TË SHPALLET LISTA SERBE E VUÇIQIT – ORGANIZATË TERRORISTE!

TË SHPALLET LISTA SERBE E VUÇIQIT – ORGANIZATË TERRORISTE!

Nga Sheradin Berisha, facebook 26 shtator 2023

Dje në një konferencë me gazetarë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se janë gjetur dokumente që dëshmojnë pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, në sulmet e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ministri Sveçla ka thënë para mediave se brenda objektit të Manastirit të Banjskës janë gjetur edhe harta e plane që shfaqin planin për sulm.

“Këto harta e dokumente janë dëshmi që s’kemi të bëjmë me grupe lokale, por me organizime terroriste…” ka thënë ai. “Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejt në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiqin. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, ka theksuar Xhelal Sveçla.

Video: Ministri Xhelal Sveçla: në Manastirin e Banjskës janë gjetur edhe harta e plane….

ARSENALI I ARMATIMIT DHE PAJISJET TJERA USHTARAKE QË JANË GJETUR NË MANASTIRIN E BANJSKËS DHE RRETHINË …

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223196668161443&id=1125324528

Ish-hetuesi i Policisë Kosovës, Murat Mehmeti, ka deklaruar se “Milan Radojqiq i ka prirë sulmit terrorist dje (të dielën) nga Manastiri i Banjskës”.

Gjithashtu dyshohet se Krimineli, Milan Radojiçiq, në sulmin e së dielës është plagosur rëndë. Siç qarkullojnë disa raportime serbe në platformën X, thuhet se ai po trajtohet në një spital në Serbi!

Policia e Kosovës ka sekuestruar një automjet të tipit xhip mercedes (shiko në foto), e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Ky xhip sipas gjetjeve të policisë, i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiq. Në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

***

Milan Radoiçiq, së bashku me vëllezërit Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq etj., janë vënë në listën e zezë të sanksioneve nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së, për korrupsion e krim të organizuar.

Këto janë prova të mjaftueshme, për ta shpallur Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të shtetit, Listën Serbe si organizatë terroriste!

__________

SHTOJCË

MILAN RADOJÇIQI NË MESIN E GRUPIT TË ARMATOSUR NË BANJSKË TË ZVEÇANIT!

Sot Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në rrjetin e tij facebook ka bërë publike një video ku në mesin e grupit të armatosur duket qartë edhe Milan Radojçiqi.

Ministri Sveçla me këtë rast shkruan:

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.

Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.

Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.”

***

Sveçla publikon pamjet: Radojiçiç udhëheq grupin terrorist në Banjskë

Sveçla publikon pamjet: Radojiçiç udhëheq grupin terrorist në Banjskë – YouTube

***

Shikoni në video pamjet e kriminelit Milan Radojçiq:

https://fb.watch/niycTScIl8/

_________

Dëshmi:

KISHAT DHE MANASTIRET SERBE ÇERDHE E BANDAVE KRIMINALE TË VUÇIQIT!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223190572169047&id=1125324528

***

MANASTIRI I DEҪANIT, GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1998 – 1999) ISHTE SHNDËRRUAR NË QENDËR TË POLICISË KRIMINELE SERBE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223192077446678&id=1125324528

________________

ARSENALI I ARMATIMIT DHE PAJISJET TJERA USHTARAKE QË JANË GJETUR NË MANASTIRIN E BANJSKËS DHE RRETHINË …

Nga Sheradin Berisha, facebook 24 shtator 2023

https://pashtriku.org/arsenali-i-armatimit-dhe-pajisjet-tjera-ushtarake-qe-jane-gjetur-ne-manastirin-e-banjskes-dhe-rrethine/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura