NЁ RRAJCЁ MUNGON BUSTI I PROKURORIT XHEVAT HANA

Në Rrajcë mungon një bust

NЁ RRAJCЁ MUNGON BUSTI I PROKURORIT XHEVAT HANA

Nga Ahmet Çollaku

Më 5 Janar të vitit 2011, nipi im Xhevat Hana, Prokurori i Krimeve, ndërroi jetë!

Ishte muaji i Panairit të librit kur ne u takuam dhe pimë kafe aty pranë, ishte buçko. Nëse do të lexoni shtypin shqiptarë, aty nga viti 2011 e këtej, do të kuptoni dramën e madhe të familjes Hana, vdekjen e nipit tim, të princit të Rrajcës, atij që nuk kishte frikë. Ashtu si heronjtë e përrallave. Tani, nipi im, ska për të zbritur kurrë aty në Majë të Hundës, aty ku është busti i Heroit tonë Kombëtarë, Skënderbeut, aty ku rruga automobilistike përshkonte gati një rreth, aty ku të shëmbellente sikur ishe një podium antik,që sodiste një ndeshje gladiatorësh. Pra, që andej, si në fundin e një gote vere, nipi im, Xhevat Hana, do sodiste këtë peizazh magjepës me dëshirën sublime, do të ecte tre orë në këmbë deri në Skënderbe.

Shtëpia e Xhevatit atje në Skënderbe nuk duket nga Maja e Hundës, mund të duket me ndihmën e një pasqyre reflektuese lartë në qiell. Një herë, vite më parë, rrugën deri në Skënderbe, e bëmë bashkë, unë, Xhevati dhe Gurija, nëna e tij, çupa e xhaxhait të madh. Shkuam nga Polica, një rrugë plotë me kujtime fëminore. – Kam shumë punë, – tha diku Xhevati. – Mos mu telendis shumë, – ia ktheu Gurija, nëna e tij e mbështjellë flokët me shami…

Atëhere nipi im, luftonte për një ideal të madh, për drejtësinë kombëtare. Dhe nuk kishte frikë, ishte trim, kërkonte rrënjët e krimit, qeveritarët që bënin kërdi… Kujdes, e porosisja unë, por ai nuk më dëgjonte. Xhevati ka lindur në fshatin Skënderbe në një shtëpi ndërtuar me gurë gëlqerorë, rrëzuar nga ajo faqe malli mbi krye, gurë, që u gëdhenden nga ustallarët e fshatit, brezat e atyre që ndërtuan Stambollin.

Ky prokuror ndeshej me ujqë të mëdhejë. Ah, më duket se unë e mora në qafë nipin tim, unë u bëra shkaktarë që ai shkoj ndoqi shkollën e drejtësisë, në këtë vënd, ku drejtësia kërkohet me kandil dhe të huajit i hedhin ujë… Nipin tim ma helmuan, ashtu siç kanë helmuar shume strategë. Të vjen për të qarë të shikosh shtëpinë e tij në Skënderbe, tani duket si një karakollë ku ka plasur një bombë… Metamorfoze shqiptare… Nipin tim e helmuan, sepse ai po kopsiste disa dosje të mëdha, si ate të Remzi Hoxhës, të Rrugës së Kombit, e të tjera. Ai që bëri këtë gjëmë, del në dritare, pastaj zbret dhe ngjitshkallët, pa u fshikur nga asnjë hithër, është ai që derizhon një kombë të tërë, mëkatari, kurse Rama, Zoti e di se kujt i predikon… Atje në Skenderbe, shtëpia e Xhevat Hanës u shëmb, tani duken ca mure si brinjë të një njeriu misterioz, a një fosile parahistorike. Zaten kështu i ka shkuar fati Rrajces, dikur Serbi e dogji tri herë, socializmi e bëri copa copa, demokracia krijojë ligjin 7501…

Eh, çfarë s’bënë poshtërsia, dinakëria, tradhëtia… Ja çfarë shkruan një qytetar poshtë një shkrimi, „I nderuar, njerëz si Xhevati janë aq të mëdhenj e të lartë sa politiqenët apo qeveringomarët e vendit tonë nuk ia vlen as t`i zënë me gojë. Xhevati do të kujtohet nga populli shqiptar si Prokurori që akuzoi dhe fitoi mbi qeverinë. Ҁ’kohë po jetojmë? Në Rrajcë mungon busti i nipit tim!

—————–

A u helmua Xhevat Hana?/ 5-vjet pas vdekjes së Prokurorit të dosjeve “të nxehta”, familja kërkon drejtësi: Ia morën jetën!

https://www.balkanweb.com/a-e-helmuan-xhevat-hanen-5-vjet-pas-vdekjes-se-prokurorit-te-dosjeve-te-nxehta-familja-kerkon-drejtesi-ia-moren-jeten/#gsc.tab=0

***

Xhevat Hana, prokurori i Zanit – (14 Mars 1999)

https://www.youtube.com/watch?v=EYZhIfE7gF4

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura