NJË IDE E QËLLUAR! 7 PRILLI DUHET TË JETË DITA E DËSHMORËVE, JO 5 MAJI! PSE? …

NJË IDE E QËLLUAR! 7 PRILLI DUHET TË JETË DITA E DËSHMORËVE, JO 5 MAJI! PSE? …

Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 Prill 2022

Në 80 vjetorin e agresionit italian në Durrës, më 7 prill 2019, Avokati Goxhaj (Avokati Altin Goxhaj) ka vizituar Memorialin e Mujo Ulqinakut në Durrës, dhe me këtë rast ai ka bërë një propozim të drejtë. Ka propozuar që Dita e Dëshmorëve në Shqipëri të jetë 7 prilli (1939), kur ranë dëshmorë shtatë luftëtarë në krye me Nënoficerin e Marinës Shqiptare në Durrës, Mujo Ulqinakun, e jo 5 maji (1942) ditën kur u vra njëri nga drejtuesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Stafa (1920 – 1942).

Dëgjoni këtu 👇👇👇

https://fb.watch/cf7Ebm5Ys1/

***

Në gusht të vitit 2014 e kam vizituar këtë qendër memoriale, dhe me këtë rast i kam bërë disa foto, me një shenim të shkurtër përkujtimor, ku gjithashtu kam shprehur mendimin tim, që Dita e Dëshmorëve në Shqipëri të jetë 7 prilli, e jo 5 maji!

Uroj që Av. Altin Goxhaj ta bëjë realitet këtë ide.

____________

Në vijim ju ftojë të lexoni shkrimin dhe t’I shikoni foptografitë:

NË DURRËS, TE MEMORIALI I HEROIT KOMBËTAR, MUJO ULQINAKU

Nga #SheradinBerisha

Memoriali i Mujo Ulqinakut (1896-1939), u realizua nga Skulptori Kristaq Rama dhe ndodhet pranë kullës (Torrës veneciane) dhe kalasë së Durrësit.

Mujo Ulqinaku (Mujo Cakuli) lindi më 1896 në qytetin e Ulqinit, në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të re hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e pastaj në Durrës. Kishte gradën nënoficer në repartin e marinës në Durrës.

Në mëngjesin e 7 prillit 1939, kur trupat detare italiane nisën zbarkimin në disa porte detare të Shqipërisë si në: Sarandë, Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë etj., në Durrës Mujo Ulqinaku si nënoficer në repartin e marinës shqiptare në Durrës (të cilin e kishin braktisur oficerët) u vu në krye të detarëve e vullnetarëve durrsakë për t’i rezistuar agresionit italianë pikërisht në portin e Durrësit, ku  është ngritur lapidari i tij.

Mujo Ulqinaku me bashkëluftëtarët e tij luftoi me trimëri e guxim të rrallë deri në rënien e tij dëshmor, duke u bë kështu shembull më i mirë patriotizmit.

Realisht në Shqipëri Dita e Dëshmorëve duhet të jetë 7 prilli (1939) e jo 5 maji (1942) dita kur u vra në Tiranë, njëri nga bashkëthemeluesit e Grupit Komunist të Shkodrës dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Stafa (1920 – 1942).

Më 7 prill 1939 bashkë me Mujo Ulqinakun ranë dëshmorë në fushëbetejë:

– Hamit Dollani,

– Haxhi Tabaku,

– Hysen Koçi,

– Ibrahim Osmani,

– Isak Metalia,

– Ismail Reçi dhe

– Ramazan Velia.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e 7 prillit 1939!

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura