Prizren, 18. 02. 2016: Jabllanovič: “Ato egërsirat…”
Thaçi: “ikën me bisht nën shalë si qyqarë…”
Ti kryeministër?! Ti president?!
Jo, jo. Jo, kurrë.
Hashim, një gjë nuk po mund ta fshehësh, emocionin e panikës dhe dhëmbjes për vete. Të ka kapur panika e humbjes së gjësë më të dëshiruar për egon tënde, pushtetit.
Ti, në çdo debat e diskutim, ju ke thënë të tjerëve me intonacionin tënd zakonisht ofendues që t’i marrin gjërat shtruar e me racionalitet e jo me emocione. Pra, sipas teje, ka qene gjë e ultë edhe jo shumë e duhur në politikë. Diçka duhet të them se, nëse nuk ke inteligjencë emocionale nuk jeni njeri. Kështu që të kesh inteligjencë emocionale nuk është dobësi por është domosdoshmëri dhe vyrtyt njerëzor.
Pra, në të gjitha rastet deri më tani je munduar të tregohesh i ftohtë duke thënë se në politikë nuk ka emocion (edhepse e ke gënjyer vetëveten dhe të tjerët-ata qe t’i besojnë edhe rrenat e tua). Thënë ndryshe, është e pamundur të jesh njeri e të mos kesh inteligjencë emocionale.
Të kesh inteligjencë emocionale dmth të kesh aftësinë t’i ndjesh gjërat, këtu hyn edhe ndjenja për të tjerët (kupto këtu popullin). Por se nga krejt kjo që u tha, edhe nga krejt ajo çka ke bërë deri më tani, del se ti gamën e inteligjencës emocionale e ke pasur shumë të ngushtë, ama, bash të ngushtë, skajshmërisht të ngushtë-vetëm për vete, gjë të cilën e ke dëshmuar prej kohësh dhe e vulose edhe dje. Dmth, ti i ndjen gjërat vetëm kur të prekin ty personalisht.
Ti kryeministër?! Ti president?!
Jo, jo. Jo, kurrë.
“I nderuar”, na ke lodhur edhe me vlerat evropiane e demokratike, kështu duke e futur në një nga klishetë më të mërzitshme politike, jo sepse populli nuk i do vlerat evropiane, madje populli shqiptar është vetë vlera evropiane, por sepse ne e dimë nga kush po “promovohen” falso vlerat evropiane. Keshtu që, dje ti e dëshmove këtë, ose thënë më saktë, ti e dëshmove të kundërtën e vlerave evropiane:
Vlerë dhe sjellje evropiane është të flasësh me një gjuhë të ëmbël e të kulturuar. Ti gjithmonë e ke dëshmuar të kundërtën, edhe dje dëshmove të kundërtën; e fyeve popullin tënd, për të cilin thirresh shumë.
Vlerë dhe sjellje politike evropiane është të japësh dorëheqje në rast të mosmbajtjes së premtimit, shkeljes ligjore e kushtetuese, e të tradhëtisë. Ti gjithmonë ke dëshmuar të kunďërtën, edhe dje e dëshmove atë. Dhe jo që nuk dhe dorëheqje si evropianët, por se edhe silleshe arrogant me intonacionin tënd prej kapadaiu (kupto këtu, kapo, mbreti, diktati et). Andaj, ne nuk pamë vlera evropiane prej lideri të edukuar, por se pamë shenja paniku të diktatorit.
Ti kryeministër?! Ti president?!
Jo, jo, Jo, kurrë.
“I nderuar”, mos harro se ti i ke quajtur edhe strukturat tua zagarë, por se popullin nuk guxon kurr ta fyesh në atë shkallë, jo ti, por askush asnjëherë. Edhe Jabllanoviči i quajti nënat shqiptare egërsira, dhe si pasojë ai iku me të njëjtin epitet të fjalës që pati përdorur.
Edhe ti, falë dështimit të fshehjes së emocionit-panikut, përdore fjalor tentativisht shumë përdhosës për protestuesit, edhepse ne aspak nuk jemi ndjerë dhe nuk do të ndjehemi të përdhosur nga liderë që do të ikin me epitetin e njëjtë që kanë përdorur për popullin.
Ti kryeministër?! Ti president?!
Jo, jo. Jo, kurrë!
Me respekt për popullin tim, pa kursim për politikanët super egoistë,