MIMOZA DEMIRI: ‘TË MËSOHEMI TË RREZIKOJMË’!

Pashtriku.org, 01. 04. 2014 – “Është koha për mua që t’i jap fund uljes suaj në këte vend të cilin e keni ç’nderuar me pisllëkun tuaj të të gjitha virtyteve, dhe të flliqjes së ushtrimit të çdo vesi; ju jeni një ekip përçarës dhe armiq të qeverisjes së mirë; ju jeni një tufë mercenarësh të mjerë, dhe do të shisnit vendin tuaj për një gjurulldi çorbe, ashtu si Juda e tradhtoi zotin tuaj për pak para. A ju ka mbetur ndonjë mirësi e vetme? A ka ndonje ves që nuk e zotëroni? Ju nuk keni fe më shumë sesa kali im…” – kështu ka thënë në mes tjerash, udhëheqësi ushtarak dhe politik anglez, Oliver Cromwell – në Dhomën e Përfaqsuësve të Anglisë, më 20 Prill 1653.
***
1- Të rrezikosh për veten tënde, kjo nuk ka lidhje me vendin e popullin.
2- Të sakrifikosh për pushtetin tënd duke shkelur dhe ngrënë dhe bajga, sepse ke delirin e të qenit udhëheqës, kjo nuk ka lidhje me vendin e popullin.
3- Të bashkohesh me mafien në një tryezë, kjo nuk ka lidhje me vendin e popullin, qe ha grosh e bukë me qepë gjatë muajit.
4- Të bësh kompromise për hirë të lavdisë tënde, kjo nuk ka lidhje me vendin e popullin, që rri akoma pa drita e ujë.
5- Të recitohet para ekranit si aktorë, kjo nuk ka lidhje me hallet e vendit apo të popullit.
6- Të mundohesh ta justifikosh veten deri sa të vinë zgjedhjet e tjera, kjo nuk ka lidhje me popullin e gjorë, që fryn sytë kur sheh “parinë” me verën 300 euro për tavolinë (një rrogë dy mujorëshe e fakirëve që vetëm për bukë nuk ju dalin).
7- Të bësh karshillëk me popullin, duke hedhur në det maune me ushqim të ngelur brenda një nate kur ai nuk ka bukë të hajë, KJO ËSHTË KRIMINALE.
8- Të bësh dhurata maramendëse për të qëndruar në pushtet, kjo është e turpshme dhe nuk ka lidhje me popullin dhe mirëqenien e tij.
9- Të futësh nën kthetrat e OKTAPODIT duke menduar se je në “gjirin e nënës” për t’u “mbrojtur” që mos të heqin karrigën, kjo është e turpshme dhe një ditë do paguhet me çmime shumë më të larta se të gjitha llukset që numërova këtu. Do vonoj – po do të vijë.
10- Dhe ajo më e turpshmja, të fyesh një popull të tërë, duke e quajtur dhe injorantë, që të le ty ti mendërosësh mbi kurrizin e tij, me mijëra para të vjedhura prej tij, të bësh AHENGUN e rradhës të përvjetorëve të tjera që do vinë të bandës në fuqi. Bëni një hesap të vogël fare dhe do “gjeni” “dashurinë” e madhe për “ATËDHE” e “POPULL”. Tirana në gjeografi ishte shndërruar në fshat të SKRAPARIT. URIME MALIT TË TOMORRIT.
***


Oliver Cromwell (1599 – 1658)

 Politika jonë e bandave, të lluksit dhe rrënimit të vendit me një “PATERICË DIAMANTI” që po rrotullonë politikën tonë, të kujton fjalimin e shek. XVII, të ushtarakut dhe politikanit anglez, Oliver Cromwell.
“Është koha për mua që t’i jap fund uljes suaj në këtë vend, të cilin e keni ç’nderuar me pisllëkun tuaj të të gjitha virtyteve, dhe të flliqjes së ushtrimit të çdo vesi; ju jeni një ekip përçarës dhe armiq të qeverisjes së mirë; ju jeni një tufë mercenarësh të mjerë, dhe do të shisnit vendin tuaj për një gjurulldi çorbe, ashtu si Juda e tradhtoi zotin tuaj për pak para.
– A ju ka mbetur ndonjë mirësi e vetme?
– A ka ndonje ves që nuk e zotëroni?
Ju nuk keni fe më shumë sesa kali im.
– Cili prej jush nuk e ka shkëmbyer ndërgjegjen për ryshfet?
– A është ndonjë burrë mes jush që ka shqetësimin me të vogël për të mirën e Federatës?
Ju prostituta të pista a nuk e keni flliqur këtë vend të shenjtë dhe a s’e keni kthyer tempullin e Zotit në strofkë hajdutësh nga parimet e pamoralshme dhe praktikat e liga?
Jeni bërë në mënyrë të patolerueshme të urryer nga i tërë kombi juaj. Ju jeni ngritur këtu nga populli për t’i rregulluar ankesat, ju e keni vënë atë nën thundër.
Kështu që, hiqe atë stoli shkëlqyese atje dhe kyçini dyert…!” – kështu ka thënë në fjalimin e tij, Oliver Cromwell (1599 -1658) në Dhomën e Përfaqsuesve, më 20 Prill 1653. “Shpërbërja Parlamentit”.
Anglia kishte Cromwell në 1653’tën, e ne nuk do kemi kurrë një të vërtetë që ta dojë këtë vend dhe të punoj për këtë popull. Ne do kemi vetëm badakçinjë e pazarxhinjë që do mendojnë vetëm për qefet dhe karshillëqet që duket se do bëjnë në të ardhmen shumë e më shumë…??!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura