EDHE NË LANDAU DHE SHTUTGART TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT DHE JO VETËM…

Shkruan: Nusret Pllana12 Nëntor 2022

BAJERN – LANDAU

Promovim dinjitoz i librit “ VERGISS NIEMALS – MOS HARRO KURRË “, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Rëndësi të veçantë këtij promovimi i kushtoi edhe shtypi gjerman!

Organizator: Shoqata „ILIRIDA“ – Landau

Në amfiteatrin e bukur të qytetit Landau të Bajernit të Gjermanisë, në një atmosferë të bukur, ku ishin të pranishëm një numër i madh i vëllezërve dhe motrave tona gjithandej Mërgatës Shqiptare nga Gjermania, ku muar pjesë aktive edhe Kryetari i Komunës Landau, z. Thomas Lorenz( të cilit z. Pllana ia dhuroi librin „Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999, i përkthyer në 8 gjuhë të huaja), z. Tefik Jaha – Kryetar i Shoqatës kulturore e humanitare shqiptaro – gjermane  ILIRIDA, z. Mirsim Gashi, z. Sevdail Gashi, gazetari i mirënjohur shqiptar dhe Kryetari i Ballit Kombëtar të Kosovës, z.Gazmend Islami nga Nyrnbergu, gazetarja gjermane Andrea Schwarzmeier, gazetari gjerman Von Christian Melis, Ujkan Nikçi, Lumni Nimani, Bahri Shyti, Salih Dernogllava, veprimtari dhe intelektuali shqiptar nga Ukraina Aleksandër Lekaj, arsimtarja e nxënësve shqiptarë në Landau, znj. Mervete Ismajli, poetja e re dhe e talentuar, njohëse e shumë gjuhëve të huaja, Greta Miftari etj., të cilët me emocione e duartrokitje të shpeshta i nderonin autorët e librit Vergiss Niemals –  Mos harro kurrë, por edhe bashkëautorët e filmit dokumentar Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999, Nusret Pllanën e Esat Shalën.

Shumë faleminderit organizatorit, z. Tefik Jaha me ekipën e tij , për këtë manifestim kaq dinjitoz e mbreslënës për të gjithë pjesmarrësit e kësaj mbrëmje të suksesshme!

P. S. Pas promovimit të këtyre veprave publicistike dokumentare, të pranishmit e shumtë në selinë e Shoqatës „ILIRIDA“, i argëtoi me një program të pasur muzikor, këngëtari i mirënjohur shqiptar, z. Halit Gashi me ekipën e tij, të cilët i falënderojmë përzemërsisht!

*** 

Shkruan: Nusret Pllana 19 Nëntor 2022

SHTUTGART

Në nderim të Festave të Nëntorit të Madh!

Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët!

Në selinë e Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart, u promovuan suksesshëm veprat: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” i autorit N. Pllana, libri i xhepit VERGISS NIEMALS – MOS HARRO KURRË,  i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe filmat dokumentarë Kush i vret fëmijët dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala.

Përveç shumë bashëatdhetarëve tanë, në këtë promovim veprash publicistike e dokumentare, të organizuar suksesshëm nga Konsullata e R. së Kosovës, morën pjesë aktive edhe Konsullja e përgjithshme, znj. Lumturie Lipovica, Konsujtë e kësaj Konsullate në Shtutgart, z. Besnik Miftaraj e z. Gramoz Berisha, veprimtarë e afaristë të shumtë si; Baki Mustafa, Ukë Blakaj, Faton Pllana, Can Tahiri, Shemsedin Balaj, Sejdi Rexhepi, Naim Sheremeti, Ilmi Mustafa, përfaqësues të Unionit të studentëve shqiptarë në Shtutgart në krye me z. Medjen Izairi, arsimtarja e nxënësve shqiptarë në Shtutgart, znj.Fehmije Koqinaj – Hoxhaj, e shumë adhurues të librit e të filmit dokumentar, të cilët u shprehën shumë të kënaqur me promovimin e suksesshëm të këtyre veprave dokumentare me karakter shkencor e historik, të cilat kishin vetëm një porosi – mos harresën e kujtesës historike dhe mosbarazimin e viktimës me kriminelin, tendencë kjo ogurzezë edhe e institucioneve relevante të drejtësisë ndërkombëtare, siç është edhe ajo e Tribunalit të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, e ashtuquajtur e Dhomave Speciale, e cila me vite i akuzon padrejtësisht kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime të supozuara, ndërkaq kriminelët e Serbisë nazifashiste e gjakatare, për mijëra e mijëra krime mbi popullatën civile e duarthatë shqiptare, le që nuk i akuzon kurrë, por i ka amnistuar e rehabilituar të gjithë, edhe pse veprat tona dokumentare e argumentojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët, jo vetëm të fundluftëscsë viteve 1998/1999, por edhe të një periudhe të gjatë gati dyshekullore.

Në fund të këtij manifestimi kulturor e shkencor, që u mbajtë në nderim të Festave të Nëntorit të Madh, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare atdhetare dhe publicisti tropojan, z. Can Tahiri dhe Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart, znj, Lumturie Lipovica, në shenjë respekti dhe nderimi për veprimtarinë e tij të parreshtur në shërbim të humanizmit dhe atdhedashurisë, autorit të këtyre veprave, z. N. Pllana ia ndanë mirënjohjen e Federatës Universale të Paqës, me titull Ambasador për paqe, të nënshkruar nga Rev.Dr.Sun Myung Moon, Founder dhe Dr. Hak Ja Han Moon, Co – Founder.

___________________

EDHE NË MANHEIM TË GJERMANISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT DHE JO VETËM…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura