Ma.Sc.VIOLETA PIRRAKU – BAJRAKTARI: PËR TY, BABË

Pashtriku.org, 30. 01. 2017:

 

 

PËR TY, BABË
Mbi mallin, vetmia.
Mbi dhimbjen, krenaria.
Në natën me acar, kujtime fëmijërie.
Për shtytjen dhe vullnetin,
që nuk matej me kohë.
Për hapin e marrë, e vendimet e prera!
Nata e fundit e frymës …..
Mbi forcën për të triumfuar!
Atdheun muzë, në luftën për fitore!
Ecje me peshën e kohës së pathyeshme.
Me hapa të rëndë sa vet jeta.
Kurrë i përkulur, mbi stuhi e re të egra!
I tillë ishe!
I tillë mbete!
Para rrebesheve të kohës, fanar e frymëzim!
Si lis i papërkulur, që nuk e thyen asnjë shtrëngatë!
Malli që djeg e përvëlon për dritën që ndriçon.
Për yllin që të përcjellë, për dheun që të mbulon.
Flamur mbi flamurtarë!
Në këtë natë kur gjithçka të djeg e përvëlon.
Kur bora kristale mbi trupin tënd ndërton.
Asnjë fjalë!
Asnjë zë!
Se madhështia e kohës ecën mbi dy këmbë!
Bota sjell mesazh mbi fatin e gjakun tënd.
Mbi gurin e rëndë që mban te koka.
Rruga ka shtigje, jeta nuk është labirint!
Ajo ka kahe…
Zgjodhe më të mirën!
Mbi mallin, vetmia.
Mbi dhimbjen krenaria!
Ma.sc. Violeta Pirraku – Bajraktari, 30. 01. 2017


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura