LORITA ISMAILI: KËSHILLI I MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI ZGJODHI KRYESINË E RE

Mynih, 25 prill 2017: Më 23.04.2017 në Mynih-Bavari të Gjermanisë në prani të mësueseve dhe mësuesve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësuesëve të bizneseve që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, u mbajt Kuvendi Themelues për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Në Kuvend të pranishëm ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami me stafin e tij, Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës Valon Murati, si dhe drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë, Avdyl Lipoveci.
I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Naser Idrizi, Këshilltari Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reqica.
Kuvendin e hapi prof. Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: “Pas një pune shumë sfiduese projekti për mësim plotësues në gjuhën shqipe gjeti një përkrahje të fuqishme tek Konsullata e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Konsulli i Përgjithshëm i Rep. së Kosovës Naser Idrizi, e cila vuri në veprim njërin ndër punëtorët e saj të devotshëm, Konsullin Hamdi Reqicën, njëkohësisht duke e falënderuar edhe Këshilltarin Faket Kajtazin.

Z. Reqica tashmë është bërë shtylla kryesore e këtij projekti, qoftë në veprime konkrete dhe ato këshilluese. Në këtë projekt ishte e angazhuar edhe Ministria e Diasporës, e cila angazhoi Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipovecin. Këtë nismë e përkrahu edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku”. Në përfundim të fjalës, Krasniqi ftoi panelin e zgjedhur nga kryesia e punës, për ta drejtuar Kuvendin deri në zgjedhjen e kryesisë së re.
Paneli drejtues përbëhej nga Fran Tanushi, Donika Zonja, Isuf Bytyçi dhe Konsulli Hamdi Reqica. Ndërkohë fjalën e morën Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Ministri i Diasporës Valon Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Naser Idrizi. Pas mbarimit të pjesës së parë, me një pushim të shkurtër filloi pjesa e dytë, e cila ishte më sfiduese, me debate të shumta, ku si pikë referimi ishte rregullorja e punës.
Pas këtyre debateve u zgjodh kryesia e gjerë e Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari prej 19 anëtarëve, të cilët zgjodhën Kryesinë e re.
Kryesia e re:
1. Mustafe Krasniqi – Kryetar
2. Donika Zonja – Nënkryetare
3. Tefik Jaha – Nënkryetar
4. Fran Tanushi – Nënkryetar
5. Isuf Bytyçi – Sekretar
6. Agron Ibrahimi – Arkatar
7. Lorita Ismaili – Zëdhënëse
8. Valbona Roqi
9. Nerxhivane Qorrolli
10. Edmond Skenderaj
11. Minire Gajtani
12. Nife Arifaj
13. Maxhun Smajli
14. Xhevahire Sylejmani
15. Fadil Lumi
16. Januz Veliqi
17. Lule Lokaj
18. Sahit Bekaj
19. Anila Xhani

– Lorita Ismaili, Zëdhënëse e Këshillit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura