LUFTULLA PEZA&LILJANA PEZA (1): NË KËRKIM TË RRËNJËVE TË GJUHËS SHQIPE (II)

(Pashtriku.org, 06. 07. 2012) – Gjuhëtarët shqiptarë duhet ti kushtojnë vëmendje më të madhe historisë së gjuhës shqipe dhe prej saj të pranohen si dokumentet më të vjetra të gjuhës shqipe fjala e parë e shkruar në Iliadën e Homerit “MENI”dhe shprehja ZIAZI, gjetur në mbishkrimet e linearit B. Në këtë mënyrë vjetërsia e të shkruarit të gjuhës sonë do të shkonte në kohën e bronzit dhe ajo do të renditej si gjuha më e vjetër e shkruar europiane. Këtë e pranojnë mjaft dijetarë vendi dhe të huaj dhe nuk mund të vazhdohet më tutje me “Formulën e Pagëzimit”.
III. ETRUSKËT
Etruskët përbëjnë një tjetër temë shumë të rëndësishme për ne, studiuesit e rrënjëve të gjuhës shqipe. Në Itali vitet e fundit në librin e gjeografisë së klasës së 7, flitet për lidhjen e ngushtë të gjuhës etruske me gjuhën shqipe. Në shkrimin tonë “Një histori e plotë e popullit shqiptar” (koment rreth librit të Edvin Zhakut “Shqiptarët”) në vitin 2010 shkruajmë (12):
“Zanafillë për shkrimin e sotëm është komenti i emigranti shqiptar Arben Dedja, që jeton në Itali. I biri i tij është në klasë të shtatë dhe në librin italisht të gjeografisë, është habitur kur ka lexuar në kapitullin mbi Shqipërinë:
“La lingua ufficiale e’ l’albanese, una lingua indoeuropea, ma con numerose analogie anche con l’etrusco”./ Gjuha zyrtare është shqipja, një gjuhë indoevropiane, por me shumë afërsi me gjuhën etruske/. Zoti Dedja vazhdon më tej në shkrimin e tij në internet: “Dalldia e lidhjeve shqiptaro-etruske ka hyrë pra deri në tekstet shkollore zyrtare të Italisë! Na mbytën gjysmashkollët. Ç’të bëj tani me tim bir, që si i mahnitur, që është nga qytetërimet e lashta ishte aq entuziast, që shqiptarët dhe etruskët kishin lidhje? Ti jap një dush të ftohtë e t’i them që janë pallavra? Ta le, që ai vetë ta zbulojë më vonë të vërtetën, duke lexuar libra serioz historie dhe jo fletushkat e Tiranës” (13)?

__________________________

Lingua etrusca = Lingua albanese

………………………………

Një shqiptar në botën e Etruskëve

___________________

Edhe në Itali para nja 20-30 vjetësh dominonte mendimi, se gjuha etruske është gjuhë e vdekur dhe nuk ka lidhje me ndonjë gjuhë tjetër europiane, ashtu siç mendonte studiuesi i njohur italian i etruskologjisë M. Pallottino (14). Por puna e madhe që bënë shqipfolësit e shquar prof. Spiro Konda, Zaharija Majani, Nermin Vlora Falaski mbi lidhjet e gjuhëve të lashta dhe zbërthimin e mbishkrimeve etruske me ndihmën e gjuhës shqipe, e thyen mendimin e tij dhe bënë, që sot në Itali të mbizotërojë mendimi i ri, që Qytetërimin Etrusk e lidh si degë të Qytetërimit Pellazg dhe gjuhën etruske e pranojnë shumë të afërt me gjuhën shqipe. Po gjuhëtarët tanë deri ku kanë arritur në këtë çështje?
Nuk mund të përputhemi me mendimin e profesor Shaban Demiraj, i cili në librin e tij “Epiri…2008“ riprodhon dy shprehje etruske të barabarta me gjuhën shqipe, të marra nga libri i N. Vlorës dhe bën komente pa baza shkencore:
Etruskishte: LA FISI FARI LA = shqip: LA FISIN FARËN LA (la fisin la farën)”: LAN VETIN LANE URIA = shqip: LAN VETIN LANE URIA (lanë veten, lanë urinë).
Megjithëse të dyja këto shprehje janë të njëjta si me shkrim ashtu dhe në kuptim në të dyja gjuhët, Demiraj shkruan:
“Përpjekja e disa studiuesve të huaj dhe shqiptarë për ti lidhur etnikisht dhe gjuhësisht etruskët me pellazgët, nuk kanë arritur ta argumentojnë një hipotezë të tillë, aq më shumë kur një pjesë e mirë etruskologësh kanë arritur në përfundimin që etruskishtja nuk ishte një gjuhë indoeuropiane. Gjithsesi orvatja e disa studiuesve për ta shpjeguar gjuhën etruske me anë të shqipes, nuk e kapërcen pragun e fantazisë së thjeshtë, çka del jashtë hulumtimit shkencor të mirëfilltë” (15)
(Lexoni: http://www.thelosttruth.altervista.org/SitoItalian/CasoPelasgico.html- Sh.B)
Është për të ardhur keq, që prof. Demiraj nuk e sheh, që shprehjet janë identike dhe nuk kanë asnjë ndryshim ajo në gjuhën etruske me atë në gjuhën shqipe. Vetëm ky krahasim i këtyre dy shprehjeve është i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin se etruskishtja me shqipen janë gjuhë shumë të afërta njëra me tjetrën, ashtu siç shkruhet në tekstin italian dhe siç kanë dhënë përfundimet e tyre studiuesit e shquar, përmendur më sipër. Demiraj ka informacion të vjetërsuar, kur në Itali mendohej se gjuha etruske nuk është gjuhë indoeuropiane dhe nuk ka lidhje me asnjë gjuhë dhe nuk e pranon informacionin e ri.

_________________________

Pelasgic – Illyrian – Etrusco – and Albanian Language!

————————————————

Habitemi me kësisoj shprehjesh pa baza shkencore. Mos presin të ngrihet nga varri ndonjë perandor etrusk i Romës dhe të na përshëndesë në gjuhën shqipe?
Z. Demiraj nga kombi që flet gjuhën shqipe i janë dhënë të gjitha nderimet dhe titujt, edhe kryetar të institucionit më të lartë të dijes, Akademisë së Shkencave për disa vite e nderoi. Përse ai mundohet të fshijë nga kultura e këtij populli lashtësinë e gjuhës së tij? Ai si gjuhëtarë është marrë me historinë e gjuhës, por në vend ta paraqesë atë drejtë, mbi bazën e materialit faktik të bollshëm, e ka trajtuar duke lënë pas dore dokumenta të rëndësishme. Mungon përgatitja shkencore profesionale apo mungon vullneti?.
Profesori është marrë gjatë me Epirin dhe për këtë ka botuar edhe librin: “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët”, libër ku nuk mbështet kulturën dhe gjuhën e popullit që e nderon aq shumë, por provat për lashtësinë e saj mundohet ti fshij.
Vitet e fundit është botuar në Athinë libri “Epiri-4000 Years of the Greek History”, i mbushur plot me falsifikime për historinë e Epirit shqiptar, që disa shkencëtarë falsifikatorë, mundohen ta bëjnë me zor grek. Vetëm prof. Kristo Frashëri (16) shkroi një artikull të gjatë kundra falsifikimeve të shumta në këtë libër. Përse prof. Demirajt, si njohtës i historisë së Epirit dhe të gjuhës së tij, zgjodhi rrugën e heshtjes për falsifikimet e shumta në këtë libër. Mungon përgatitja, mungojnë njohuritë dhe nga kjo është frika e ballafaqimit. Akademia e Shkenca e Shqipërisë dhe e Kosovës, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe institutet tona të gjuhësisë, historisë etj., duhet pa tjetër të mbledhin dijetarët tanë përkatës dhe tu japin detyrën e recensimit të këtij libri dhe të librit tjetër i të njëjtit brumë të thartuar: “Macedonia-4000 Year of the Greek History” dhe më pas ti botojnë si libër.

______________________________

Pelasgians – Pelargians – Pellazget.

________________________

Personat drejtues të shkencës sonë të gjuhësisë dhe të historisë A. Buda, E. Çabej, Sh. Demiraj, ish drejtues të Akademisë sonë të Shkencave, A. Kostallari, ish drejtor i Instituti të historisë, K. Topalli (17), R. Memushaj etj. nuk e kanë kryer mirë detyrën ndaj kombit të tyre, që ju dha të gjitha gradat dhe titujt shkencor dhe nderimet përkatëse të mëdha. Këta vjetërsinë e gjuhës shqipe e çuan deri tek “Formula” e Pagëzimit e mesjetës dhe historinë tonë e çuan deri tek ilirët. Edhe pse mjaft dijetarë arbëresh dhe të huaj, që në vitet 1800 si N. Keta, E. Mashi, K. Maltebrun, Z. Krispi,V. Dorsa, G. Han (18) etj., dhe shumë pasues të rinj me veprat e tyre, sjellin prova bindëse për lidhjet e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve me pellazgët, këta ju kundërvunë me mendimet e tyre bajate kundra provave të shumta me metoda jo shkencore.
Prof. R. Memushaj shkon edhe më tej dhe autorët e literaturës, që mbështesin realitetin pellazg i akuzon se “formojnë një kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i mëson gjeneralit strategjinë dhe profani i shpjegon profesorit teorinë..” (R.Memushaj, 2.7.2008) (19). Ndërsa Monika Stafa (“gaz. Shqip” 29.8.2007), gazetare e TV Top Channels, i quan me përbuzje “sharlatanë”, këta studiues fisnikë, mendjendritur dhe të përkushtuar, që duan ti rikthejnë popullit të vet historinë e mohuar dhe Europës djepin e qytetërimit të saj, që i dha edhe identitetin evropianit të parë (20).

_________________________

Gjuha shqipe deshifron shkrimet e lashta etruske – Studim nga Niko Stillo…

_________________________

Kulmi i përpjekjeve të tyre të gabuara arriti, kur prof. Spiro Konda, studiuesi ynë i nderuar, i cili doli me mendimet e tij mjaft të drejta për lidhjen midis shqiptarëve, pellazgëve dhe etruskëve. Kur nuk qenë në gjendje ti kundërvihen shkencërisht Kondës, ata zgjodhën rrugën e djallëzisë, duke e lënë pa rrogë dhe pa të ardhura për të jetuar, duke e përbuzur dhe luftuar pas shpine me metoda jo shkencore. Kur udhëheqësi i vendit E. Hoxha vizitoi Korçën në vitet 60’, drejtuesit e rrethit i folën edhe për profesor S. Kondën, i cili punonte intensivisht pa asnjë të ardhur. Sillmani këtu të bisedoj me te urdhëroj ai. Profesori i moshuar dhe i nderuar u takua me te dhe i foli gjatë e gjerë për arritjet e tij, lidhur me problemin pellazgjik. E. Hoxha u bind nga mendimet e tij dhe i kërkoi një ose dy kapituj nga libri i tij, që po përgatiste, që ti studionte në qetësi. Prof. Konda i dha disa kapituj dhe priti prej tij ta ndihmonte. U ndanë si miq të vjetër. Kur u kthye në Tiranë dhe pasi i lexoi vetë kapitujt e librit të ardhshëm, E. Hoxha thirri E. Çabej dhe i thotë ti lexojë dhe ti japë ndonjë mendim mbi te. Pas disa ditësh E. Çabej paraqitet në zyrën e E. Hoxhës dhe i thotë se neve e kemi thënë qysh më parë se këto janë mendime të vjetëruara dhe nuk kanë asnjë vlerë. Po udhëheqësi shqiptar ruajti mendimin e tij pozitiv për Kondën dhe veprën e tij dhe urdhërojë, që atij ti lidhej një rrogë e mirë, i dha një sekretare si dhe i siguroi kushte më të mira pune. Ai urdhërojë njëkohësisht edhe botimin e librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, ku profesori ynë i nderuar e përkufizon mjaft qartë lidhjen e shqiptarëve me pellazgët dhe etruskët:
”Për ne problemi etrusk nuk mund të zgjidhet jashtë problemit të përgjithshëm pellazgjik, si pjesë përbërëse e tij. Ne jemi thellësisht të bindur se “enigma etruske” mund të zgjidhet përfundimisht vetëm po të jetë se gjurmonjësi shkencor niset dhe mbështetet në “gjuhën shqipe”, në këtë bazë të sigurtë për zgjidhjen e tërë problemit pellazgjik” (21).
Qëndrime të tilla të papëlqyera dhe denigruese janë mbajtur edhe ndaj studiueses shqiptare Nermin Vlora, për idetë e saj përparimtare, e cila ka mbështetur qytetërimin pellazg dhe etrusk dhe lidhjet e tij të ngushta me shqiptarët. Gjatë leksionit të saj në Seminarin e Kulturës Shqiptare në Prishtinë në vitin 1987, akademiku Idriz Ajeti dhe asistenti i tij Rexhep Ismaili. Prof. dr. Skënder Rizaj në shkrimin e tij nënvizon se dëgjuesit e seminarit ndoqën me kureshtje zëmadhe fjalën e Nermin Vlorë, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellazgë-etruskë-ilirë. Ai më pas vazhdon: “Kur zonja Nermin Vlora i komentonte mbishkrimet të projektuara me diapozitiv, kohë pas kohe Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili, pa kurrfarë padroni, ndërhynin dhe ia prisnin fjalimin ligjërueses, duke thënë se kjo fjalë nuk është shqipe, se kjo fjalë është me prejardhje turke, latine e kështu me radhë” (22).
Qëndrim antishkencor dhe anti njerëzor u mbajtë në vitet 70-80 të shekullit të kaluar edhe ndaj studiuesit të pasionuar Dhimitër Pilika (1923 – 2003) për çeshtjen pellazgjike, i cili për këto ide u internuar për mjaft vite, vetëm nga shpifjet e kolegëve të tij.

DHIMITRI PILIKA: PELLAZGËT – ORIGJINA JONË E MOHUAR, FAQET 367-377.

_________________________________________

Skandali më i madh ka ndodhur kohët e fundit. Një vajzë nga Saranda përgatiste doktoranturën dhe në te kishte shkruar një pjesë edhe për pellazgët. Profesori që e drejtonte në punën e saj shkencore, kur e pa pjesën mbi pellazgët në doktoranturën e saj, gjithë vrerë i drejtohet: ”Kështu do ta mbrosh ti doktoranturën? Kurrë, i thotë ”dhe detyron ta heqë nga doktorantura pjesën mbi pellazgët. Ky “profesor” është armik i gjuhës shqipe dhe i historisë së shqiptarëve vazhdon të paguhet nga paratë e shqiptarëve. Ai duhet menjë herë të pushohet nga puna dhe ti ndalohet e drejta mësimdhënies, për të mos helmuar brezin e ri.

Pema e gjuhëve indo-europiane (skema në foto)

_________________________

Kjo është skema, që quhet pema e gjuhëve indo-europiane, e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 në librin: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. Në skemë ashtu si dhe në mjaft skema të tilla të tjera gjuha shqipe vendoset si gjuha më e vjetër e familjes indoeuropiane.
Po përse gjuhëtarët tanë nuk e pranojnë këtë, nuk e pranojnë lidhjen midis gjuhës etruske dhe gjuhës shqipe siç bëjnë studiuesit italianë edhe në nivelet e mesme? Ose dhe lidhjen midis gjuhës pellazge dhe gjuhës shqipe? A kanë ata të drejtë shkencore dhe ligjore ta anashkalojnë problemin, as duke e kundërshtuar me fakte dhe as duke e pranuar? Për mendimin tonë kjo rrjedh nga konservatorizmi (mos tu prishin qejfin mësuesve tanë të mëdhenj), informacioni i pakët dhe mos përgatitja e studiuesve tanë për vite me radhë në lëmin e historisë së gjuhës dhe të parahistorisë.
Në muzetë e Durrësit dhe të Apollonisë ndodhen me dhjetëra mbishkrime të lashta, që i përkasin gjuhës ilire dhe asnjë interes nuk ka për to nga studiuesit shqiptar. Nermin Vlora ka vërtetuar se ato janë lehtë të lexueshme me ndihmën e gjuhë shqipe (23). Mbishkrime të shumta në gjuhën pellazge ndodhen në muzetë e Athinës, Ankarasë, Kretës dhe të gjuhës etruske në muzetë italianë. Asnjë përpjekje nuk është bërë nga specialistët shqiptar ti lexojnë ato dhe të nxjerrin domethëniet e duhura shkencore. Akademisë sonë dhe të instituteve të gjuhësisë dhe historisë, duhet të kishin inkurajuar studiuesit e rinj ti futeshin punës për ti lexuar ato dhe më pas të jepnin mendimin se cilës gjuhë i përkasin dhe ç’lidhje kanë me gjuhën shqipe. Jemi të sigurtë se konkluzioni i tyre do të ishte, që të gjitha mbishkrimet i përkasin gjuhëve pellazge-etruske dhe lexohen lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, konkluzion, që më parë e kanë dhënë I. Thomopulo, S. Konda, N. Vlora, Z. Majani etj., si dhe studimet tona vitet e fundit. Akademikët tanë e dinë mirë këtë përfundim, prandaj i kanë mbajtur dhe i mbajnë larg mbishkrimeve të lashta studiuesit e rinj. Sepse e dinë se pas studimeve të tyre do të vërtetohej si i gabuar qëndrimi i tyre dhe kështu do të detyroheshin ta largonin gardhin e gjuhës shqipe përtej “Formulës së Pagëzimit” të mesjetës dhe gardhin e historisë së shqiptarëve përtej ilirëve.
Nga kjo del në pah përgatitja e pamjaftueshme profesionale dhe mbajtja larg e qëllimshme e brezit të ri të studiuesve, për të mos u zbuluar prapambetja e tyre.
Këtë e vumë re edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Studime Gjuhësore” që u mbajt më 31 maj 2012 në Institutin e Gjuhësisë, në seksionin e gramatikës dhe të historisë së gjuhës, ku morën pjesë. Në këtë seksion u mbajtën16 referate nga autorë të ndryshëm nga universitetet e vendit dhe Kosova, të cilët për mendimin tonë kishin nivel të mirë shkencor dhe autorët e tyre premtojnë në të ardhmen për tu bërë gjuhtarë të kalibrit të lartë. Edhe drejtimi i seancës ishte me shumë kompetencë nga prof. L. Buxheli dhe dy koleget e saj më të reja, prof. E. Kapia dhe prof. A. Kanani.
E vetmja mangësi që vumë re ishte se nga 16 referate vetëm njëri prekte lehtë historinë e gjuhës. Mendojmë se ky është problem i trashëguar, por që në të ardhmen duhet tu afrohen studentëve dhe doktorantëve më shumë tema nga historia e gjuhës shqipe dhe rrënjët e saj të lashta.
Mos presim problemet e historisë së gjuhës sonë të na i zgjidhin të huajt, të cilët shumë prej tyre janë për tu lavdëruar, por kanë mangësi se nuk e njohin në themel gjuhën shqipe.
Kjo ka bërë atë që një pjesë e të huajve të shprehen jo bukur për ne, si p.sh. dr. R. Elsie, kur shkruan…. ”se shqiptarët dolën në dritën në shekullin e 15”.
Sot është kërkesë e rëndësishme e kohës, që studiues të rinj nga universitetet dhe Qendra Albanologjike tu jepen tema historike për mbishkrimet e ndryshme të lashta mesdhetare. Jemi të sigurtë se nga puna e tyre e suksesshme do të dalë në pah se të gjitha mbishkrimet e lashta para shekullit të 5 p.e.s. do të dalin në gjuhën pellazge/ shqipe dhe do të ketë përfitim të madh shkenca dhe kultura jonë.
Gjuha shqipe është Gjuhë Hyjnore, sepse atë e kanë krijuar, folur dhe përsosur gjatë mijëvjeçarëve të shkuar Pellazgët Hyjnorë dhe Zeusi Pellazg. Ajo më pas u trashëgua nga akejt, trojanët, dorët, jonët, aeolët, ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, dakët, thrakët, frigët, hititët, shumerët etj. Nga do që të hedhësh vështrimin do të ndeshesh me përmendoret e saj, të shpërndara në qiell, dete e oqeane, male, lumenj, shtete etj. Prej saj janë emërtuar të gjitha kontinentet e botës, oqeanët e mëdhenj, malet e lartë. Rrënjët e saj janë në lashtësi (24) rreth dhjetë mijë vjet p.e.s. dhe e vetme nga gjuhët e lashta mbijeton edhe sot. Të punosh për këtë gjuhë hyjnore është nder dhe bekim, që ta trashëgojnë me të gjitha vlerat e saj brezat e ardhshëm. Asnjë nuk ka të drejtë të sillet me te si me pronën e vet, sepse ajo nuk është pronë e askujt, por e të gjithë shqiptarëve.
PËRFUNDIME
1. Gjuhëtarët shqiptarë duhet ti kushtojnë vëmendje më të madhe historisë së gjuhës shqipe dhe prej saj të pranohen si dokumentet më të vjetra të gjuhës shqipe fjala e parë e shkruar në Iliadën e Homerit “MENI”dhe shprehja ZIAZI, gjetur në mbishkrimet e linearit B. Në këtë mënyrë vjetërsia e të shkruarit të gjuhës sonë do të shkonte në kohën e bronzit dhe ajo do të renditej si gjuha më e vjetër e shkruar europiane. Këtë e pranojnë mjaft dijetarë vendi dhe të huaj dhe nuk mund të vazhdohet më tutje me “Formulën e Pagëzimit”.
2. Mbishkrimet ilire në muzetë e Durrësit dhe të Apollonisë të mos neglizhohen si deri tani, por ti nënshtrohen studimit të imët shkencor, sidomos nga specialistët e rinj.
3. Gjuha etruske ashtu si në Itali, të pranohet gjuhë shumë e afërt me gjuhën e sotëm shqipe, sepse për këtë ka prova të shumta shkencore botuar brenda dhe jashtë vendit.
4. Në tekstet e gjuhës dhe të historisë për shkollat e mesme të bëhen korrigjimet përkatëse, në përputhje me zbulimet e reja si për vjetërsinë e gjuhës shqipe, që është vërtetuar si gjuha më e vjetër e planetit ashtu edhe për Homerin dhe heronjtë e tij, që janë të gjithë të trungut pellazg.
5. Shkenca jonë dy dekadat e fundit ka shënuar hapa të dukshme prapa, veprimtaritë shkencore kanë rënë në nivelet më të ulta, në vend që të ecë paralel me vendet europiane. Për rigjallërimin e saj mendojmë të ringrihet Komiteti i Shkencës pranë Këshillit të Ministrave dhe të shtohen fondet për punën shkencore.

FALENDERIM
Falenderojmë Universitetit Vitrina për mbështetjen financiare të projektit të studimeve pellazgjike dhe drejtorin e Institutit të Gjuhësisë prof. Dr. Valter Memisha, që na mundësoi pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare Gjuhësore “Kërkime Gjuhësore”.

………………………….

FUSNOTAT:
1.Fjala e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Kërkime Gjuhësore”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 31 maj 2012
2. Luftulla Peza & Liljana Peza 2009. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, GEER, Tiranë.
3. I. Kadare, Menin, fjala e parë e literaturës botërore, december 10, 2011
4. Shih shkrimin: Peza L. “Mos kopjoni” në fb, L.P., dt. 22 dhjetor 2011
5. I. Kadare. Letërsi e gjuhës sëndaluar. Hylli i Dritës, gusht 2009
6. Krispi J. 1831. Memoria sulla Lingua Albanese, Palermo /Shqipja nëna e gjuhëve/. Tiranë 2009
7. Kola A. 2002. Arvanitët dhe origjina e grekve, Tiranë
8. A. Boçi. Homeri ka folur dhe shkruar në gjuhën pellazge/shqipe. Konferenca e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, f.22-24, Tiranë, 21-22 tetor 2011
9. Peza L. & Peza L., lit. e cituar f. 33.
10. Peza L & Peza L 2009. Dritë e re…
11. 2 dhjetor 2007
12. Peza L. 2010. Një histori e plotë e popullit shqiptar (Në lidhje me librin e E. Zhakut “Shqiptarët”. Gazeta Republika,….2010
13. A. Dedja: Kërthiza e Botës, pejsazhe të fjalës, 5 tetor 2011
14. M. Pallotino, The Etruscans, 1955.
15. Sh. Demiraj 2008. Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, Infbotues, Tiranë, f. 51
16. K. Frashëri, gaz. Shqiptare 19.8.2011, Çameria News 15.8 .2011
17. Topalli K. A brief history…. 16 prill 2011
18. Peza Liljana & Peza Luftulla 2011. Conections of the Pelasgians with Albanians, Konferenca e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, pp. 28-31
19. F. Demi, Galileu…, f. 1
20. L. Peza 2011. Shpifësi….
21. S. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, f. 237
22. Prof. dr. Skënder Rizaj, Pellazgët Hyjnorë
23. Vlora – Falaski N. 2004. Pellazgët, ilirët, etruskët shqiptarët.
24. Peza L. & L. 2011. Alfabeti pellazg

BIBLIOGRAFIA
A. Boçi. Homeri ka folur dhe shkruar në gjuhën pellazge/shqipe. Konferenca e I-rë mbi
Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, f.22-24, Tiranë, 21-22 tetor 2011
– Demi F. 2011. Galileu, Koperniku dhe gjuha shqipe, 4 janar 2011
– Demiraj Sh. 2008. Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, Infbotues, Tiranë, f. 51
– Frashëri K. 2011. Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës.Çamëria
News, 15 gusht 2011
– Frashëri K. 2011. Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës. Gazeta
Shqiptare 19 gusht 2011
– Kadare I. 2009. Letërsi e gjuhës së ndaluar. Hylli i dritës, gusht 2009
– Kadare I. 2011. Menin, fjala e parë literaturës botërore, fjala e parë e Iliadës së Homerit, është në gjuhën shqipe. by Thënie për shqiptarët on Saturdy, December 10, 2011
– Konda S. 1965. Shqiptarët dhe problemi pellazgjik
– Krispi J. 1831. Memoria sulla Lingua Albanese, Palermo / Shqipja nëna e gjuhëve/.
Tiranë 2009
– Majani Z. 1973. Fundi imisterit etrusk, Tiranë
– Pallotino M. 1955. The Etruscans, Penguin book
– Peza L. 2007. Shpifësi, që kafshon historinë tonë. Gaz. Republika, 8 shtator 2007
– Peza L. H. & Peza L. 2007. Shkrimi i “Linearit B të Mikenës” është në gjuhën
pellazgo/shqipe. Gaz. Republika, 2 dhjetor 2007.
– Peza Luftulla & Liljana Peza 2009. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre/Ne ligat
abort the Pelasgians and thear language”, GEER, Tiranë
– Peza L. 2010. Një histori e plotë e popullit shqiptar (Në lidhje me librin e E. Zhakut
“Shqiptarët”. Gazeta Republika,….2010
– Peza Luftulla & Peza Liljana 2011. Alfabeti pellazg më i vjetri në botë. Konferenca e I
mbi Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, f.1-3,Tiranë
– Peza L. & Peza L. 2011. “Mos kopjoni” (drejtuar shkrimtarit I. Kadare), në fb, L.P., dt.
22 dhjetor 2011
– Peza Liljana & Peza Luftulla 2011. Conections of the Pelasgians with Albanians,
– Konferenca e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg, libri i përmbledhjeve, pp. 28-31
– Rizaj S. 1987. Pellazgët hyjnorë, faqe në internet.
– Vlora-Falski N. 2004. Pellazgët, ilirët, etruskët shqiptarët. Faik Konica, Prishtinë
– Topalli K. 2011. A brief history in written Albanian language, NTVNews life 16 april
2011

FUND

__________________________________

SHKRIMET PELLAZGE-ETRUSKE-SHQIPE

………………………………………

…………………………………………….

…………………………………….

…………………………………..

………………………………………

……………………………………..

…………………………..

…………………………………….

——————————————–

(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura