Fribourg -Zvicër, 16 jaqnar 2021: Populli shqiptar gjatë historisë së tij të lavdishme mijëra vjeçare, luftoi në mbrojtje të territorit, dinjitetit, nderit e tokës së tij, por kurrë nuk lakmoi tokat e tjetrit dhe kurrë nuk okupoi asnjë popull. Megjithate, toka pjellore, detet dhe lumenjtë e saj, bjeshkët dhe pasuritë nëntokësore, i nxitën kombet fqinje, por edhe Perandori të ndryshme, që të mësyjnë drejtë Shqipërisë, për të futur nën kthetrat e tyre tokën shqiptare, pa shqiptarë. Gjatë luftrave të vazhdueshm ndër shekuj, kombi ynë në ballë të tij pati burra me nam, emrat e të cilëve i ndëgjoi gjithë bota, duke u nisur që nga Leka i madh, Pirrua, Agroni, Teuta, Gjergj Kastrioti, e shumë të tjerë me radhë në shekujt më të afërt që nga Lidhja e Prizrenit, e deri te lufta e tri Ushtrive Çlirimtare Kombëtare me Adem Jasharin në ballë. Çuditërisht gjatë gjithë historisë, muaji Janar, muaji i acart i fillim vitit, për kombin shqiptar ishte vit i mbrapshtë trishtimi, mortje e humbje të mëdha të figurave më të rëndësishme të kohës. Gjatë mesjetës, si rrjedhojë e humbjeve të rënda, që pësuan trupat osmane, Sulltan Mehmeti II u detyrua të hiqte dorë për disa vjet nga plani i tij për pushtimin e Shqipërisë nëpërmjet fushatave të mëdha ushtarake. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, luftëtari dhe Kryeheroi shqiptar i të gjitha kohërave, në janar të vitit 1468, thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit, ndërkohë që një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë dhe u doli përpara forcave armike duke korrur fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa Komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh ethe e lëngimi, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar.1
Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, trojet shqipëtare u robëruan nga Otomanët, ndërsa populli i varfëruar dhe i tmerruar nga dhuna e pushtuesit, mori arratinë matanë detit në Itali, e bashkë me ta edhe Donika Kastrioti, e veja e Gjergjit dhe biri i tyre Gjoni. Pjesa tjetër e Arbërorëve e mbetur në Atdhe, me kalimin e viteve, dekadave e shekujve, ndryshoi formën e të jetuarit, të traditave dhe zakoneve, madje duke marrë në masë të madhe edhe religjionin e pushtuesit. Megjithate, edhe pse trojet shqiptare u robëruan për pesë shekuj me radhë, rezistenca e popullit shqiptar dhe lufta e tij për liri nuk pushoi kurrë, ani pse para vetesh kishte një pushtues të fuqishëm, ai asnjëherë nuk u gjunjëzua, por luftoi me armë, u ngrit në protesta e në kryengritje, deri në fillim të shekullit XIX, për të vazhduar me një intezitet më të madh pas Kryengritjeve të viteve 1820- 1840, pastaj në kohën e Lidhjes së Prizrenit më 1878 dhe në fillim të shekullit XX me Kryengritjet e viteve 1908, 1909, 1910 për të ardhur deri tek 28 nëntori i vitit 1912 dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Edhe në Janarin e vitit 1916, kur kishin kaluar vetëm 3 vjet e dy muaj nga dita më e madhe e kombit shqiptar, Isa Boletini, njeriu që luftoi aq shumë për Pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin e tokave shqiptare, u vra në një pusi nga 80 xhandarë malazezë dhe serbë. Me etjen për hakmarrje, serbët dhe malazezët u bënë bashkë me rusët dhe francezët për ta eliminuar Isa Boletinin. Atë që nuk e kishin arritur ta bënin në luftë ballore në fushëbeteja, ata e bënë në mbrëmjen e 23 janarit 1916, në kalldrëmin e urës së Ribnicës në Podgoricën e Maleve të Zeza shqiptare. Isa Boletini, ra heroikisht duke luftuar dhe duke kënduar për Flamur e për Shqipërinë, të cilën e deshti më shumë se jetën e tij. Tri vite më vonë, tani kur Lufta e Parë Botërore, kishte mbaruar, më 11 nëntor 1918, Ismail Qemali, i cili ishte larguar nga Atdheu fill pasi më 22 janar 1913 dha dorëheqjen si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, të krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912, në mbarim të luftës, u zemërua nga fuqitë e Antantës, për arsye se Anglia, Franca, Rusia dhe Italia, kishin nënshkruar më 26 prill 1915, Traktatin e fshehtë të Londrës. Më 15 janar 1919, Ismail Qemali nga Peruxhia i nisi një letër Kryeministrit Italian V. E. Orlando, të cilin e njoftonte se priste me padurim takimin me të. Më 23 janar 1919, Ismail Qemali ftoi në hotelin “Brufani”, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxhia. Pasi kishte ngrënë drekë, Ismail Qemajli doli para gazetarëve që po e prisnin, por sapo filloi të fliste, u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Pas tri ditë sëmundjeje Ismail Qemajli vdiq më 26 janar 1919.2 Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të përgjithshme në mbarë tokat shqiptare dhe bashkatdhetarët jashtë saj.3 Ngjarje tjetër e rëndësishme, e cila për mbi 50-vjet rëndoi mbi popullin shqiptar në Kosovë, ishte, në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit 1944, në fshatin Bujan të Malësisë së Tropojës, e njohur si, Konferenca e Bujanit, në të cilën shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë, bënë përpjekje për ta afirmuar të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, pas luftës kundër forcave fashiste italiane e gjermane.
Në rezolutën e dalur në fund të Konferencës së Bujanit, thuhej: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e KANÇ-së të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i Vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist. Për shkak të qëndrimit pro Konferencës më vonë u goditën dhe u eliminuan: Hajdar Dushi, Xhevdet Doda, Rifat Berisha, Tefik Çanga, Qamil Brovina, Xheladin Hana. Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta e saj u shfuqizua në gusht të vitit 1945 në Konferencën e Prizrenit, në të cilën u votua një rezolutë tjetër, e cila parashihte që Kosova të mbetej nën Serbi, ashtu sikur kishte qenë në Jugosllavinë e Versajës, duke i mohuar shqiptarëve të drejtën për Vetëvendosje.4 Pas tradhëtisë së Mbledhjes së Bujanit, Kosova me viset e saj ra për më shumë se pesë dekada nën okupimin serb të jugosllavisë Titiste, në të cilin regjim, kaloi natën e tmerrshme të Bartolomeut, me dhunë, terror, vrasje, burgosje, e shërngulje. Dymbëdhjetë vite më von¨, në janarin e përgjakur të dimrit të vitit 1956, regjimi Titist, filloi aksionin famëkeq, i quajtur ,,Aksioni i Armëveú. Gjatë këtij dimir pushtuesi i rrahu, î sakatosi, i ndoqi dhe i vrau qindra mijëra shqiptarë që nga Nishi, Shkupi, Presheva, Manastiri, Prishtina e Prizreni, me qëllim të vazhdimit të projekteve famëkeqe të Akademikëve serb, si Ilia Garashanini, Vaso Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, Stevo Moleviqi, e shumë viqëve tjerë, për të shpërngulur shqiptarët me dhunë në Turqi. Gjatë viteve 1954 – 1955 në Turqi u shpërngulën 51.000 shqiptar, ndërsa vetëm nga torturat në aksionin e armëve të vitit 1956, numri i të shpërngulurve kaloi mbi 100.000 shqiptar.
Në vitet pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966, regjimi serb karshi shqiptarëve ndërroi vetëm formën e terrorit dhe dhunës, porn ë fakt ai mbeti i njejtë. Ai shtypi me dhunë demonstratat e vitin 1968 dhe 1981, ndërsa më 17 janar 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë, dora e saj e zgjatur vrau tre djemt më të mirë të Kosovës. Ata u vranë, pikërisht në ditën kur pas një pune të përbshkët mbi dy vjeçare, kur u arrit bashkimi i tri organizatave kryesore dhe i krerëve të tyre në mërgim. Bashkimi i krerëve të Lëvizjes, kishte filluar veçanarisht në dasmën e Kadri Zekës dhe të Saime Isufit, më 01 e 02 janar 1982, në të cilën u zyrtarizua pajtimi mes Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës. Po aty, të gjithë pjesëmarrësit dhanë betimin për bashkim të radhëve brenda dhe jashtë vendit. Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, ndodhi në orët e vonshme të mbrëmjes së asaj dite të acart janari, në vendin ku ishte realizuar bashkimi, pra në banesën e Jusuf Gërvallës në Gjermani. 5
Regjimi Jugosllav e dinte rëndësinë e punës dhe veprimtarisë së tyre, prandaj udhëheqja e këtij shteti përmes rrjetit të saj agjenturor të UDB-së, u kishte rënë në gjurmë dhe kishte hartuar edhe planin për likuidimin fizik të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, sepse atyre i pengonte aktiviteti i atdhetarëve shqiptar në shtetet e Perëndimit.6 Vrasja e tre udhëheqësve kryesorë të Lëvizjes, erdhi pas një sërë kërcënimesh e përcjelljesh nga UDB-ja dhe shteti i Jugosllavisë, fatkeqësisht pikërisht në nbrëmjen e asaj dite të madhe historike kur ishte arritur bashkimi i tyre, më 17 janar 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë. Pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët edhe përkundër mospajtimeve, kishin kurorëzuar bashkimin e tri grupimeve më të mëdha atdhetare që vepronin në Evropën Perëndimore, Jugosllavia mendoi dhe propagandoi se e zhduki udhëheqjen kryesore të,, terroristëve” shqiptar të Kosovës.
Shtypi jugosllav dhe Rilindja, këtë vrasje e cilësonte si qërim hesapesh midis emigrantëve shqiptar, duke u munduar kështu që me një gur të vrasë dy zogj. Pas vrasjes së tre udhëheqësve kryesor të lëvizjes, vazhdimësia për unifikimin e grupimeve ekzistuese u vështirësua.7
Dy vite më vonë, përsëri në janar, në natën mes të 11 dhe 12 janarit 1984, në Prishtinë, Rexhep Mala, Kadri Osmani dhe Nuhi Berisha rrethohen nga forcat policore serbe në shtëpinë e Sejdi Veselit në lagjen më të varfër të Prishtinës, në Vranjevc. Fillimisht. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin bërë përpjekje për të qarë rrethimin, por pasi panë se ishin të rrethuar nga forca të mëdha policore e ushtarake, vendosën të bënin qëndresë heroike.Thirrjes së pushtuesit për dorëzim, revolucionarët dhe luftëtarët e paepur të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha iu përgjigjën me armë, sepse ata kishin vendosur që nuk do dorëzoheshin të gjallë. Pas një qëndrese heroike, por të pabarabartë, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha bien në fushën e nderit, duke lënë dhjetëra policë e ushtar serbë të vrarë, ndërsa Kadri Osmani arrestohet dhe denohet nga gjykata e Kosovës me shumë vite burg të rëndë.
Të nesërmen, më 13 janar 1984, gazeta Rilindja, e cila ishte e dirigjuar krejtësisht nga LKJ-ja, boton kumtesën e Gjykatësit hetues të Gjyqit të Qarkut në Prishtinë, Elez Hoxha, në të cilën shkruante se, pasi iu kundërvunë organeve të sigurimit duke u bërë barrikadë dhe duke shtënë në ta, Nuhi Berisha, i arratisur që nga dhjetori i vitit 1982, dhe Rexhep Mala, i denuar i mëparshëm politik, bënë vetëvrasje me revole.8 Në këtë kohë, duke filluar nga fundi i dhjetorit të vitit 1983 dhe deri në fund të shkurtit 1984, përveç vrasjes së tre veprimtarëve të devotshëm, janë arrestuar mbi treqind veprimtarë në të gjithë Kosovën. Veçanarisht pas vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, filluan arrestimet në të gjitha pjesët e Kosovës.9 Pushka e Rexhepit dhe Nuhiut, Bajram Bahtirit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Hasan Ramadanit, Besim Latifit, Besim Ndrecës, e shumë luftëtarëve të lirisë, solli organizimin ushtarak të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK, në krye me Komandantin Adem Jashari, Zahir Pajazit, Ilir Konushevci, Fehmi Lladrovci, Ardian Krasniqi, Qerim Kelmendi, Agim Bajrami, Ismet Jashari, Ilaz Kodra, e qindra e mijëra luftëtarë të tjerë, mbi gjakun e të cilëve u ndërtua shteti i Kosovës.
Në janarin e vitit 1997, njësitë guerile kishin organizuar njësitë e tyre thuaja në çdo cep te trojeve të okupuara shqiptar. Më 16 janar të këtij fillim viti, formacionet speciale për veprim të shpejtë të UÇK-së, kryen një atentat në Prishtinë, për asgjësimin e Radivoje Papoviqit, i cili ishte Rektor i dhunshëm i Universitetit të Prishtinës, për të cilin UÇK kishte njohuri për aktivitetin e tij antishqiptar kundër arsimit shqip në Kosovë. Në këtë atentat u plagos rëndë vetë Rektori Papoviq dhe shoferi i tij Nikolla Llaziq. Vetëm pak ditë pas këtij aksioni, shërbimi sekret serb i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të njësitit të UÇK-së në rrethin e Prishtinës, i cili udhëhiqej nga Komandanti Zahir Pajaziti. Më 28 janar 1997, në mënyrë spektakolare, në Prishtinë u arrestuan Nait Hasani, njëri ndër themeluesit dhe Shef Operativ i UÇK-së, dhe Bislim Zogaj, anëtar i Shtabit. Më 31 janar 1997, përderisa ishin duke shkuar në një aksion, Zahir Pajaziti, bashkë me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun u rrethuan nga policia serbe, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, pasi siç duket, vetura e tyre përcillej ditëve të fundit nga shërbimi sekret serb. Në kushte të një rrethimi të hekurt nga falangat serbe, edhe pse në ksuhte pakrahasimisht të pa barbarta, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, megjithate vendosin të luftojnë , duke tentuar që edh të qajnë rrethimin. Te zënë në pritë thuaja të pa kapërcyeshme, ata përdorin të gjithë arsenalin e armatimit që kishin, ndërsa Hakifi që me gjasë ishte duke vozitur veturën provon që të ikë qindra armëve që ishin drejtuar nga ata. Gjatë luftimeve, vetura përshkohet me breshëri plumbash nga të gjitha anët. Rënia e tyre heroike më 31 janar 1997, në Pestovë afër Vushtrrisë, ishte alarm për shqiptarët, veqanarisht politikën e kotjes, se lufta e armaosur ishte në prag dhe se shqiptarët duhet të përgatiten për luftën që po vie. Me gjithë anatemimin që i bëhej UÇK-së dhe bartësve të saj nga ,, institucionet legale“ të Kosovës, pas rënies së Zahir Pajazitit me shokë, situata politike dhe ushtarake po ndryshonte me hapa të shpejtë. UÇK kishte filluar të gjejë përkrahje te të rinjtë atdhetarë dhe te studentët dhe tani të gjithë kishin filluar të besonin praninë e UÇK-së, si diçka të rëndësishme që po ndodhte për Kosovën. Një pjesë e tyre po mundohej të gjente kanale për të rënë në kontakt me ata që ia kishin kthyer pushkën Serbisë. LPK në një Komunikatë për opinion thekson se, me këtë valë të dhunës, okupatori ka për qëllim të thyhej ngritjen morale të popullit shqiptar, që u bë pas veprimeve të armatosura të UÇK-së.10
Beteja e 31 janarit 1997, ishte njëra nga betejat e para frontale të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.11 Të gjitha këto beteja janarësh të shenuara në historinë e kombit shqiptar, shërbyen në mobilizimin e shtresave atdhedashëse të trojeve shqipare, për mobilizim të radhëve dhe bashkim të gruoeve të dnryshme atdhetar, të cilët në asnjë moment nuk u frikësuan e as nuk u ndalën në luftë për liri dhe bashkim kombëtar. Ky mobilizim dhe kjo vendosmëri e qindra e mijëra bijave e bijve më të mirë të kombit, brenda dhe jashtë vendit, realizoi qindra e mijëra demonstrata, takime, njoftime e debate, përmes të cilave shqiptarët bashkoheshin për të ecur ballëlartë drejtë fitores. Janarët e përflakur, ndër vite, dekada e shekuj, janë gjurmë të përpjekjeve titanike për luftërat çlirimtare andej e këndej Drinit, të cilët krijuan shtetin Shqiptar në vitin 1912 dhe Shtetit e Kosovës në qershor të vitit 1999, gjegjësisht me 17 shkurt 2008!
Lavdi lufës heroike të popullit shqiptar për Liri!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjëve të kombit!
Rroftë Shqipëria e bashkuar!
Mr.sc. Metush Zenuni, 12 janar 2021, Fribourg -Zvicër.
_____________
Referencat :
1. Historia e Popullit Shqiptar., Vol. I . Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Toena. Tiranë, 2002.
https://kurbini.info/2018/01/16/vdekja-e-skenderbeut-17-janar-1468/
2. Gazeta Italiane, “L‘Unione Liberale”.
3. “Historia e Shqipërisë së Re”, Vlorë 1923, fq. 241).
4. 01.01.2018, https://www.radiokosovaelire.com/konferenca-e-bujanit-31-12-1943-2-1-1944/
5. Mr.sc. Metush Zenuni, Lëvizja Popullore e Kosovës, punim në dorëshkrim.
6. Deklarata e Ibrahim Kelmendit, datë 11.02.2014, Prishtinë
7. Po aty,
8. Rilindja, 13 janar 1984, f.6
9. Ramadan Avdiu, Epoka e Re, 24.2.2004.
10. Mr.sc.Metush Zenuni, vepra e cituar
11. https://www.koha.net/arberi/206372/23-vjet-nga-renia-e-zahir-pajazitit-hakif-zejnullahut-dhe-edmond-hoxhes/