MEHMET BISLIMI: LINI TË VDEKURIT REHAT NDËR VARRE!

Wisendangen, 25 mars 2017: … Kryetari i Degës së Tretë të LDK-ës në Prishtinë, Hazir Borovci, me rastin e një date të caktuar të themelimit të LDK-ës, tha se ka folë me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova!…
Shumë nga mediat, po edhe nga anëtarët e LDK, z. Borovci e morën për të çmendur, këtë paraqitje të tij e morën si budallallëk, si lajthitje, tallje apo shkarje etj. Jo, unë e besoj këtë bisedë që ai ka bërë me të ndjerin!, kjo ide e shkëlqyer e z. Borovci, për të biseduar me elektoratin e vdekur, është një gjetje e shkëlqyer e tij në shërbim të këtij subjekti politik.
Elektorati i vdekur i këtij subjekti, është ndër më të mirët. Ata nuk kërkojnë as punë, nuk kërkojnë as kushte tjera, ky subjekt votën e tyre e ka të sigurt (si edhe në të kaluarën), ku në listat votuese, janë gjetur jo pak votues të vdekur me të drejt vote!… vota këto, nga të cilat kanë përfituar LDK, PDK e subjekte tjera! Kjo nuk është risi, kështu që z. Borovci me këtë rast, ka zbuluar më shumë se një strategji të politikës moderne që do të bënë një fushatë shumë të qetë, krejt transparente me elektorat të vdekur. Madje, nuk do të ketë as një ekses dhe do të jetë partia e parë në Kosovë, ku në saje të elektoratit të vdekur do të shënoj fitore bindëse dhe pa eksese!

Për këto zgjedhje të projektuara nga z. Borovci, propozoj që ky anëtare së bashku me Kryeministrin aktual dhe zotin Beqiri, të jenë kryetarë të Këshillit Zgjedhor të LDK-ës, që do kërkonin votën nga elektorati i vdekur!… Duke dëgjuar për këtë, ” u mblodhën të vdekurit”, dhe iu drejtuan Kryesisë së Këshillit zgjedhor të LDK-ës , me fjalët:
” A pak na e keni luajtur t’ëmë sa kemi qenë gjallë, prapë keni ardhë e nuk po na lini rehat ndër varre!”…
Këtë gjest e madhor të z. Borovci e përshëndeten të gjithë përfaqësuesit Diplomatik në Kosovë. z. Borovci i benë pritje dhe i thanë:
” Nëse mund të merremi vesh me të vdekurit disi, se me të gjallët në Kosovë kush nuk po mund të merret vesh!”…
Parti politike, lini të vdekurit rehat ndër varre, mos bëni më të tilla marre!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura