MIMOZA AGALLIU: DUKE JETUAR ҪASTIN (Esse)

Tiranë, 06. 09. 2015: Jetojmë në një zinxhir zakonesh të vendosura vetë. Ҫdo hallkë ka madhësi të ndryshme. Disa i hapim lehtë, të tjerat i lemë pas për t’u rikthyer. Mbi malin e dëshirave zgjedhim më të thjeshtat, të vështirat kapen nga fitimtarët besues në beteja të pista, a dyshuese. Të dy palët më pas takohen në arenën e fitores dhe dështimit, analizojnë prognozën-dështim a fitore?! Dikush rrëmben ëndrra të reja, dikush fillon me të vjetrat nga e para.
Ecin të gjithë qetësisht, distancave dhe udhëve të ndryshme e rikthehen përsëri.
Dikush ka veshur një buzëqeshje,dikush prek një lot, e kjo odise jete e veshur më shumë me iluzione, se me të vërteta, rrokulliset si një ‘circle’ (rrethore), në arenën e syve që përcjellin shpresë.
– A do ia dalim mbanë?… ulërasin turmat optimiste, ndërsa nën këmbët e tyre pesimistët tradicionalë të ulur heshtin.
– E kështu rrjedhin impulset e ndjenjave, që rinisin ditët nga e para me një klithmë vajtuese e herë ngazëllyese.
– Kape çastin… por cilin çast?
– Ai çast që shkon, apo që vjen?
-Të gjitha çastet janë njëlloj, kanë ngjyrën e kohës, ndërsa sytë kanë ngjyra të ndryshme.
– Dikush me ngjyrë zhgënjimi, tjetri me aromë puthje e një tjetër vetmie.
– Në udhët e çastit ecin fytyra të gjallësh dhe të ikurish.

– Të parët nderojnë të dytët me një buzëqeshje therrëse plot dhimbje, por krenarë për ekzistencën … ende të qënies së tyre. Me shpirtin mbushur plot shpresë vazhdojnë udhën drejt çastit tjetër.
-Fillojnë të imagjinojnë ëndrrat e reja, duke zbritur dëshirat prej ekzistencës që buron prej fatlumit çast.
– Dikush ëndërron të bëhet strateg dhe nën këmbët e tij të shtypë turma ëndërrrvrarësh të dështuar.
– Dikush dëshiron paqe, shpresë për një jetë “lluksoze” në botën e përtejme.
– Dikush planifikon orgjitë e pushtetit për të ngritur “grattaciela”. – Dikush me fëmijën në duar luan me një lodër duke i folur për iluzionet e humbura, dhe shpresat e gjetura, që trokasin pas çastit.
– Dikush prêt nje ‘fustanbardhë’ me valsin e Shtrausit të verë kurorë.
– Dikush këndon ‘wonderful life’ (jetë e mrekullueshme), me shishen e rakisë në buzë.
– Dikush pret një mall të kthehet.
– Dikush me pllakatë në dorë, dënon dhe mallkon projektorët e fatit të mjerë.
– Unë me një libër në dorë kthej faqen e re, ku shkruan; kape çastin si të vijë, por në fund të fundit, jeto pa ngjyrën e mërzisë së shkuar.
Jeto me ngjyrën e zemrës që dashuron dhe ritmon, për të thënë në fund të udhës; jetova çastet pa i fyer, por duke i dashuruar.

Mimoza Agalliu – Janar 2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura