MR.DELVINA KËRLUKU: MBI PRESHEVËN SUNDON IDEOLOGJIA ME ASPIRATA HEGJEMONISTE

(Shkup, 21. 01. 2013) – Botën e sotshme më shumë se gjithçka e preokupon drejtësia e keqtrajtimi i marrdhënieve ndërshtetërore e ndërnacionale, duke shkaktuar edhe konflikte të reja, të cilat rrezikojnë seriozisht paqën në botë dhe jo vetëm në regjione të caktuara. Është e habitshme se si zhvillohet luftë kaq e ashpër jo vetëm ideologjike, por dhe intervenime, të armatosur, manifestim me aspirata hegjemoniste. Këto ngjarje të tjera të ngjashme të botës së sotme, megjithatë janë realitet i ditëve tona.
Hegjemonizmi i një klase a shteti përpjekjen e tij e përqëndron në ruajtjen e pozitave të veta dominuese, në fakt eksploatuese, duke u udhëhequr nga qëllimet e tyre imperialiste.
Kjo situatë është shqetësuese ngase po manifestohet gjithnjë e më shumë ashpërsimi i kontradiktave në mes klasave a dy popujve e më shumë.
Tani e sa kohë marrëdhëniet e shteteve në ballkan i karakterizon përdorimi i intensifikuar i forcës. Kjo gjë shihet, para së gjithash nga imponimet për forcimin e pozitave dhe zgjerimin e trojeve dhe sigurimin e burimeve të ndryshme.
Kur bota filloi ta shndërrojë realitetin e idhët në iluzion të bukur të ardhmërisë, duke mundësuar të drejtat e njeriut a një populli, duke hapur rrugët e shpresës, vërtetohet një ndryshim i tillë.
Fatet e idhta jo vetëm të individëve, por edhe të popujve e bëjnë të vërejnë me mosbesim mendimin e Dostojevskit ku thekson se asgjë nuk është më fantastike se realiteti.

………………………………………………………

Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë!

Gjatë gjithë kësaj kohe rezistimi dhe optimizmi u ndëruan shpesh. Ndonjëherë dukej se ngadhnjimtarët kundër lapidarit, dëshmorëve, të frymëzuar me optimizëm e teprojnë me shpresa. Por duhet theksuar se nëse ka qenë vështirësi parandalimi i heqjes, së lapidarit, mbase ndonjëherë durimi i braktis edhe ata më të vendosurit apo më me pushtet. Ky gjest shkakton mosmarrëveshje më të mëdha. 
Dilema edhe më të mëdha shkakton kushtëzimi i të drejtës, në këtë rast përkujtimi i dëshmorëve për liri dhe ngritja e monumenteve për kontributin e dhënë. Por në Preshevë e gjetiu, kuptohet, nuk mund të merret me mend pa u siguruar jeta dhe e drejta në jetë. Pra as e drejta e nderimeve të dëshmorëve nuk mund të sigurohet, pa të drejtën në jetë, me të cilën krijohen kushte për jetë.
Mirëpo, të gjitha faktet e theksuara nuk shqetësojnë sërbët, kundërshtarët e rregullimit të përbashkët të të dy grupeve të të drejtave. Të ngarkuar me mosmarrëveshje lidhur me njohjen e të drejtave për vendosjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ata theksojnë natyrën “absolute” dhe të detyrueshme të të drejtave të grupit anues dhe domosdonë e implementimit progresiv të interesave të veta.
Në Preshevë lulëzon demokraci e brishtë, por aktivitetet e tyre për kontributin e çështjes kombëtare dhe të drejtave në vend i ka vetëdijesuar për të kundërshtuar çdo ligj e veprim të dhunshëm të imponuar nga armiqtë. Shqiptarët nuk duhen nënçmuar vetëdijën kombëtare, ndiesinë kombëtare, pra edhe çështjen kombëtare në përgjithësi.
Duke konsideruar se është e tepërt të gjurmohen nevojat, por edhe pasojat e një ideologjie, përkatësisht të riaktivizohet në vetëdijën tonë një ide e tejkaluar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura