NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT, FLORIM RUSHITI – KINGJI  

Në 23 vjetorin e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik!

NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT, FLORIM RUSHITI – KINGJI  

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 26 Maj 2022

Florim Rushiti, ka lindur më 2 prill 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ndërsa ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në majen e Pashtrikut, saktësisht “Te varri i Pashtrikut”, në Drejtim Taktik – 2 (DT-2), gjatë Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik, 26 maj – 10 qershor 1999.

Sipas dokumenteve arkivore të luftës, Florim Rushiti me pseudonimin KINGJI, ishte ushtar i Skuadrës së parë të Togut të Dytë në Njësinë Speciale Diverzanto – Vëzhguese TF-0 (DT-2), me K-ndant Fadil Rifat Zejnullahu, nga Llausha e Skënderajt, dhe zv.K-ndantët Bexhet B.Kuqi dhe Remzi Shala nga Theranda (ish Suhareka). Në Pashtrik ka luftuar edhe vëllai i Kingjit, Lulzim Rushiti – Luli …

——–

Më 20 gusht 2021 së bashku me bashkluftëtarët e dëshmorit Florim Rushiti – Kingji vizituam vendrënien e tij në maje te Pashtrikut.

***

Pashtrik, 20.08.2021: Nderim Dëshmorit të Kombit, Florim Rushiti në Pashtrik, „Shigjeta“ – DT2…

Kliko këtu 👇👇👇

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për dëshmorin, Florim Rushiti – Kingji dhe gjithë dëshmorët tjerë që ranë gjatë Operacionit Shigjeta në Pashtrik.

_____________  

Shtojcë

Nga arkivi, më 26 Maj 2021

Në 22 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” Pashtrik

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT ME DËSHMORËT E RËNË NË FUSHËBETEJAT E PASHTRIKUT, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA”, MAJ – QERSHOR 1999!

Nga Sheradin Berisha, 26 Maj 2021

https://pashtriku.org/manipulimet-e-ruzhdi-saramatit-me-deshmoret-e-rene-ne-fushebetejat-e-pashtrikut-gjate-operacionit-shigjeta-maj-qershor-1999/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura