MEHMET BISLIMI: OOOJ KOSOVË TA DHJEFSHA LIGJIN!

Zürich, 08. 09. 2015: Mbrëmë, tek po shihja lajmet në RTK, ishte aq irritues inserti që po jepej; se si po e prisnin me këngë e valle “të madhën Tomohovkë”, Leme Xhemën qytetarët shqiptarë të mbetur nën pushtimin serb, sikur nuk ju besoja syve!…Leme Xhema, ish drejtoreshë e PTK-së, e cila i rroi postëtelekomit të Kosovës mbi 50 milion euro (të paktën kështu akuzohej atë botë), tani zonja Xhema, po kthehet në “gjirin e popullit”, më falni, në gjirin e hajnave të Kosovës dhe luginës së lotëve, kësaj radhe e lirë, triumfuese, kokëlartë, krenare dhe krejt me fodullëk, madje dhe po kërkonte votën e qytetarëve për t’i dhënë asaj një mandat të ri, pra për t’i dhënë asaj edhe një mundësi për të rruar edhe ndonjë milion euro andej pari, me gjasë i ka harxhuar ato që i përlau se bashku me shokë!
Aty, kishin ngarendur edhe avokatët tanë në zë si: “Tomka me shokët e tij”, për të dëshmuar me anë të “Ligjit”, se tani më zonjën Xhema, nuk e ndjek as ligji, as Maliqi i Kosovës!, në fakt, ajo mund të ndiqet me kë të do, por që ligji i kastruar i Kosovës nuk e ndjek më?!, për faktin e pa qenë, se kur ajo u akuzua për shpërdorimin e mjeteve të lartcekura, ia kishte shkelur për Serbi, pra kishte kërkuar strehim në “gjirin” e shteti pushtues!
Në këtë mënyrë, ajo ia kishte futur pordhë ligjit dhe drejtësisë së Kosovës, e sikur mos të ishte kështu, ajo nuk do të kishte nevojë të ikte për t’u strehuar tek pushtuesi ynë. Ajo, do të dilte para ligjit dhe drejtësisë së Kosovës, do të dëshmonte pafajësinë e saj, madje për ketë do të krekosej me naze edhe avokati Tomkë për mbrojtjen që i bëri drejtësisë, dhe kaq!

Jo, ajo zgjodhi ikje, duke e ndjerë fajësinë dhe u strehua tek pushtuesi ynë, këtë e di mbarë opinioni shqiptarë, ajo i iku drejtësisë me vetëdije, pra plotësisht e vetëdijshme për dëmin dhe hajnin që kishte bërë, iku se e vodhi Kosovën dhe ketë popull të mjerë që i pretë hajnat me këngë e valle! Ajo u rikthye, tani kur pordhët e drejtësisë së Kosovës u ftohen, ajo vjen sërish në Kosovë, dhe kërkon votën e popullit!…
Pra; vjen hajni në vendin ku kreu hajninë, dhe kërkon që prapë t’i jepet edhe një mundësi për të vjedhur, në fakt nuk më habit edhe aq shumë hajni, nuk po mund ta shpjegoj: si ka mundësi që hajni të pritet me këngë e valle, lus zotin të mos jam çmendur unë!!!
Pra, nëse kjo është e saktë se ligji na qenka vjetruar, atëherë vidhni kushdo që mund ta ketë atë mundësi, vidhni dhe ikni e strehohuni për dy tri vite në Serbi, dhe rikthehuni prapë se vepra u vjetrua dhe ligji nuk iu kap!
Interesant, a nuk është ky po i njëjti ligj, që nuk po vjetrohet asnjëherë për të ndjekur dhe kapur ushtarët e lirisë, për t’i dënuar e persekutuar ata, a ishte po ky ligji që burgosi Naser Shatrin për veprën që kishte bërë para 19 vitesh?!, apo mos jemi ne në jermi, në mos jam çmendur unë?! Po, ky ligj vlen e nuk vjetrohet kur janë në pyetje çlirimtarët, por nuk vlen kur janë në pyetje hajnat, kurvarët, servilët, zagarët dhe ndihmaqarët, madje kur aty nuk mungon muzika as valltaret!…
A nuk të vjen të ngjitësh në maje të shtyllës elektrike, e ta kapësh trefazorin me dorë deri sa të shkon ty nga prapanica, duke klithur me sa zë ke: Oooj Kosovë ta dhj… ligjin!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura