MË 7 MARS ORGANIZOHET PROTESTË KUNDËR DEGRADIMIT TË ARSIMIT NË PRIZREN

Pashtriku.org, 05. 03. 2015 – Grupi i qytetarëve aktiv “#Për prizrenin”, bashkë me “Shoqatën e Mësimdhënësve Udhëtarë”, “Shoqatën e Veteranëve të Arsimit” si dhe gazetarin Rami Berisha, sot përmes një komunikate u kanë bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve të komunës së Prizrenit, dhe të gjithë qytetarëve, që ditën e mësuesit, më 7 mars 2015 (ditë e shtunë), t’a shënojmë duke protestuar paqësisht në sheshin “Shatërvan”, nga ora 13:00, për të kundërshtuar degradimin që po i bëhet arsimit në komunën e Prizrenit.
Në komunikatë thuhet:

“Duke përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit në drejtorinë e Arsimit në Prizren, pas raportimeve të gazetarit Rami Berisha për shkelje të ndryshme ligjore dhe shpërfillje të procerdurave të rekrutimit të mësimdhenësve, si dhe duke pasur parasyshë hetimet dhe akuzat e shumta ndaj zyrtarëve publik në qeverisjen lokale, kemi ardhur në përfundim se qëndrimi i mëtutjeshëm i këtyre njerëzve në krye të institucioneve është fyerje ndaj mësimdhënësve dhe qytetarëve të Prizrenit.

Ne si qytetarë të këtij vendi, duke pasur parasysh vlerat dhe dinjitetin njerëzor dhe duke e konsideruar arsimin si shtyllë kryesore të zhvillimit shoqëror, kemi vendosur që t’a kundërshtojmë këtë gjendje të krijuar nga ky pushtet në Prizren, i cili ka degraduar të gjitha këto vlera, dhe e ka shkatërruar sistemin arsimorë.
Prizreni sot ndihet i ofenduar nga skandalet në drejtorinë e Arsimit, dhe dhjetëra akuzave ndaj zyrtarëve publik për shkelje të ligjit, dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Rrjedhimisht pushteti komunal, sot nuk ka më legjitimitet për të përfaqësuar interesat e qytetarëvë në përgjithësi, dhe mësimdhënësve prizrenas në veçanti.
Prandaj, ne si grup i “QYTETARËVE AKTIVË”, bashkë me “SHOQATËN E MËSIMDHËNËSVE UDHËTARË”, “SHOQATËN E VETERANËVE TË ARSIMIT”, si dhe gazetarin Rami Berisha
u bëjme thirrje të gjithë mësimdhënësve të komunës së Prizrenit, dhe të gjithë qytetarëve, që ditën e mësuesit, 7 marsin, t’a shënojmë duke protestuar paqësisht në sheshin “Shatërvan” nga ora 13:00, për të kundërshtuar degradimin që po i bëhet arsimit Pirzrenas.

“Për dinjitetin e mësimdhënësve prizrenas.”
“Për Arsimin”
“Kundër qeverisjes nga njerëz të akuzuar dhe të dënuar nga drejtësia.”
“Për Prizrenin!”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura