MR.SC. SHEFKI SELAMI: UDHA E ARSIMIT NUK I DURON DEMONËT! JU LUTEM LEJONI ARSIMIN TË MARRË FRYMË LIRSHËM!

Tetovë, 04. 04. 2015 – Çdo ditë e më shumë, presioni ndaj shkollave, dritës së popullit po zhbëhet. A thua aq shpejt harrojmë se ku kemi qenë, ku jemi, ku duam të shkojmë? Çfarë duam të arrijmë? A thua ngritja e vetëdijes, arsimimit, zhvillimit, mund të arrihet pa arsimim? Të gjithë e dimë se populli shqiptar në Maqedoni e në trojet tjera ku jetojnë shqiptarët,shumë vonë e kanë filluar arsimimin, edhe ate pas luftës së dytë botërore. Shumica e këtij populli ishte analfabet. E dimë mirë se në çfarë rreziqe e barriera kaloi ky popull e sidomos rilindasit e kombit, vetëm e vetëm për ta arsimuar këtë komb më të vjetër të gadishullit Ilirik – Ballkanik. Si t’i harrojmë Fjalët e qiririt të Naimit, Shipëria çka qenë ç’është e ç’do të bëhet, të Samiut, Rent or Marathonomak të Nolit, realizmin për gruan shqiptare të Çajupit etj. Si të harrojmë hapjen e shkollave të para shqipe të motrave Qiriazi, si ta harrojmë dhunën e të gjithë Perandorive. Ndaluni pak dhe thoni çka punojmë? Kush e solli arsimin në këtë gjendje? Pse u fundos dhe u nëpërkëmb mësuesi? Pse nuk e merr fajin askush? Si të mobilizohemi dhe ta sjellim arsimin aty ku edhe e ka vendin? A nuk jemi të gjithë përgjegjës për këte, kuptohet, dikush më pak e dikush më shumë, por ne duhet të gjithë ti kryejmë punët dhe obligimet tona me përgjegjësi dhe ndërgjegje. A mund të amnestojmë ata që në të vërtetë nuk e duan arsimin? Janë rastësisht të inkuadruar në të, apo nuk mund të gjejnë punë tjetër. Janë pyetje që për çdo dështim dhe mosukses i parashtrojmë. Pse nuk punon çdokush aty ku e ka vendin? Nuk mund ta hedhim fajin vetëm te të tjerët, nuk na lejon etniteti dominues, apo partitë e përfaqësuara në qeveri, edhe pse këto janë përgjegjësit kryesorë, duke filluar nga Ministritë përgjegjëse, e arsimit, e financave, e kulturës dhe e shkencës, që përgatitin lejojnë kuadro të reja të dobëta në arsimin e lartë dhe superior.

E dimë mirë se arma tjetër kryesore për ta ngritur në piedestalin më të lartë arsimin apo për ta poshtëruar ate, ështe edhe puna e mjeteve të mediave si; rrjeteve të ndryshme elektronike, radio dhe telivizionet, inernetet, web faqet e ndryshme, revistat, shtypi etj. Këto kohët e fundit e kanë humbur sensin e profesionalizmit dhe përgjegjësisë për punën e tyre. Ndoshta i gjithë ky devijim është sepse edhe ato si institucionet e tjera janë të politizuara, kanë ndoshta edhe probleme mbijetese dhe se vetëm çështja materiale u intereson. Për plotësimin e programeve të tyre nuk shikojnë as resurset, orgjinën e duke mos e marrë parasysh as aspektin profesional, etik e moral por ndoshta as edhe ligjor, dhe japin lajme të cilat e rrëzojne autoritetin e institucionit arsimor, duke paraqitur njerëz të rangut më të ulët duke akuzuar dhe abuzuar me arsimtarin, shkollën pa patur as edhe argumentin më të vogël, kur dihet se për këte as që u interesojnë disa mjeteve informative. Ndoshta edhe në këto institucione ka arritur korrupcioni, nuk konsultohen me menaxherët, drejtorët apo përfaqësuesit ligjor dhe të autorizuar për dhënie të informatave edhe pse informatat e masmediave e dëmtojnë me të madhe këtë institucion, duke u thirrur se nuk duan të kenë cenzurë dhe se janë demokratike, por kuptohet se duhet ta respektojnë edhe kodin e tyre moral, etik e ligjor. Prandaj edhe masmediat duke mos e kuptuar këte si presion ndaj tyre duket në këto raste ata mendojnë se kryejnë një punë me profesionalizëm dhe çdo e drejtë duhet të lajmërohet qoftë e ëmbël apo e hidhur, por harrojnë se edhe drejtoritë e shkollave janë në anën e drejtësisë dhe të vërtetës. Por harrojnë se nuk janë ata që ta gjykojnë se një ngjarje është e vërtetë dhe cilidoqoftë burimi dhe se kush ta paraqesë qoftë edhe santazh ndaj këtij institucioni ata e paraqesin pa e pritur punën e organeve të drejtësisë edhe pse del i akuzuari si viktimë. Tani pse mendojnë organet e tyre se nuk kanë asnjë përgjegjësi, kush do të përgjigjet për përtokjen e autoritetit të mësuesit që tërë jetën e ka shkrirë duke arsimuar dhe edukuar fëmijtë e tyre dhe vetë ata, kush do të përgjigjet për abuzimet e pavërtetuara ndaj autoritetit të shkollave që e kryejnë masmediat, sidomos radiotelevizionet private, por edhe ato shtetërore. Ashtu siç mendojnë reporterët e tyre se nuk duhet tu përzihet askush në punët e tyre dhe mendojnë se janë të pavarura, ashtu edhe shkollat e kanë dhe e dëshirojnë ate. Pse mendojnë ato se kanë të drejtë të abuzojnë me autoritetin e të tjerve?! Askush nuk është kundër të vërtetës por, jemi kundër tundimeve të individëve të pa përgjegjshëm dhe me dosje jo të pastra që nuk i kanë të pastruara vetë detyrat e tyre marrin guximin të dëmtojnë dinjitetin e shkollave dhe të përkrahen nga këto institucione. Raste të tilla të papërgjegjëshme si duket përsëriten shpesh nga këto masmedia dhe se nuk japin përgjegjësi. Një shembull i paparë është lajmi i dhënë nga mjetet radiotelevizive lokale dhe shtetërore duke shfrytëzuar këtë burim si të saktë: një fshatar anonim dhe person … i cili ka plasuar gënjeshtrën, gjoja se fëmija i tij është viktimizuar me pa të drejtë, ka dhënë deklaratë të rrejshme, për ta sulmuar drejtëpërsëdrejti autoritetin e mësuesit, dhe detyrën arsimit në përgjithësi.
Nga deklaratat e pa vërtetuara nga organet kompetente si gjyqi, dhe të marra nga persona të paautorizuar, të papërgjegjshëm, përveç masmediave të përmbahen edhe organet e ruajtjes së sigurisë publike, organet e rendit – në publikimin e menjëhershëm dhe pa u konsultuar me menaxherët e tyre, për shkak të vërtetësisë, drejtësisë, dhe mosnjollosjes me pa të drejtë të këtyre institucioneve arsimore.
Gjithashtu duhet që të mëvetësohen edhe prindërit në të gjykuar dhe të rreshtohen nga ana e drejtësisë dhe të vërtetës, dhe ta përkrahin këtë institucion dhe mos t’i përkrahin mynxyrat e individëve të papërgjegjshëm që tentojnë edhe më shumë ta rrëzojnë imazhin e mësuesit, Prometheut, simbolit të urtësisë e humanizmit ndër shekuj.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura