MARGARITA SYZIU – MAKRI: DISA PËRSHTYPJE NGA LIBRI ‘HISTORI E NJË ORGANIZATE POLITIKE DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981’

Pashtriku, 14 tetor 2020: Kam lexuar diku që thjeshtësia me të cilën shkruante Dikensi i frikësoi kolegët e kohës së vet. Ai që shkruan e di mirë sa vështirë është të shkruash thjeshtë. E thjeshta është si puna e ajsbergut. Secili nga lexuesit sheh, kupton dhe merr sipas kapacitetit dhe interesave. Nuk e teproj po ta them këtë edhe për librin tënd. Është një thjeshtësi e thellë nga e cila përfiton më shumë se kushdo historia e Kosovës dhe e gjithë Shqipërisë.
Historia ka nevojë për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Aq më tepër historia jonë. Thënia e Ciceronit në krye të librit është një betim që ia ke bërë vetes, idealit për të cilin luftuat dhe gjakut të dëshmorëve. Dhe kjo e vërtetë ndihet në çdo fjalë që kë shkruar. Edhe me Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës, thënia e Ciceronit ka vlerë të padiskutueshme.

Është shumë e vështirë të jesh autori dhe aktori në këtë dramë të madhe, e megjithatë sensi i masës është mbajtur me mjeshtëri.
Një gjetje shumë e bukur që i kalon kufijtë e publicistikës është mënyra se si i tregon torturat e burgut. Me një modesti prekëse ti vë “Qëndresën” e Rexhep Malajt dhe e shndërron zërin e tij në zërin e të gjithë të burgosurve, në zërin tënd dhe të gjithë Kosovës që lëngonte në zgjedhën serbe.
Unë kam gjetur xhevahire në të dy librat e tu dhe kam bindje që ke shumë për të thënë, jo vetëm në publicistikë. Me qëllimin e lartë dhe dëshirën e pastër dhe mbi të gjitha me ndihmën dhe vullnetin e Zotit, unë besoj se do t’i nxjerrim këto xhevahire dhe t’i varim si gjerdan në ballin dhe në gjoksin e Kosovës martire.
Edhe diçka tjetër: Thënie të njerëzve të mëdhenj që kanë ngelur në histori, i përdor me shumë elegancë, duke i hapur lexuesit një dritë më shumë për të parë dhe për të gjykuar sa më mirë.

Të uroj me shpirt. Ia ke dalë me shumë sukses.
Margarita, më 25 tetor 2011, Toronto e Kanadasë

______
Margarita SYZIU-MAKRI është skenariste, regjisore dhe artiste

***

Mysafiri i Mëngjesit – Mehmet Hajrizi 10.01.2019
https://www.youtube.com/watch?v=e0pNYPmGKvo

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura