LIGJI DHE LIGJSHMЁRIA DIALEKTIKE E BOTЁS

Ligji dhe ligjëshmëria dialektike e botës

Nga Prof. Enver Rexhaj

Që në fillim të ekzistencës së tij, mendimi njerëzor dhe më vonë mendimi njerëzor racional ka bërë përpjekje që në shumicën e të dhënave sensuale të zbuloj eventualisht ndonjë gjë, raport që përsëritet në mënyrë të rregullt të domosdoshme dhe konstante.

Përpjekjet e para të këtilla që të zbulohet ligjëshmëria, të kuptohet dhe të shpjegohet ajo janë të lidhura me emrat e poetëve të vjetër antik, Homeri autorit të veprave ,,Iliada dhe Odisea‘‘, dhe Hesiodës autorit të veprave ,,Teogamia dhe vepra Ditët‘‘.

Deri sa Homeri ishte i mendimit se çdo gjë e ka zanafillën e vet në ujë dhe në tokë, poeti fshatar Hesioda konsideronte se çdo gjë e ka një bazë të përgjithshme dhe të përbashkët nga e cila së pari dalin dhe vonë kthehen gjë që, ,,fillimi dhe mbarimi‘‘ shkojnë njëri pas tjerit.

Gjatë mija viteve të zhvillimit historik, shoqëror e kulturorë njerëzimi i‘a doli të zbulojë të njoh dhe të shtjelloj shumë ligje dhe ligjshmëri të natyrës të shoqërisë dhe të mendimit njerëzor siç janë; Ligji i Arkimedit, Gjeometria e Euklidit, Ligji i rënjes së lirë Galileu, Ligjet e Keplevit, Ligji i gravitetit, Njutnit, Ligji mbi ruajtjen e materijes i Lloazjerit, Ligjet ekonomike e historike të Marksit dhe Engelsit, Ligjet e dialektikës e të tjera.

Sipas dialektikës konkrete materialiste, ligji është një kategori që ka të bëj me lidhjet, raportet, lëvizjet, veprimin, kushtëzimin dhe funkcionimin e sendeve të dukurive të proceseve të sistemeve apo të strukturave.

Ligji si kategori Gnosologjike dhe Ontologjike paraqitet në disa forma, në formën esenciale, ligji si domosdoshmëri, ligji si kategori e përgjithshme, ligji si kategori relativisht konstante etj.

Në bazë të kësaj mund të themi se ligji shkencor apo dialektik është shprehje subjektive e lidhjeve apo e raporteve esenciale të domosdoshme të përgjithshme dhe relativisht konstante në natyrë në shoqëri dhe në mendimin njerëzor.

Kryesisht hasim në ligje të veçanta, ligje të përgjithshme dhe ligje më të përgjithshme. Për dallim nga ligji, ligjëshmëria edhe pse ka mjaft të ngjajshme me ligjin, ajo nuk është identike me të – ligjëshmëria paraqet një shumësi, tërësi të ligjeve të ndryshme.

Duke i njohur gjithnjë e më mirë, gjithnjë e më shumë ligjet e natyrës të shoqërisë dhe të mendimit njerëzor, njeriu e zgjeron mundësinë, lirinë e vetë, ai i rritë mundësitë e veta që forcat, fenomenet dhe proceset natyrore, shoqërore ti shfrytëzoj në të mirë të vetëvetes.

Pra, pa njohjen e ligjeve është e pa mundëshme – liria si vetveprimtari si krijimtari dhe aftësi që të planifikohet.

……………………….

KËRKIMI I LIRISË

https://pashtriku.org/kerkimi-i-lirise/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura