Shkruan: Brahim Halimi
MOS HARRO Kurrë – Apel dhe kërkesë ultimative…!
Foto-Pamje nga Tubimi Promovues i veprave të profesorit Nusret Pllana, në Shoqatën “Isa Boletini” në Sindelfingen të Gjermanisë, të shtunën me 25.05.2024.
Tubimin e ka organizuar Shoqata “Isa Boletini kurse Kryesia i ka i kryer detyrat e sajë për një mbarëvajtje të këtijë tubimi.
Lokali i Shoqatës ishte i mbushur me bashkatdhetarë, që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Republikës Baden-Württemberg, për t’u bërë pjesëmarrës të këtij Tubimi Promovues të veprave dokumentare e publistike të Prof. Nusret Pllana.
Autoriteti i krijuar me veprimtari e kontribute të veçanta ndaj çështjes kombëtare, i veprimtarit dhe çlirimtarit Nusret Pllana, kishte ndikuar që konsideratat dhe respekti ndaj tijë dhe ndaj veprave të tijë të ishte shumë i lartë. Në tubim kanë marrur pjesë edhe drejtues e përfaqsues të shoqatave e klubeve dhe të subjekteve tjera shqiptare. Kurse veprimtari Can Tahiri kishte angazhuar edhe një gjirues të RTV 21. të cilët i falënderoj për gjirimin.
Tubimi është moderuar nga zonja Lindita Haxhiu – Zeçiri një veprimtare dhe artiste e njohur dhe është hapur me intonimin e Hymnit Kombëtar Shqiptar dhe të Hymnit Shtetërorë të RKS. Pastaj një fjalim përshëndetës dhe rreth biografisë së Prof. NUSRET PLLANA e ka mbajtur Brahim Halimi drejtuesi i Shoqatës “Isa Boletini” i cili i ftoi të pranishmit për një minut heshtje në shenjë respekti ndaj të gjitha viktimave, martirëve dhe të rënëve …
Drejtuesi i Shoqatës i njoftoi të pranishmit edhe me simbolikën e datës së këtijë promovimi që lidhet edhe me ditëlindjën e 65-të të Prof. Nusret Pllana…, të cilit i uroj edhe shumë ditëlindje të shëndetshme e të lumtura.
Në këtë rast profesorit, në emër të Kryesisë së Shoqatës, ju dorëzua një Mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e tijë si veprimtar e çlirimtar dhe për veprat e tijë dokumentare e publicistike kushtuar terrorit dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët.
Më pas Prof. Nusret Pllana mbajti një fjalim përshëndetës e porosibartës për të pranishmit dhe e falënderoj Kryesinë dhe Shoqatën “Isa Boletini” për këtë organizim e Tubim Promovimi.
Fjalimi i profesorit ishte shumë emocional dhe kritik, por i argumentuar, ndaj klasës politike pushtetare e opozitare dhe asaj intelektuale e akademike për shkak të shumë dobësive, papërgjegjësive dhe gabimeve që po na përcjellin pandalshëm si shtet dhe si shoqëri…
Thirrja, lutja e apeli publik shumë domethënës i Prof. Nusret Pllana, drejtuar pjesëmarrësve dhe veçanërisht politikanëve pushtetarë e opozitarë, drejtuesve shtetërorë, intelektualëve e akademikëëve dhe popullit në përgjithësi ishte: të mos e harrojmë amanetin e dëshmorëve dhe luftën e çlirimtare të UÇK-së tonë të lavdishne, të mos e harrojmë terrorin dhe gjenocidin serb mbi popullin tonë, të mos shkelim mbi gjakun e dëshmorëve, të shumë viktimave dhe veçanërisht mbi gjakun e fëmijëve dhe të nënave e femrave tona se do na mallëkoj historia e cila mund të na përseritet sikurse edhe deri më tani që është përsëritur…
Kishte poashtu një kritikë të rrept ndaj ekstremizmave të të gjitha llojeve dhe ndaj dukurive negative që po e dëmtojnë rëndë kulturën, traditën dhe interesin tonë kombëtar e shtetërorë…
Pastaj janë shfaqur videopamje të fimmave dokumentar nga koha luftës…
Në vazhdim kishte edhe pyetje nga pjesëmarrësit të cilave profesori u është përgjegjur…
Më pas drejtuesi i shoqatës i falënderoj pjesëmarrësit dhe në veçanti profesorin Nusret Pllana për vizitën në Shoqatën “Isa Boletini” dhe kontributin e madh të tijë.
Vlenë për t‘u theksuar se shpenzimet e rrugëtimit të profesorit i ka marrur përsipër Shoqata kurse ato të hotelit afaristi Arif Deliu.
Nga pjesëmarrësit kishte një interesim të shtuar për librat e z.Nuret Pllana dhe për të bërë foto përkujtimi me profesorin – nga ky
tubim promovimi…
Në fund, në cilësinë e drejtuesit të shoqatës
e falënderoj Prof. Nusret Pllana për vizitën në shoqatë dhe për kontributin e tijë, pastaj pjesëmarrësit e këtij tubimi promovues si dhe anëtarët e kryesisë për angazhimet e tyre rreth këtij tubimi dhe për këtë tubim.
Mirupafshim në organizimet e radhës!
FLAMUR GJAKU
BISHA E TËRBUAR, TRISHA E GJËRBUAR,
KISHA E VËRBUAR!
GJURMA TRAGJEDIE, TURMA KRAGJEGRIE,
KURMA PRAGJEMËRIE!
BOLLA E ALARMUAR, NJOLLA SHKALLUAR,
O, MOLLA E NDALUAR!
TRAKTATE, TRAKTATE, BARBATE, BARBATE,
ËH, KARPATE, KARPATE!
KATRANE TË GRISHIT, VATRANE E TRISHIT,
OU, DARDANE E NISHIT!
A, BALLKANI I HAPUR, KALLKANI SI TRAPUR,
HEJ, KATRANI I FLAKUR!
MATO MORE MATOSHA, HARBO O HARBOSHA,
KARPO ËH, KARPOSHA!
KOBE MË KOBËTARE, KORBE MË KORBËTARE,
OH, KOMBE KOMBËTARE!
PRESA TERË GJERË PRESË, SHPRESA SHPRESË,
OUUUH, BESA MË BESË!
HAPA MË SY DRENARE, BABA PËR TY DRENARE,
O, SHKABA DY KRENARE!
SKUQET AH, PRAG GURI, SA BUQET O NGA BURRI,
OUUU, KUQEZI FLAMURI!
VALUAR ËH, NGA PRAGU, SHPALUAR NGA VARGU,
OUUU, FLAMUR GJAKU!!.
MANI NEW JERSEY USA 29 11 2023 4:13PM