Pashtriku.org, 05. 03. 2016: Mbi librin “Nuk besoj në fantazma” të Moikom Zeqos, përkthyer në anglisht nga Waynne Miller Mbase liria për të luajtur në mënyrë ekstravagante me konceptet e vetvetes dhe eksperiencës është një privilegj dhe mallkimi i të qenit një poet i ri amerikan.
Shqiptari Moikom Zeqo në këtë rrafsh krahasimi, në përkthimin e tij të parë në anglisht vjen tek ne i rrethuar nga situatat e tij në mënyrë të plotë dhe të pashmangshme.
“Nuk besoj në fantazmat” është përbërë nga ajo që Waynne Miller e quan më të përthyeshmen e poezive të librit të Zeqos “Meduza”, shkruar në vitet 70 të shekullit të kaluar, libër që autori e quan fillimin e periudhës së maturimit të tij, në kohën kur ai qe përzënë, dëbuar në një skaj të vendit të tij dhe poezia e tij qe censuruar.
Sa shumë duhet të dijë dikush në lidhje me historinë e Moikom Zeqos në mënyrë që të vlerësojë krijimtarinë dhe punën e tij.
Prezantimi, Hyrja, Parathënia koherente, unike e Millerit na ofron faktet e regjimit kapricoz dhe represiv të liderit komunist Hoxha dhe ndërkohë dhe vetë biografinë e Moikom Zeqos, por gjithashtu fatmirësisht nuk na jep rekomandime se si duhen lexuar poezitë e autorit.
Në këtë moment, ne jemi lënë të lirë për të parë vetë poezitë si krijesa të një personi të vetëm dhe jo si krijesa të një trajektoreje të caktuar të një shteti.
Poezitë në vetvete ndihen personale, në një mënyrë konfidenciale, ato janë universale, ato kanë një vështirësi, një arsye të gjallë edhe në pikën e tyre më melankolike.
– Dr.Moikom Zeqo –
Poezitë janë të qarta dhe të drejtpërdrejta në gjuhën e tyre, rigoroze, të shkurtra, të mençura dhe jo sentimentale, siç edhe vetë titulli “Nuk besoj në fantazma” e sugjeron haptazi.
Siç e përmendëm, Moikim Zeqo e quajti koleksionin e tij origjinal. “Meduza” – më shumë në lidhje me të pak më vonë – por dëshira e re e Millerit për një tjetër titull ndihet plotësisht me shumë vend.
Siç Zeqo shkruan në poemën e tij titullare të librit “Legjendat”, siç i quan edhe mite klasike ndryshe, ai i përdor në mënyrë të mençur, shpesh e më shpesh në vijim të përmbledhjes – nuk kanë vdekur, ai argumenton se nuk ka asgjë romantike, ose momentale në lidhje me këtë material kulturor.
Kjo e kaluar antike është e gjallë, e dobishme, e rrezikshme alegorike dhe e nevojshme dhe aq e pashmangshme (e pamohueshme) sa vetë zjarri:
“Unë që i njoh tërë legjendat e moçme
I fokusoj në mënyrë të çuditshme
si në një lente zmadhuese
të ndez cigaret pa filtër të poezive”.
Këtu Zeqo argumenton idenë e tij në mënyrë të qartë dhe me vetëbesim.
Nuk ka magji, as ëndrra, as rreshta fantazmash për këto legjenda, poeti është i gatshëm të kritikojë mënyrën, për shumë e shumë legjenda që u ngurtësuan, edhe ato nëpër ëndrra “fantazmat e çuditshme” të krijuara nga mërzia (monotonia) dhe “fantazmat/njerëzit mendjelehtë që shkrihen në aparencat e tyre”.
Kjo është sigurisht politike në një nivel të caktuar – që kultura, jeta shpirtërore dhe liria kulturore janë aq të nevojshme për shpirtin e njeriut aq sa zjarri është i nevojshëm për ekzistencën fizike të jetës.
Kjo është gjithashtu një lloj poetike që në pozicionet në të të mund të shohësh të shkuarën edhe si diçka të vdekur, të mbaruar në një lloj degradimi.
Zeqo është arkeolog dhe gjithashtu poet, puna e tij është klasike në shumë mënyra – ajo të shpie drejt universales dhe jo biografikes – po nuk është arkaike, ose nostalgjike.
Këto poezi kanë një mbyllje të qartë, të shprehur në mënyrë të bukur nga përkthimi shumë i goditur dhe i shkëlqyer i Waynne Millerit.
Poezitë e para lakonike dhe rigoroze të Zeqos zhvillohen më shumë në vetmi dhe kuptim gjatë kalimit të kohës, por përsëri dhe gjithmonë puna e tij mbetet dhe është idekërkuese, imagjinative dhe energjike, edhe pse konkluzionet finale janë më pak të qarta dhe më shumë të lidhura me izolimin, heshtjen, ankthin dhe anonimatin.
Një nga poezitë në koleksion është e sipërpërmendura “Meduza”:
Meduza i kthen njerëzit në gurë
A mund të quhet kjo skulpturë?
Leximi ynë i shpejtë i poezive mund të jetë një lexim politik – lexim në të cilin pyetja është ironike dhe “të kthyerit e njerëzve në gurë” nuk ka asnjë lidhje pozitive me artin.
Një mënyrë tjetër për ta lexuar këtë vepër është ajo estetike, më shumë vetëanalizuese dhe një zhvillim i ideve në “Nuk besoj në fantazma” është jeta e ngrirë – jeta e vdekur – e vetëmjaftueshme për artin.
Jeta e ngrirë gjithashtu mund të përfaqësojë arratinë dhe gjithashtu pyetjen e poezive, më pas është një sfidë, që i bëhet mendimeve që ne kemi në lidhje me vuajtjen, në mënyrë të veçantë vuajtjet e poetit, që është kuptimplote në vetvete.
Zeqo nuk duket se tenton të na japë një shpjegim të tillë në arrati.
Arti, për të cilin ai diku thotë, është kuptimplotë për shkak të lidhjes së tij me jetën, jo për shkak të magjisë së tij me jetën.
Në mënyrë të ngjashme një poezi tjetër e mëvonshme, e quajtur “Kaktuse dhe Orkide” shpreh sesi poeti në fakt punon kur përballet me rrethana të ndryshme – çfarë poeti ndërmerr, dhe efektet e tij.
Unë po e rishkruar të tërë këtë poezi.
Kaktuset – bimë groteske
Të frikshme me rrënjët e tyre
Ato janë mungesa jote
aty ku era është e plagosur!
Orkidetë – fragmente Dielli
zjarre të vegjël të nostalgjisë mbi det.
Ato janë e qara ime
E cila e bën vdekjen të hidhur!
Përsëri, imazhet – materiali i poetit – i bëjnë të vërteta dhe të gjalla dhe aktive këto abstraksione – madje dhe abstraktin e mungesës, ose siç është thënë “të nostalgjisë”, një tjetër lloj mungese.
Në duart e poetit mungesa mund “të plagosë”, nostalgjia “të qajë”.
Kopertina e librit “Nuk besoj në fantazma” të Moikom Zeqos (në anglisht).
Në të njëjtën mënyrë si tek poeti John Donne (1571-1623), të cilit rreshti i fundit i Zeqos do t’i dukej si një referencë indirekte, imagjinata në mënyrë metafizike mund t’i japë jetë vdekjes së abstraksionit – dhe vetë abstraksionit të vdekjes po ashtu. Prapëseprapë vargu poetik i fundit i Zeqos tingëllon krejt ndryshe nga John Donne, Zeqo beson në momentin e tanishëm më shumë sesa në premtimin për pasjetën.
Pas së gjithash, për ta bërë “vdekjen të shurdhër” nuk është ekzaktësisht e njëjta gjë si për ta bërë atë impotente.
Metafizika, në këtë moment nuk mund ta shpëtojë Zeqon nga realiteti, vetëm sa mund t’i japë një fuqi të caktuar së bashku me të, siç thuhet në “Botën e lirë”, në të cilën metafora në vetvete është përshkruar në mënyrë metaforike, si
“astronautët mposhtin gravitetin e tokës
për të arritur më në fund në Hënë”
Mua më pëlqen jashtë mase këtu theksimi, që ai i bën konceptit të Hënës më shumë sesa konceptit mistik.
Ka gjithashtu elementë surreal në punën e tij, por në fund Zeqo është më shumë i interesuar për të kuptuar virtytet e artit, rezultatet aktive të deklarimeve dhe krijimin e imazheve.
Për të gjithë fluturimet e tij metaforike, ai duket më shumë si një realist sesa një magjistar.
Dhe në të kundërt me, mua, Hutton-in, ëndrrat e të cilit janë tërësisht të vetpërmbajtura, Zeqo na mban në tension ndërmjet potencialit inspirues të poezisë dhe realiteteve të momenteve aktuale dhe të vetlimituara.
Autorja – Lizze Hutton është Poete dhe eseiste amerikane.