BEHXHET SH.SHALA: NDALENI TURRIN O TRIMA TË JUGOSLLAVISË, SE KËSHTU NUK I BËNI NDER AS NËNË SERBISË!

Prishtinë, 14. 12. 2013 – E vërteta e Bacës Adem nuk u ka pëlqyer dhe nuk u pëlqen sajuesve të miteve të rreme nën strehën e të cilit duan të mbijetojnë politikisht dhe materialisht duke i mëshehur si gjarpri këmbët veprimet e tyre të dëmshme për kombin dhe luftën…E vërtetat e Bacës i godet edhe ata që morën vendime të dëmshme në Rambuje sikur që edhe ata që dikur ishin shokë të Bacës në llogore dhe në luftë e që tash i kanë rënë taxhisë! Ata që i kanë rënë taxhisë e tash po vjellin nga para e nga prapa! Edhe të paqes, edhe të luftës!… Ibrahim Rugova e sabotoi luftën me mjete që i pati duke bërë përpjekje që t’i gjej edhe ato mjete që nuk i kishte për ta penguar luftën. Kur në skenë doli UÇK-ë ai menjëherë e shpalli si dorë të zgjatur të Serbisë duke kërkuar hetime nga FBI. Gjithashtu e formoi një strukturë paralele ushtarake të quajtur FARK për ta rivalizuar UÇK-në dhe për ta sabotuar luftën… Mos u mundo o Mark Krasniqi ta mëshehësh nënshkrimin tënd në Prizren në vitin 1945 me të cilin u pajtove që Kosova e përgjakur dhe e mbuluar me shqiptarë të vrarë që nuk mendonin sikur ti, t’i bashkohet Serbisë dhe Narodna Republika Jugosllavisë. Ky ishte vullneti dhe përcaktimi yt moral, kombëtar, njerëzor dhe shtetëror! Bashkimi me Serbinë dhe Jugosllavinë. Ke qenë dhe ke mbetur vetëm një postier i një Poste të Porositur të dikujt tjetër! Ti e dëshiron vdekjen e Adem Demaçit sepse vet je shndërruar nga kufoma politike në fantazmë të Kuvendit të Prizrenit ku e vure firmën tënde në kundërshtim të së cilës u desh të arrestohen dhjetra mijra shqiptarë, të vriten po aq dhe të vuajnë edhe më shumë. Firma jote në Kuvendin e Prizrenit e ka mbajtur në burg Adem Demaçin më shumë se 28 vjet.


– Mark Krasniqi dhe Ibrahim Rugova –

 ===========================

– SKANDALOZE –
Mark Krasniqi: Adem Demaçi do të bënte mirë të vdiste atë ditë kur doli nga burgu!!!

———–

Trilogji për një anomali
Një popull që jeton sot nuk mund ta ndërtojë të ardhmën nëse nuk ballafaqohet me të kaluarën. Për këtë arsye të gjitha shtetet që dalin pas konflikteve apo lufës domosdoshmërisht ballafaqohen me të kaluarën përmes procesit të lustracionit i cili e ndanë shapin prej sheqeri duke i vendosur akterët, qoftë ata negativ apo pozitiv në vendet që u takojnë, në përputhje me angazhimet e tyre. Madje, ky është detyrim ndërkombëtar! Të cilin e kanë nisur ose përfunduar të gjitha vendet e rajonit. Me këtë janë përcaktuar viktimat ndërsa dhunuesit janë detyruar të largohen nga postet që u kanë mundësuar të bëjnë krime. Në Kosovë ka ndodhë ky proces në drejtim të kundërt. Viktimat kanë mbetur viktima ndërsa ata që kanë kryer krime vet apo baballarët e tyre, ose kanë ndihmuar në mënyrë shumë aktive ngelën të virgjër, të paprekur! Madje, vetëm sa u forcuan! Duke kontrolluar të gjitha lëmitë e jetës në Kosovë! Nisma për procesin e lustracionit në Kosovë shkaktojë rrëmujë dhe reagime të ndryshme. Reagimet ishin nga viktimat pse ky proces po vonohej ndërsa rrëmuja përcillte ata që e kishin, jo mizën por buallin pas veshi! Të cilëve ende duart u pikonin gjak! Ishte rrezik që të shkaktohej një përçarje e madhe dhe me pasoja të pa (pa) rashikueshme në të cilën humbës më i madh do të ishte populli shqiptar. Aq më parë që dosjet ishin në Serbi ose në ndonjë nga republikat (tash shtete) të ish Jugosllavisë. Apo në ndonjë shtet mik ose më pak mik! Duke u nisur nga fakti se Kosova është e vogël dhe të gjithë janë: ”nipa e daja“ atëherë dihet mirë se kush çka ka bërë në kohërat kur pasuli është ngrënë “kokërr – kokërr“. Dhe kush kujt i ka shërbyer. Pavarësisht kamuflimit të përkryer të kameleonëve politik dhe kombëtarë! Kjo ishte edhe arsyeja pse ai që në kohërat shumë të vështira shkroi “Gjarprinjt e Gjakut” duke e nisur me: ”nuk është trim ai që e ngrehë këmbzën e krimit por ai që e shtrinë dorën e pajtimit” ishte kundër hapjes së dosjeve! Për këtë roman u arrestua dhe dënua nga shokët e Markut (Krasniqit – SH.B) për të filluar një rrugëtim shumë të gjatë, të rëndë për të pavendosurit por të lehtë për ate që këtë e mori si detyrim ndaj kombit dhe Shqipërisë! Ishte pra Adem Demaçi, djali i vetëm i një Nëne të Madhe e cila, jo që nuk e pengoi në rrugën maratonike drejt çlirimit, lirisë dhe bashkimit me Shqipërinë por i tha se: ”nëna Nazife vdes ndërsa nëna Shqipëri nuk vdes kurrë”! Pikërisht ky Adem Demaçi doli kundër hapjes së dosjeve duke marrë parasysh faktet që i ceka më lart. E la që për drejtësinë të vendosë Zoti ndonëse në tri gjykimet pas së cilave kaloi në llogoret e ish Jugosllavisë më shumë se 28 vjet burg të rëndë kishte shumë dëshmitarë shqiptarë që sot shetisin lirisht nëpër Kosovë me aureolën e patriotëve të devotshëm. Këtë e bëjnë duke ditur se Adem Demaçi është njeri që falë dhe nuk kërkon llogari nga fëmijët e tyre për horllëqet e etërve. Atyre biologjik, ideologjik dhe politik! Edhe unë kam qenë kundër hapjes së dosjeve. Për të njëjtat arsye që ka pasur Baca Adem! Në të dy dënimet e mia me gjithsej 15 vite kanë kontribuar mbi 30 dëshmitarë shqiptarë dhe shqipfolës të cilët sot, disa janë (pa) fytyra publike ndërsa disa shiten si autoritete morale apo fetare! I kam falur të gjithë sepse është njerëzore të kesh frikë. Me përjashtim të dy individëve, me siguri pjesëtarë të KOS-it apo UDB-së të cilët mbase i kanë përlyer duart me gjak duke kryer krime për këto dy shërbime të dhunës edhe në Kosovë, edhe në diasporë! Madhështia e Adem Demaçit ishte se ai nuk kishte dhe nuk urrente dhe se falë me zemër dhe jo për ndonjë interes apo publicitet! Falë sinqerisht sikur që e thotë të vërtetën sinqerisht dhe pa i hyrë askujt në hak.
– E vërteta e Adem Demaçit nuk i ka pëlqyer Jugosllavisë dhe Serbisë andaj nuk kam nevojë të shkruaj për rezultate.
– E vërteta e Bacës Adem nuk u ka pëlqyer dhe nuk u pëlqen sajuesve të miteve të rreme nën strehën e të cilit duan të mbijetojnë politikisht dhe materialisht duke i mëshehur si gjarpri këmbët veprimet e tyre të dëmshme për kombin dhe luftën.
– E vërteta e Bacës i godet edhe alkimistët të cilët me gënjeshtra, falsifikime, trillime, shpërdorime bëjnë përpjekje që antivlerat t’i shndërrojnë në vlera, frikacakët dhe dezertorët t’i shndërrojnë në hero dhe antikombëtarët në kombëtarë!
– E vërtetat e Bacës i godet edhe ata që morën vendime të dëmshme në Rambuje sikur që edhe ata që dikur ishin shokë të Bacës në llogore dhe në luftë e që tash i kanë rënë taxhisë! Ata që i kanë rënë taxhisë e tash po vjellin nga para e nga prapa! Edhe të paqes, edhe të luftës!

Po sa trim dhe hero ishte në të vërtetë ”presidenti historik“:
1. Alija Izetbegoviq ishte presidenti i fundit i B dhe H para se të fillonte agresioni kriminal i serbëve të Bosnjës, ushtrisë së Serbisë dhe forcave paramilitare dhe policore të këtij shteti. Në përpjekje për t’i shmangur luftës ishte te Milloshqviqi në Beograd duke bërë sakrificë që edhe në kushte nënshtrimi të merrej vesh me Milloshin. Mirëpo Millosheviqi përveç se nuk e përfilli kërkesën e tij vetëm sa nuk e përzuri nga zyra. Me t’u kthyer në Sarajevë dhe pas provokimeve të serbëve në Pale, Izetbegoviqi doli para medieve të B dhe H duke thënë se u përula para Millosheviqit për të shmangur luftën dhe ruajtur paqen mirëpo tash jemi në situatë që të gjithë ata që e duan Bdhe H duhet të luftojnë me të gjitha mjetet që i kanë dhe t’i sigurojnë ato që nuk i kanë.
2. Ibrahim Rugova e sabotoi luftën me mjete që i pati duke bërë përpjekje që t’i gjej edhe ato mjete që nuk i kishte për ta penguar luftën. Kur në skenë doli UÇK-ë ai menjëherë e shpalli si dorë të zgjatur të Serbisë duke kërkuar hetime nga FBI. Gjithashtu e formoi një strukturë paralele ushtarake të quajtur FARK për ta rivalizuar UÇK-në dhe për ta sabotuar luftën. Asnjëherë nuk iu drejtua popullit kur nisi lufta por me deklaratat e tij se nëse çohemi kundër Serbisë na shfarosin për 24 orë mbillte frikë dhe defetizëm. Si udhëheqës nuk mori asnjë përgjegjësi për dallim nga Alia Izetbegoviq. Për këtë arsye Alia ishte trim ndërsa Rugova frikacak. Alia ishte në burg disa vite ndërsa Rugova as disa sekonda. Aq rrezik ishte ky për Serbinë!
3. Kur forcat serbe e arrestuan kryetarin e B dhe H në aeroportin e Sarajevës ata kërkuan nga ai që t’i drejtohej popullit që të dorëzohej dhe të mos vazhdojë luftën. Në bisedë me vajzën, Alia Izetbegoviq tha asaj se lufta duhej të vazhdohej edhe nëse ai vritej. Kurse Rugova në Beograd, së bashku me Millosheviqin, para gazetarëve me një buzëqeshje jonormale në kohën kur Kosova digjej në flakë dhe vërshohej nga gjaku i shqiptarëve kërkonte që NATO t’i ndërprejë bombardimet. Alia ishte i gatshëm të sakrifikohej si lider prandaj ishte trim ndërsa Rugova kërkonte të shpëtonte lëkurën e tij, familjarëve dhe rrethit të ngushtë. Populli nuk i interesonte fare. Prandaj ishte frikacak. Ai veproi si Zogu i cili pasi plaçkiti arin dhe pasurinë e Shqipërisë së varfër, me familjarë dhe oborrtarë iku në Itali duke e lënë popullin në mëshirë të Musolinit. Ashtu veproi edhe Rugova i cili iku në Itali për të shkuar në Gjermani nga e kthyen në Itali ku pamëshirshëm shpenzonte mjetet e 3%. Në Itali shkoi me lejen e Millosheviqit pas kërkesave të përditshme t’i lejohej largimi nga Kosova. Këtë ia tha Millosheviqi gjatë gjykimit në Hagë dhe Rugova nuk e hapi gojën fare. Mund ta kenë dërguar Rugovën në Beograd kundër vullnetit të tij mirëpo pse të kërkonte ndërprerjen e bombardimeve?! Nga frika e madhe. Adem Demaçi kurrë nuk do ta bënte këtë edhe nëse Milloshi do t’ia ripte lëkurën në qendër të Beogradit! Po nuk ishte hera e parë që Rugova u takua me Millosheviqin në Beograd. Ishte edhe më pare në krye të një delegacioni i përbërë nga ish politikaj të ish Jugosllavisë, avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të afërt me Beogradin. Aty Millosheviqi luante tope me ta. Ashtu siç e kanë merituar! Kur studentën organizuan demonstrata me 1 tetor për lirimin e objekteve Rugova bëri përpjekje t’i përçajë duke formuar FARK-un studentorë dhe duke deklaruar se studentët nuk janë për protesta! Nga frika e madhe e tij dhe bashkëpunëtorëve. Rugova bënte presion që Agani të nënshkruante Marrëveshjen për Arsim (të ndërmjetësuar nga Shën Exhidio) që siguronte autonomi kulturore për Kosovën duke i thënë: ”nënshkruaje Fehmi se kjo nuk është asgjë. Një nënshkrim më! Të gjithë po e presin nënshkrimin tonë!” në ndërkohë që Agani e dinte se ky nënshkrim ishte i dëmshëm shumë për Kosovën! Pastaj, gjatë luftës i ndiqte bashkëpunëtorët duke i detyruar të bëhen pjesë e qeverisë së Krahinës Autonome të Kosovë dhe Metohisë. Disa lakej dhe qakej që sot po e mbrojnë me aq “vendosmëri“ liderin historik të tyre, pas takimit me Millosheviqin në Beograd, para restorantit Arbi në Tetovë kërkonin që ai të shpallej i papërgjegjshëm dhe të çmendur sepse ishte frikacak! Tash po heshtin. Kam dëgjuar mirë këtë sepse aty kam pasur një takim me znj. Meri Robinson , Komisionare e Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara. Rugova u kualifikua për Rambuje pas takimit me zotin Kuk pa e lexuar fare çka shkruante në dokument duke deklaruar se do të nënshkruante çdo gjë dhe pa e parë fare përmbajtjen. Demaçi nuk e bëri këtë. Rugova asnjëherë nuk ishte në rrezik nga Jugosllavia dhe Serbia. Ai kur nuk e zuri në gojë UÇK-në dhe luftën me përjashtim kur i quajti, sikur Gelbarti terroristë dhe agjentë të Serbisë. Për së gjalli kurrë nuk e vizitoi Prekazin, kryeqytetin e Lirisë së Kosovës ku u martirizuan duke luftuar 60 anëtarë të familjes Jashari dhe nuk nderoi asnjë dëshmorë në ndërkohë që llaskucët e tij, pas vdekjes bëjnë përpjekje ta paraqesin Rugovën si komandant të Adem Jasharit. Pafytyrësia dhe poshtërsia nuk kanë fund! Këto janë disa dëshmi që e bëjnë Rugovën frikacak i cili nuk merr përgjegjësi për asgjë dhe për askend! Prandaj Demaçi nuk e ka fyer fare por e ka treguar një të vërtetë! Rugova nuk ishte hero e as që do të bëhet ndonjëherë! Pavarësisht se ata që duan të mbijetojnë politikisht , me paratë e taksapaguesve i ngritën një shtatore si Kim il Sungut e cila nuk ka fare rrënjë që i garanton qëndrueshmëri por është vetëm një strehë e përkohshme për sorra dhe horra! Për së gjalli po e manipulojnë Rugovën e vdekur ! Jo nga respekti por nga interesi! Gjithashtu , duke shfrytëzuar euforinë, për arsye interesi politik dhe material e uzurpuan një hapësirë të madhe publike, pa pyetur askend për të ndërtuar një vendtakim politik për shfrytëzim për qëllime politike. Edhe Enveri kishte varrin në kompleksin Nënë Shqipëri, piramidën në qendër të Tiranës si dhe përmendoren në sheshin Skënderbeu në Tiranë. Ku janë këto tani? Kur përmendorja bëhet pa një vlerësim historik dhe faktik dhe kur dikush dëshiron të bëhet Faraon i varrosur në piramida , gjithashtu pa një vlerësim dhe debat, fundi dihet se cili mund të jetë!
Llogori në Stara Gradishkë 1989 – 1990
Kroacia u pavarësua prandaj bëhej gati t’i lironte të burgosurit politikë shqiptarë. Kroatët ishin liruar. Në oborrin e Burgut një numër i madh shqiptarë të dënuar politikisht. Mbi 50-të. Baca Adem fliste në mes rrethit i shoqëruar nga Fehmi Lladrofci, Hafir Shala, Tahir Hani, Basri Ibrahimi, Nuhi Ahmeti, Avdullah Dërguti, Idrizi, Rahimi, Sefa, unë dhe shumë të tjerë. Biseda bëhej se çka pas burgut?! Fehmi Lladrofci thoshte se a do të vijë ajo ditë të dalim nga burgu e t’i kthejmë pushkën shkaut. Fehmiu nuk kishte fare dilemma! E kishte përnjëmend! Baca Adem iu drejtua të burgosurve me këto fjalë se:” kur të dalim nga burgu nuk do të bëhemi anëtarë të LDK-së sepse do të jemi në përcjellje dhe e dëmtojmë aktivitetin e kësaj lëvizjeje “. Edhe më e qartë ishte kërkesa e tij se duhet të përkrahet me çdo kusht dhe me çdo mjet Ibrahim Rugova pasi që për herë të parë doli dikush që duhej të përkrahej. Të gjithë u pajtuam. Dhe votuam për Ibrahim Rugovën. Bacës Adem nuk i ka interesuar fare posti sepse po të donim, pasi dolëm nga burgu me ndikimin që e kishim do ta bënim LDK-në lesh dhe li! Baca Adem ka votuar në Amerikë për Rugovën dhe e ka përkrahur ate deri në vitin 1994 deri kur ka besuar se Rugova do të bënte diçka. Kur u bind se prej tij (Rugovës) nuk ka asgjë ka kërkuar që ai të largohet. Adem Demaçi nuk e ka urrejtur Rugovën e as nuk e urren as sot por nuk e ka pranuar frikën e tij dhe frymën e kapitulimit që e ka shpërndarë sidomos pas vitit 1994. Asnjëherë nuk e ka fyer, as personalisht e as familjen e tij. Kritikat dhe kërkesat e Bacës kanë qenë parimore. Asgjë më tepër!
Askujt në Kosovë nuk i është shkelur privatësia më shumë se Bacës Adem. Askush në Kosovë nuk është fyer më shumë se Baca Adem. Nga vetë shqiptarët. Nga “ mbrojtësit e jetës dhe veprës së presidentit historik Ibrahim Rugova “. Argumentet e Bacës po luftohen me sharje dhe fyerje personale dhe futje hundë në çështje familjare! Me asgjë nuk e keni demantuar ate që e tha Baca për Rugovën. E as që do të mund ta demantoni! Sa më shumë ta shprushni, më shumë do t’u vie era! Kur të hapen më vonë letrat , do të bindeni se kush është hero, kush ësht vlerë dhe se kush është bërrlog kombëtar, njerëzor dhe historik! Me Adem Demaçin mund të mos pajtoheni politikisht por siç tha edhe Shkelzeni, Adem Demaçi është jashtëserik. I papërsëritshëm. Nuk e njeh frikën përveç frikës nga Zoti. Nuk ka çmim që mund ta blej dikush. Nuk ka urrejtje ndaj askujt dhe 100.000 herë është në gjendje të vdes për kombin dhe lirinë! Duron ta shani, ta pështuni , ta përbuzni vetëm nëse kombi fiton nga kjo. Po të shkonte puna mirë jam shumë i sigurt se Adem Demaçi kurrë nuk do të përzihej në politikë! E ju që thoni se Adem Demaçi nuk ka qenë në burg por në ndonjë banesë në Serbi, të kishit qenë vetëm pesë minuta në kushte të burgjeve të Bacës Adem, do t’u vinte keq për ate që e thoni. Pavarësisht sa të poshtër dhe të pafytyrë që jeni! E akuzoni Bacën pse thotë se Tahir Zemaj nuk ka qenë hero por agjent i KOS-it! Është e vërtetë kjo. Pse nuk pyetni neve që jemi dënuar në gjyqet ushtarake të ish Armatës jugosllave deri më 20 vjet burg të rëndë. Ka pasur ushtarë të dënuar me qindra. Gjithashtu edhe ushtarë shqiptarë të vrarë! Në ushtri na kanë marrë në pyetje Tahir Zemaj, Enver Krasniqi etj. agjentë të KOS-it. A i doni aktgjykimet tona për t’u bindur se këta “ heronj “ na kanë arrestuar, rrahur, dënuar dhe vrarë?
Mos na detyroni të flasim dhe përmendim emra të tjerë. Çmojeni vullnetin tonë për falje dhe për mos-hakmarrje! Bëni përpjekje që së paku t’i ruani fëmijët tuaj nga punët e pista që i keni bërë! Mos u mundo o Mark Krasniqi ta mëshehësh nënshkrimin tënd në Prizren në vitin 1945 me të cilin u pajtove që Kosova e përgjakur dhe e mbuluar me shqiptarë të vrarë që nuk mendonin sikur ti, t’i bashkohet Serbisë dhe Narodna Republika Jugosllavisë. Ky ishte vullneti dhe përcaktimi yt moral, kombëtar, njerëzor dhe shtetëror! Bashkimi me Serbinë dhe Jugosllavinë. Ke qenë dhe ke mbetur vetëm një postier i një Poste të Porositur të dikujt tjetër! Ti e dëshiron vdekjen e Adem Demaçit sepse vet je shndërruar nga kufoma politike në fantazmë të Kuvendit të Prizrenit ku e vure firmën tënde në kundërshtim të së cilës u desh të arrestohen dhjetra mijra shqiptarë, të vriten po aq dhe të vuajnë edhe më shumë. Firma jote në Kuvendin e Prizrenit e ka mbajtur në burg Adem Demaçin më shumë se 28 vjet. Por, megjithatë ta kemi parë hajrin sepse duke e mohuar nënshkrimin tënd për Serbinë dhe Jugosllavinë, e fituam lirinë. Të cilën edhe ti po e shijon! Le ta vlerësojnë lexuesit se a e ke merituar!

………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura