MIMOZA DEMIRI: ‘DUA FAMË O BIE E VDES’!

Pashtriku.org, 14. 02. 2014 – Kur e kërkonë duke tundur këmbët, d.m.th. të rremë (!), kthehet në qesharake, pasi e “shkreta” nuk kërkohet, por nëse meritonë, ajo vet të “ngjitet në lekurë” dhe përshtatet natyrshëm me të. Po çfarë është “Fama” e rreme?, pasi për atë dhe po flasim çdo ditë, ku janë çmendur njerëzia dhe për të japin gjithçka, mjaftonë ta mbrrijnë atë, lëkurën, syrin, hundën, gojën, futen nëpër operacione që zoti nuk ja u ka dhënë të keqen, pasi aty nuk kemi çfarë të bëjmë, por duhen plotësuar kushtet e Famës, që janë të rrepta dhe të kushtushme dhe kur i plotësonë ato… Je gati të zgjedhësh se çfarë do të bëhesh… këngëtare – se këndonë teknologjia… gazetare – është googlli, ku vjedhin poshtë e nalt nga një rresht dhe o booo, fotografe – vjedhim fotot e mjaftonë që vejnë “By Unë mjeshtri i madh”, piktore, shkrimtare – poet, pasi për të gjithë ka zgjidhje, teknologjia merr çmimin NOBEL, pasi ka rehatuar këta manjakër të jenë ata që nuk janë, të bëjnë atë që nuk mund ta bëjnë, të thonë atë që nuk mund ta thonë…
Cilët janë këta??!!
Një grup abuzuesish që me fytyrë të pa skrupullt “pjellin” çdo ditë organizata fitimprurëse e duke shpikur e sajuar emrin e një aktiviteti – hajdut – mashtrues – stimulues – për këta të gjorë që dalin nëpër skena e tribuna, pa asnjë vlerë dhe pa asnjë profesion real (vetëm në skenarin e prezentatores, ashtu siç ja caktojnë) që i duhet të çojë përpara aktivitetin. Dhe për fat të keq, këta po shtohen si kërpurdhat dhe madje është bërë modë. Po problemi është, se po infektojnë një brez të tërë, ku interesi për të lexuar, e shkuar në bibliotekë, pasion tashmë i humbur, të flitet për një zgjedhje se çfarë do bëj në jetë etj., nuk po ëndërrohet më, pasi flama e “famës” i ka kapur në masë, tashmë… mendohet vetëm si ta sajojnë këtë “Famë”.

Ja disa nga variantet e turpshme që i shohim çdo ditë në media në skena, në titujt e vëna pa përmbajtjen e duhur, pasi titulli është shumë i lartë dhe idividi që e përfaqëson një krimbë që e kanë marrë për zverku dhe e kanë hipur me zorë në tribunë, pa ditur dhe ai se nga i pikoi ky “fat”.
– Mik pas miku, bëjnë famoz mikun e mikut të mikut që është biznesmen që me paratë e tij siguron mikun e mikut të mikut, për tu bërë me këtë rast famoz nëpërmjet mikut ku ka shkrirë talentin e xhymertit, dhe pasi e zhvasin mirë e heqin mënjanë dhe kështu nisin nga e para. (Dhe këta sharlatanër askush nuk i kontrollon, pasi lidhen si ushkuri i b…. me njëri tjetrin duke shpërndarë paratë)
Njerëz të pa aftë në artin tonë që shpikin projekte antivlerë duke ngritur dhe zmadhuar e sajuar antivlerën, për ta ngritur në piedestal dhe bërë me “Famë” po antivlerën, ku njerëzit me vlera të vërteta po i nënshtrohen depresionit si të pafuqishëm, derisa ju vjenë koha t’i nisin në banesën e fundit si “triunfatorë të rezistencës”.
Kemi dhe nga ata që kanë prindërit me emër dhe pse jo të gjallë, që kur dalin para pasqyrës ju shembëllenë fytyra me të tyren dhe të nesërmen kërkojnë famë nga fama e tyre dhe pse janë gdhe… ku e kërkojnë me insistime emrin e babait ta vënë në ballë dhe t’ju hapen dyert e mashtrimit, pikërisht për një çikë “famë” se kanë harruar dhe emrin e tyre duke thënë jam vajza e filanit, jam djali i fistekes, pa për emrin tim, nuk ka rëndësi se kush JAM. Mjafton të kemë “Famë”.
* * *
Poezia e Pranvera Gjonit (që kam vënë me poshtë) me erdhi në momentin e duhur, kur po shkruaja këto rreshta të thjeshta – por me një përbuzje për këtë çmenduri që po merr dhenë…, koinciduam rastësisht në një “mendje”.
* * *
PËR, PAK EMËR …

Qielli ka kryqëzuar duart në kokë,
me shamizën lidhur nyje nën mjekër…
Vajton! Po po, ka vënë kujën …
Shikon sesi jargaviten qëniet njerëzore,
për një emër të rremë, ndriçues fasadash.
Kapitull i shkruar me shkronja kapitale,
dashurojnë karbonin e artë, deri në flijim.
Unë jam fenomeni i këtij shekulli!
Përuluni para hirësis time!
Me gishtin tregues, si para një qeni,
është gati të të kafshoj në çdo çast.
Preja e tyre zgurdulluar sysh, hesht!
Me një lëvizje elegante, si prej mjelme,
kërkon të shuajë etjen për pak lavdi.
Panairi … shit – blerje, shpirti!
Këmbimin e shpirtit në kursin e emrit.
Oh, mënxyrë tragji – komike, shekullit njëzet e një!
Fama, blihet me çdo çmim në tregun e zi.

Pranvera Drita Gjoni

…………………………………………….

– PRANVERA DRITA GJONI –

*FLUTURIME POETIKE*

HAPE: http://emigracion.weebly.com/pranvera-drita-gjoni.html

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura