NË GJERMANI U PROMOVUA LIBRI “MASHTRIMI I MADH” I AUTORIT BARDHYL MAHMUTI

St. Gallen, 18. 01. 2016: Dje në Aidlingen të Gjermanisë, u promovua libri „Mashtrimi i Madh“ i autorit Bardhyl Mahmuti. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe shumë bashkëveprimtarë të autorit si dhe personalitete si: Bedri Islami, Hasan Ukëhaxhaj, ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Bashkim Zeneli etj. Për autorin Bardhyl Mahmuti dhe librin e tij „Mashtrimi i madh“ u bënë vlerësimet më të larta. U vlerësua sidomos puna e tij e përkushtuar shkencore në ndriçimin e së vërtetës për luftën në Kosovë. Autori ndërkaq, përmes bashkëbisedimit me të pranishmit dha sqarime, sa i përketë termave «Gjenocid» dhe «Masakër», duke konkluduar se në Kosovë kemi të bëjmë me aplikimin e gjenocidit kundër shqiptarëve. Interesimi për librin ishte i madh. Rreth 150 eksemplarë u morën nga të pranishmit, kurse kishte një interesim edhe për versionet në gjuhët tjera. Për versionin në gjuhën Gjermane, i cili është në proces të përkthimit, u bënë rreth 35 parapagime. Për shkak të interesimit të madh, prezantimi i librit do të bëhet edhe në disa qendra tjera në Gjermani si Heidelberg, Düsseldorf, München etj.
SHKSH “Mëmëdheu” – Agush Buja, sekretar

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura