MEHMET BISLIMI: TAHIR MEHA DHA KUSHTRIMIN!

Zvicër, 13 maj 2019: 13 majin, ditën e milicisë së ish Jugosllavisë, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri, me trimërinë dhe heroizmin e liridashësit të pashoq. Pushka çlirimtare e Tahir Mehës, 13 majin e shndërrojë në ditë kushtrimi për liri. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkrep hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit.
Pushka e Tahir e Nebih Mehës (babë e bir), vrau 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizëm e kushtrim për luftë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kishin shkelur tokat ton. Kushtrimi i pushkës së Tahir e Nebih Mehës, më vonë lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë të rënë për liri e bashkim kombëtar…
Sa shpejt ikën vitet, por kujtimi për heronjtë mbetet i freskët, sikur të kishte ndodhur sot… Ne kujtojmë, dhe duhet të kujtojmë përgjithmonë heronjtë tanë kombëtar, ata dhanë gjithçka për atdheun, madje edhe jetën!, prandaj është detyrë jona që emrin e tyre ta mbajmë lartë e më lartë në zemër të atdheut. Ishte 13 maji i vitit 1981, atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me këmbë nga pushtuesi serb. Rënia e qindra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat tona të patjetërsueshme , ngriti në këmbë mijëra atdhedashës, bijë të kombit tonë si; djem e vajza, nxënës, studentë, intelektual, punëtorë, të rinj e të moshuar- ata së bashku me zërin e tyre të fuqishëm tundën përgjithmonë themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!

Tahir Meha (10 tetor 1943 – 13 maj 1981)
Edhe njëherë Drenica dhe e gjithë Kosova, po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka, dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë të zot e vet! Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, ditën e 13 majit i bëri të qartë pushtuesit serb se këtu është taka e bijve të shqipes!…
… Na ishte një herë një 13 maj (dita e themelimit të milicisë jugosllave). UDB-ja, dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare, duke e arrestuar dhe nënshtruar Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd, si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së- dhe KOS-it, që do të festohej më pastaj në qarqet e atjeshme serbe, se më në fund e zumë edhe Tahir Mehën të gjallë!…
Jo, kjo nuk kishte si të ndodhte, ngase Tahir Meha nuk po flinte, nuk kishte fjetur as gjyshi i tij Emin Lati, nuk kishin fjetur as mijëra atdhedashës si Gjergj Kastrioti, Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Azem e Shotë Galica, Rrapo Hekali, Zenel Gjleka, Shpend Dragobia, Qerqiz e Bajo Topulli, Ismail Qemali e shumë të tjerë. Të gjithë ne së bashku, mbështjellë fort rreth palcës e kombit, bëmë që zëri i shqiptarit të ndihet deri atje ku puthitet qielli se: ne duam lirinë dhe bashkimin e atdheut tonë!
Në këtë kontekst, Tahir Meha kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë për t’i matur me pushtuesin. Madhështia e asaj pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Pa dyshim se ishte dhe mbeti vepra heroike e Tahir dhe Nebih Mehës më familjen e tij.
Pushka liridashës e Tahir Mehës, pa dyshim se mori haraçin e vet, mirëpo nuk kishte si të bëhej ndryshe; nuk ka liri pa gjak!, kjo u vërtetua më vonë katërçipërisht. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë.
Tahir Meha me babën plak, e detyroi pushtuesin serbo-sllav, që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, ushtarë e milicë të tërë, gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, gjithë ai armatim, prapë nuk po mjaftonte për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj angazhuan edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast si helikopterë, tanke, topa me një fjalë ishte ngritur në këmbë një shtet i tërë në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij, absurditet i llojit të vet që ish pushtuesi serb ishte në gjendje ta bëj, në veçanti kur janë në pyetje shqiptarët, qoftë edhe kundër dy vetave, siç ishte rasti i rezistencës së pa pashoqe të Tahir e Nebih Mehës.
Tahir Meha, me heroizmin e tij ish pushtuesit serbo-sllav i dha një ndër goditjet më të rënda, ai e vuri në lëvizje një shtet të tërë, siç ishte Jugosllavia e asaj kohe. Tahiri e mposhti makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti, e mposhti atë politikisht, moralisht pa dyshim edhe në vijën e zjarrit për më së 20 orë rresht, a nuk është kjo madhështore!
Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha.
(tri gjenerata)

Qëndresa e Tahirit, bëri të ditur edhe njëherë se me pushtuesin nuk ka zgjidhje tjetër, dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta me pushkët e lirisë. Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, ngase emrin, namin, këngën dhe historinë e kishte në themelet e kullës së tij. Gjyshi i tij Emin Lati – Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, vëllai i Tahirit, Beqir Meha ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së. Beqiri, luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut edhe në emër të Gjyshit Eminit, ai ishte bashkëluftëtarë i denjë i Komandantit Legjendarë Adem Jasharit. Edhe Beqir Meha,si gjyshi, babai dhe vëllai i tij, luftoi dhe ra për liri me pushkën në dorë, dhe nuk kishte si të ndodhet ndryshe: tre breza heronjsh, a ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike ; në altarin e lirisë së atdheut u flijuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri, Lavdi e përjetshme!…
13 maj 2019 – Mehmet Bislimi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Pashtriku.org, 13. 05. 2013 – 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri. Po me trimërinë dhe heroizmin e Tahir Mehës lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit të pushkës së lirisë për Kosovën. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkreh hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit!… Pushka e Tahir Mehës la të vrarë 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona me çizme ushtarake…Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë…
Sa shpejt ikën vitet, por heroizmat mbesin të freskët në kujtesën tonë, sikur të kishin ndodhur sot… Një heroizëm të tillë na e la që ta kujtojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha.
Ishte 13 maji i vitit 1981. Atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me dekada e shekuj nga ata që ishin ulur në kolltukë prej pushtuesi. Rënia e dhjetëra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat që kërkoheshin, ngriti me mijëra të tjerë në këmbë. Studentë, punëtorë, të rritur e të moshuar, bujq e arsimtarë, nxënës e pensionistë, ishin ata që me zërin e tyre tundën themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!

Tahir Meha (10 tetor 1943 – 13 maj 1981)

Në Drenicën heroike, heroizmi përsëritej edhe njëherë. Edhe njëherë Drenica po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka në kullën e barotit dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë zot! Heroizmi i ditës së 13 majit do bëhej simbol i kushtrimit të lirisë dalë nga grykëholla e Tahir Mehës, kushtrim ky që pushtuesit serb i tha më se qartë se këtu është taka e bijve të shqipes!…
Dëshmori Tahir MEHA
Na ishte një herë edhe një 13 maj, dita e themelimit të milicisë jugosllave. UDB-ja dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare duke e zënë Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së, dhe që do të festohej shumë në qarqet e atjeshme të Beogradit, se më në fund e zumë Tahir Mehën të gjallë!…
Mirëpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë atë pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Atij i ishte shtuar edhe më shumë forca dhe vendosmëria për të luftuar për atdheun tonë të shumëvuajtur, për të përkrahur me sakrificën e tij më sublime ngjarjet e asaj pranvere, për t’u bashkërenditur në radhën e dëshmorëve të kombit tonë të pavdekshëm, duke kaluar kështu në përjetësi.
Kjo rrugë e qëndresës aktive pa dyshim se mori edhe haraçin e vet, mirëpo nuk kishte se si të bëhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë. 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri. Po me trimërinë dhe heroizmin e Tahir Mehës lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit të pushkës së lirisë për Kosovën. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkreh hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit!
Tahir Meha me babën plak, bacë Nebihun, i detyroi pushtuesin që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, që ta kishin në dispozicion ushtarët e milicët e saj, të cilët po përballeshin me dy burra trima të Drenicës. Edhe gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, prapë nuk mjaftuan për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast! Edhe helikopterët u desh të sillen në qiellin e Drenicës atë ditë. Një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij mu në zemër të Prekazit legjendar!…
– A nuk ishte kjo një ndër goditjet më të rënda që po merrte ish shteti i Jugosllavisë?
– A nuk e vuri në lojë Tahiri Meha me babën plak një shtet të tërë çfarë ishte Jugosllavia e atëhershme, makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti?
A nuk e hodhi për tokë moralin e maskuar të atij sistemi mbi gjoja barazinë e popujve që aq shumë e trumbetonin edhe ish lakenjtë e LKJ-së?!
Këtij arsenali të tërë armatimi, Tahir Meha me babën plak i rezistoi për më se 20 orë. Tahiri me bacë Nebihun qëndruan të palëkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe këndonte përnjëherësh:
– “O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janë të gjallë!”…

Tri gjenerata: Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha

Qëndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar në atë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë të mëtejme shumëdimensionale kundër pushtuesit serb. Ai bëri të ditur edhe njëherë se me serbin nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta. Pushka e Tahir Mehës la të vrarë 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona me çizme ushtarake. Ata dhanë shembullin personal se shqiptarët e duan lirinë më shumë se jetën, prandaj edhe flijohen për të!
Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, por emri, nami, kënga e historia lindën në themelet e kullës së tij?! Gjyshi i tij Emin Lati – Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, dhe më vonë i vëllai i Tahirit, Beqiri që ishte i përndjekur politik, u rreshtua në radhët e UÇK-së, ai luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut, dhe ra me pushkë në dorë për tokat shqiptare – dëshmor i kombit! A ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike e fascionuese; në altarin e lirisë së atdheut u fljiuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri?!…
Pra, Tahiri kishte brumin e një familje atdhetare të dëshmuar kombëtarisht, idealin dhe misionin e së cilës ishte i obliguar ta shpie përpara. Tahiri e deshi jetën si edhe të tjerët por mbi të gjitha ai e deshi lirinë e atdheut të vet për të cilin edhe u flijua me heroizëm të paparë!…
Sot edhe pas 26 (sot 32 – Sh.B) viteve të rënies së tij, shtrohet pyetja:
– a i kemi kryer obligimet ndaj Dëshmorëve të Kombit dhe familjeve të tyre, ne të gjallët?…
Mbi muret e rrënuara të kullës kala të Tahir Mehës, ende nuk u ngrit kulla legjendë e tij, edhe pas 26 (sot 32 – Sh.B) vitesh! Që nga Ternavci në veri të Prekazit, duke kaluar pranë kullës tjetër legjendë të Ahmet Delisë e deri te shkolla e fshatit, për të vazhduar më tej tek rrënojat e kullës së Tahir Mehës e më pas tek kulla e Shasivar Alisë! Pra edhe sot mungon një shirit asfalti, që për vizitorët dhe për vetë vendësit, rruga ekzistuese thuajse është e pakalueshme. Kjo rrugë rreth 5 kilometërshe do të thotë shumë për bashkëfshatarët e Tahirit, e padyshim se kjo do të thotë shumë edhe për historinë tonë kombëtare! Edhe sot, pas 26 (sot 32 – Sh.B) viteve, mungon një rrugë a një objekt tjetër shoqëror që do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon një shtatore a bust për Tahirin e Nebihun në oborrin e kullës së tyre legjendë!…
Tahir Meha, babai i tij e dhjetëra dëshmorë të tjerë, që janë mburrja jonë, kanë mbetur pa një status dhe kujdes institucional të institucioneve që u ngritën mbi gjakun e tyre. E si për ironi përfaqësuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nëntori… këta vihen në radhë, e vihen në garë se kush do të shkojë më parë tek varrezat e dëshmorëve tanë për bërë një përkulje krejt servile e indiferente! Përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndërgjegjja fare për obligimin e papërmbushur përballë Tahir Mehës dhe dhjetëra dëshmorëve tjerë. Mos të harrojmë se ata nuk ranë për dekorata, as për tituj, as për pozita politike. Ata ranë thjeshtë për lirinë e atdheut, duke vënë jetën e tyre në themelet e forta të Shqipërisë e cila pa dyshim se do të bëhet një ditë. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificën e tyre më sublime në shërbim të atdheut përveç lirisë dhe bashkimit kombëtar! (Botuar për herë të parë, më 12.05.2007)

========================
 RILINDJA, 14 MAJ 1981…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura