NACIONALIZMI ЁSHTЁ VETЁVENDOSJE PЁR LIRI DHE SHTET KOMBЁTAR

NACIONALIZMI ЁSHTЁ VETЁVENDOSJE PЁR LIRI DHE SHTET KOMBЁTAR

Nga Skënder Sadri Kapiti

Shqiptarët duhet të ndahen, ta ndëshkojnë dhe ta mposhtin jo vetëm egoizmin e tradhëtinë por edhe hipokrizinë. Shqiptarëtv  kanë luftuar për liri, për vetëvendosje dhe për shtetin kombëtar.

Shkurtimisht, mendoj se shqiptarët duhet të dinë se:

1-Kombi përparon me dituri duke lodhur trurin me lexime e studime, kombi përparon me ligje të mira dhe me mirëqënie. Kombi duhet të edukohet me Edukatën Hyjnore dhe të njohë e të zbatojë Ligjet dhe Drejtësinë Hyjnore.

2- Shqiptarët duhet të dinë se çfarë duhet të presin nga politikanët dhe pushtetarët e tyre. Duhet të dinë t’i zgjedhin ata të cilët duhet dhe që i duhen atdheut dhe shqiptarëve.

Shqiptarët duhet të dinë se elita politike e tyre dhe sundimtarët e tyre në Shtetin e tyre nuk kanë qenë fisnikëria, as burrëria dhe as krenaria kombëtare, as virtyti e as vlerat; nuk kanë qenë  ata të cilët kanë meritat dhe as ata të cilët kanë sakrifikuar më së shumti për Shqipërinë, por kanë qenë dhe janë ata të cilët i kanë dëbuar, përndjekur dhe që i kanë edhe vrarë ata të cilët jipnin gjithçka per atdheun.

Shqiptarët nuk duhet të presin dhe as të tolerojnë e të mashtrohen prej gënjeshtrave,korrupsionit dhe prej mashtrimeve të politikanëve e pushtetarëve të tyre, si dhe duhet t’i ndëshkojnë mëkatet e tyre: sidomos mëkatin e tradhëtisë, të premtimeve mashtruese dhe korrupsionin e tyre.

3-Shqiptarët duhet të  ndëshkojnë padrejtësitë dhe jo  të largohen nga atdheu prej tyre; duhet të jenë  të ndërgjegjsuar dhe të dinë e te njohin forcën e tyre kombëtare si të pasfidueshme nga asnjë shtet e komb tjetër  si dhe as  nga asnjë pushtet, dhe se mbipushteti është vetëm vullneti i tyre patriotik, inteligjent, i drejtë dhe i pamanipuluar.

4- Shqiptarët duhet të dinë se pa mposhtur inatin, xhelozinë dhe sidomos egoizmin  kundër virtytshmerisë, vlerave kombëtare dhe moralitetit human; pa mposhtur egoizmin dhe urrejtjen  kundër të të merituarve, të të dinjitetshmëve dhe patriotizmit nuk mundet që të çlirohen energjitë vitale zhvillimore politike, patriotrike, kombetare, demokratike, intelektuale, akademike e shkencore, ekonomike etj.

A nuk e shohim se si në Shqipëri persekutohen  vlerat  me shume finese dhe djallëzi. Askund në politikë, as në diplomaci, as në parlament , as nëpër pushtet, as në drejtësi  as në akademi nuk kanë vënd pasardhës të familjeve fisnike dhe kombëtare, as talenti, as dhuntia, as profesionalizmi dhe as atdhetarizmi. Sot truri dhe inteligjenca shqiptare po marrin arratinë. Për pak kohë në Shqipëri e as në Kosovë ndoshta  nuk do të ketë as shkencëtarë, as mjekë e madje as ustallarë e as elektricistë.

 5- Shqiptarët duhet ta dinë pse edhe sot shqiptarët ikin nga Shqipëria. Dihet se ikën dhe u dëbuan shqiptarët e Çamërisë prej krimit, terrorit dhe genocidit grek; dhe ikën e u dëbuan në vitin 1999 një milion shqiptarë  nga Kosova prej regjimit kriminal e genocidial serb. Por shqiptarët duhet ta dinë por besoj se edhe e dinë pse duan të ikin edhe sot nga Shqipëria 79% e të rinjve shqiptarë sipas Gallup-it –organizatës e cila bën anketim mbarë global?! Pse, pra?!

Këtë e dinë shqiptarët po pse nuk reagojnë kundër atyre të cilët ua imponojnë ikjen dhe braktisjen e Shqipërisë!? Pse-në e mosreagimit kundër këtij imponimi nuk po dihet se a e dinë apo jo shqiptarët!!??  

Nuk po dihet edhe PSE-ja tjetër, ajo se përse qytetarët shqiptarë nuk u shkojnë pas atyre të cilët u thonë të vërtetat, atyre të cilët sakrifikojnë nga vetja e tyre energjinë intelektuale, guximin intelektual e patriotik për të mirën publike, por më shumë lexojnë thashethemnaja të  mediave mercenare dhe  intelektualizmin shterp, ordiner e negativ dhe  merren me vogëlsira, ngatërresa e thashetheme ndervete  dhe nuk solidarizohen e nuk mbështesin të vertetat qe demaskojnë politikën dhe drejtësinë e kriminalizuar e të korruptruar. Pse p.sh. nuk e mbështesin sa dhe si duhet  publikisht dhe mediatikisht VETTING-un, pse nuk e inkurajojnë punën e tij?!

Pra, shqiptarët duhet të ndahen, ta ndëshkojnë  dhe ta mposhtin jo vetëm egoizmin e tradhëtinë por edhe hipokrizinë.

Sot kombëtarët, nacionalistët, patriotët dhe inteligjencën  nuk i internojnë dhe as nuk e pushkatojnë siç bëri diktatura komuniste, por i izolon, i streson  dhe i dëbon  “indiferentizmi demokratik” djallëzor i politikës të cilën e kanë pronë të tyre trashëgimtarët dhe pinjollët e nomenklaturës së komunizmit, krimi, korrupsioni ,trafikantët e votave dhe të drogës, injoranca dhe tradhëtia.

6- Shqiptarët duhet ta dinë e t’i njohin mirë armiqt tradicionalë dhe të egër të tyre. Duhet të jenë vigjilent dhe syhapur e të përgatitur politikisht, diplomatikisht dhe sidomos ushtarakisht, sepse pavarësisht se Shqipëria është në NATO dhe Pavarësisht synimeve të Shqipërisë e të Kosovës për në BE, dhe pavarësisht globalizmit: sllavo-grekët kurrë nuk do të heqin dorë nga antishqiptarizmi e shovinizmi i egër i tyre, nuk do të heqin dorë as nga provokacionet dhe përpjekjet e tyre për destabilizimin  e Shqipërisë dhe  as nga diversionizmi dhe financimet për të blerë tradhëtinë  dhe agjentë  nga radhët e politikës, pushtetarëve dhe të mediave shqiptare siç u bë publik  edhe rasti më i fundit ku politikanë e mediat greke deklaruan se ministria e tyre e jashtme  paska fonde sekrete për të blerë media, politikanë dhe për të financuar edhe Kishën Ortodokse për të lobuar në Shqipëri për interesa të Greqisë.

7- Shqiptarët duhet të njohin, të dinë dhe të respektojnë aleatët e vërtetë , besnikë e seriozë të tyre, e që SOT janë Shtetet kryesore të BE-së, dhe sidomos SHBA, aleati jetik strategjik global i shqiptarëve, si dhe Turqia si aleatë i madh besnik e strategjik rajonal në Ballkan. Dhe po kështu ndaj tyre duhet që edhe shqiptarët të jenë për ta aleatë besnik, të qëndrueshëm dhe mirënjohës reciprokisht  ndaj tyre.

8-Shqiptarët duhet ta dinë se koha punon tani për të vërtetën, për shqiptarizmin më shumë se kurrë. Kurrë më e favorshme se sot për shqiptarët nuk ka qenë koha. Prandaj duhet të shpejtojmë që ta kapim kohën dhe të jemi në kohë, se mjaft na kanë penguar të tjerët, dhe mjaft jemi të vonuar në rrugën e Bashkimit Kombëtar, të mirëqënies dhe të qytetërimit.

9-Është koha që shqiptarët duhet të bëhen e të ndjehen  thellë  shpirtërisht  si shqiptar. Shqiptarët duhet të ndjejnë dhimbje për çdo fatkeqësi që i ndoh kujdo shqiptari; duhet të jenë solidarë dhe ta mbështesin njëri-tjetrin, shoqërinë dhe drejtësinë ligjore e sociale, dhe jo të mbeten vetem te interesi i ngushte personal,pasi interesi i ngushte dhe vetem personal dhe pandjesia e papergjegjshmeria për të tjerët, kjo vetëm sa i korrupton njerëzit.

10-Shqiptarët duhet ta dinë se interesi i çdo shqiptari  gjëndet brënda interesit të përgjithshëm, brënda atij publik dhe atij kombëtar. Shqiptarët dhe  interesi kombetar është një. Shqipëria dhe  Kosova duhet të interesohen dhe të mbrojnë maksimalisht  të drejtat kombëtare të shqiptarët në trojet e tyre në  Çamërine shqiptare,Maqedoni, Mal të Zi në Luginën e Preshevës e kudo ku ka shqiptarë.

Kombi mbi të gjitha.

Askujt nuk i lejohet, as edhe atyre që edhe nëse kanë dhënë ndonjë kontribut për kombin, as atyre  nuk i lejohet që me këtë kontribut të justifikojnë përfitimet, vjedhjen, tradhëtinë, hajninë,pasurimin e paligjshën dhe korrupsionin. Durres, 10 Nentor 2018

Është detyrë e familjes,e shkollës,e akademisë dhe e  shtetit që të edukojë  brezat me nacionalizëm.

Është detyrë kombëtare që cdo shtetas t’i bindet dhe t’i nënshtrohet interesit kombëtar, nacionalizmit.

Edukata dhe disiplina nacionaliste është e lidhur ngushtë me sundimin dhe zbatimin e ligjit, dhe kush shkel ligjin  duhet dënuar nga drejtësia. Duhen ndëshkuar ashpër edhe tradhtia e bartësit e saj, ashtu edhe korrupsioni dhe ata që përhapin e promovojnë agjenda antikombëtare, ata që ndjellin e bëjnë përcarje shoqërore, krahinore e fetare.

 NË ASNJË MËNYRË NUK DUHEN VOTUAR DHE AS U BESUAR PUSHTETI INJORANTËVE, MASHTRUESVE,HAJDUTËVE DHE TË KORRUPTUARVE.

Parimi i nacionalizmit është: anëtarët e kombit të duan njëri-tjetrin dhe atdheun e tyre të përbashkët; të ndjejnë dhimbje dhe të kenë ndjesinë kombëtare ,si dhe të ndjejnë dhe të lartësojnë  krenarinë kombëtare: të jenë mirënjohës  dhe të respektojnë sakrificat dhe meritorët që kanë kontribuar dhe që kontribuojnë për atdheun dhe kombin.

Aleancat e miqësirat e kombit me kombet e tjera janë së pari interesa, dhe ato aleanca e miqësira ndryshojnë sipas interesave.Anëtarët e kombit duhet të ndërtojnë marrëdhënie besimi mes tyre kundër përcarjes.

Kombshteti  duhet të ndërtojë marrëdhënie të besueshme mes shtetit kombëtar e politik me antarët e tij.Antarët e kombit duhet të duan atdheun dhe njëri-tjetrin.

Kombi dhe shteti duhet të jenë të parët,dhe mbi interesin personal.

Shtetësia dhe pavarësia kombëtare janë vepra më e madhe e kombëtare.

Pavarësisht se kombet në caste kohore ndërtojnë aleanca shtetërore, kualicione ushtarake dhe marrëdhënie miqësore , ato janë të përkohshme dhe ngrihen mbi baza interesash e përfitimesh reciproke. Me ndryshimin e rrethanave dhe kushteve edhe aleancat bien e prishen dhe ndërtohen të reja  si dëshirojnë interesat e kombeve.

Dihet historikisht se aleatët e dukurshëm mes veti janë bërë edhe armiq të mëdhenj mes tyre. Shqiptarët tashmë janë bindur se askush nuk i do shqiptarët më shumë se cfarë ata do të duhej të duan shqiptari shqiptarin.

Kombi duhet të ndërtojë shtetin human ku antarët e tij të gjejnë sigurinë, lumturinë dhe të realizojnë humanitetin dhe ndjesinë e përgjegjësinë kombëtare,dinjitetin dhe personalitetin, drejtësinë dhe besimin ndaj njëri-tjetrit.

Politika e një shteti kombëtar duhet t’ua bëjë shtetasve të saj atdheun që atë ta shohin si djepin që  rrit, edukon dhe që përkujdeset për antarët e kombit kudo që ata janë.Shqiptarët duhet t’a dinë se asnjë komb tjetër nuk rrezikon qytetarët e vet as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët, përvecse kur ua don interesi.

Askujt të huaji nuk i duhet besuar deri në fanatizëm.

Edhe internacionalizmi, edhe globalizmi rezultuan fasada mashtrimi, sepse në fund të fundit ato dhe prej këtyre ideologjive,politikave e strategjive  fituan dhe u shfrytëzuan nga interesat e kombeve e shtetet e fuqishme.

Durrës – Maj 2026

Nga Skender Sadri KAPITI ëahtë autor i librit “TRIUMFI I KOMBITI”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura