimin e misionit të shërbimit publik të RTK-së.
E në këtë frymë të ligjit i bëjë thirrje Bordit të RTK, organ i zgjedhur nga Kuvendi që të kontrollojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë lejuar shkeljen në këtë masë të Kodit të etikës dhe Ligjit për Radio televizionin publik.
Po ashtu i bëj thirrje Kryesisë së Kuvendit që të kërkojë llogari se çfarë po ndodhë në menaxhmentin e RTK-së dhe hartimin e politikës së saj editoriale.
– Fjala e Liburn Aliut në seancën e 8 nëntorit 2012 të Kuvendit të Kosovës.

……………………………….

KADRI VESELI NDËRPREN EMISIONIN “DEBAT” NË RTK

……………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura