NË KAROLINËN E JUGUT (NË SHBA) POLICI KA VRARË NJË ZEZAK ME TETË TË SHTËNA NË SHPINË!

Pashtriku.org, 09. 04. 2015 – Një Polic me ngjyrë të bardhë nga Karolina e Jugut (në SHBA) ka vrarë një qytetar zezak 50-vjeçar me tetë të shtëna në shpinë. Vrasja ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës, pasi që oficeri, Michael Slagger (33), kishte ndalur Walter Scott-in (54) për dëmtimin e një drite. Viktima kishte tentuar të ikte nga polici, por ai nuk kishte treguar mëshirë, dhe kishte shtënë mbi të edhe pse ai nuk e kishte kërcënuar fizikisht. Gjithë këtë skenë trishtuese për fat të mirë e kishte inçizuar një kalimtar i rastit! Vrasja zgjoi vëmendje dhe protesta të madhe në tërë botën. Polici është arrestuar pas një hetimi të bërë nga FBI-ja dhe Departamenti për Drejtësi i shtetit amerikan. Kryetari i Charlestonit, Keith Summey, rajoni ku ndodhi incidenti tha se filmimet kanë qenë faktorë kyç për të konstatuar fajësinë e oficerit që shtiu mbi zezakun.

Shikoni filmimet:
Walter Scott Police Shooting FULL RAW VIDEO.

***

Kohëve të fundit në SHBA kanë ndodhur disa vrasje të amerikanëve me ngjyrë të zezë!

Për më tepër lexoni këtu:
NË SHBA VRITET EDHE NJË ADOLESHENTË ME NGJYRË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3682

…………………………………..
/Editori i pashtriku.org, sh.b

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura