NDEROJE HEROIN E KUVENDIT TË KOSOVËS, TRIBUNIN E KOMBIT RAMIZ CERNICA

Letër për Ramiz Cernicen, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca

NDEROJE HEROIN E KUVENDIT TË KOSOVËS, TRIBUNIN E KOMBIT RAMIZ CERNICA

Shumë i dashur dhe i nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca!

Më 8, 9 dhe 10 Korrik 1945, i ka zhvilluar punimet Kuvendi famëkeq i Kosovës në Prizren!

Në atë kuvend u morrën vendime të cilat prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 e lanë Kosovën nën Serbi dhe ëndrra e bashkimit me Nanën Shqipëri vazhdon…

Në atë Kuvend të Kosovës në Prizren, i cili ishte i kombshëm për fatet e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, biri i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, Heroi i Kuvendit, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica, shkelqeu…

Ashtu sikur e dini edhe Ju i nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca,

Ramiz Cernica, Gjeniu i Parlamentit të parë të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, në seancën e mirënjohur, doli hapur e pa ekuivoke kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia, dhe tha Jo me Serbinë!

Shumë i dashur Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca!

79 vite janë bërë dje me 8 Korrik, sot kur po ju shkruaj dhe nisi letrën më 9 Korrik, janë fiks 79 vite, kurse nesër me 10 Korrik, bëhen 79 kur i mbyll punimet Kuvendi kobëzi, dhe Kosova me votën edhe të delegatëve shqiptar mbetet nën Serbi!

Në 79 vjetorin e qëndrimit heroik të Deputetit Legjendar të popullit shqiptar Ramiz Cernica, nderoje me Mirënjohjen më të lartë të Kuvendit të Kosovës, dhe në vitin e ardhshëm në 80 vjetor, ngritja Përmendoren në Oborrin e Kuvendit të Kosovës, në krah të Shtatorës së Gjergj Kastriotit Skenderbeu e përballë Përmendores së Presidentit Ibrahim Rugova!

Shumë i dashur Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, shpresoj se Letra ime për Ty, do të gjejë mirë e shëndoshë, dhe do ta nderosh me shpejtësi dhe me vendim historik, birin e madh të Kombit, demokratin e madh dhe titanik Ramiz Cernicën!

Me respekt dhe mbetem me shpresë se do bëhet realitet misioni i letrës time!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 9 Korrik 2024!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura