NË PRISHTINË ‘LËVIZJA’ MBAJTI TAKIM KONSULTATIV – NË ZVICËR U MBAJT KUVENDI I PARË ZGJEDHOR…

Pashtriku.org, 22. 06. 2016: Prishtinë, 16 qershor 2016 – Sot në Prishtinë, nën organizimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“ u organizua një takim konsultativ me ish anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si dhe veprimtarë të dalluar të lëvizjes së fshehtë çlirimtare. Takimi u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në prani të rreth pesëdhjetë veprimtarëve nga vise të ndryshme të Kosovës. Në fillim, pjesëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues informuan të pranishmit lidhur me qëllimet e shoqatës „Lëvizja“ që burojnë nga Deklarata e miratuar më 1 gusht 2015 në Prishtinë, në Kuvendin Themelues të saj. U theksua se qëllimi i shoqatës do të jetë shpalosja, afirmimi dhe kultivimi i vlerave e Lëvizjes Popullore të Kosovës si një organizatë bartëse kryesore e veprimtarisë së fshehtë që kishte peshën historike të organizimit të luftës çlirimtare në të gjitha trojet e pushtuara.

Diskutimet ishin të shumta e konstruktive duke i dhënë mbështetje Deklaratës së 1 Gushtit 2015 si dhe duke theksuar domosdoshmërinë e ekzistimit të shoqatës „Lëvizja“. Të pranishmit u zotuan për angazhim konkret në rrethe ku ka vepruar LPK-ja. Nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues u shtrua nevoja e zgjerimit të Këshillit Drejtues edhe për tre anëtarë të tjerë dhe të pranishmit u pajtuan që këtij Këshilli ti bashkëngjiten edhe Afërdita Dervishi, Avni Dehari dhe Bedri Llapashtica. Si nevojë e intensifikimit të punës, u zgjerua edhe Komisioni për hartimin e Projekt-Programit dhe Projekt-Statutit të Shoqatës “Lëvizja” edhe me tre anëtarë të tjerë: Sadri Ramabaja, Emin Kabashi dhe Rexhep Ahmeti. Gjithashtu u shpreh gatishmëria që të punohet më intensivisht deri në Kuvendin e Parë Zgjedhor, që do të mbahet më 31 Korrik 2016 në Prishtinë.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Shoqatës „Lëvizja“
***
U mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër

Neuenhof, 19 qershor 2016 Më 19 qershor 2016, në Neuenhof të Zvicrës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër. Të pranishëm ishin ish-veprimtarë të shumtë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kuvendi u mbajt në një frymë të diskutimit konstruktiv duke theksuar domosdoshmërinë e egzistimit të Shoqatës si dhe forcimit të saj. Pati edhe propozime konkrete të cilat do t’i përcillen në formë të shkruar Kuvendit të Parë Zgjedhor i cili do të mbahet më 31 korrik 2016 në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe ish-veprimtarë nga Gjermania jugore, të cilët u zotuan për forcimin e Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Gjermani. Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin Drejtues prej 13 vetave dhe miratoi Deklaratën në të cilën u bëhet thirrje të gjithë ish-anëtarëve e simpatizantëve të LPK-së, Fondit „Vendlindja Thërret“ si dhe ish organizimeve tjera të fshehta çlirimtare, që ti bashkohen shoqatës „LËVIZJA“. Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e parë ku përcaktoi detyrat e anëtarëve dhe zgjodhi Kryesinë. Kryetar i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër u zgjodh Adnan Asllani, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Agush Buja e Zarije Bajrami, kurse sekretar Taulant Gashi, ndërkaq Metush Zenuni u zgjodh arkatar.
Këshilli Drejtues i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër

* * *

Më poshtë po u sjellim deklaratën e plotë të cilën e miratoi Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës “LËVIZJA”:
Shoqata „LËVIZJA“ Dega në Zvicër
D E K L A R A T Ë

Sot në Neuenhof të Zvicrës zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër. Në Kuvend të pranishëm ishin anëtarë e simpatizantë të shumtë të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kuvendi zhvilloi punimet në një atmosferë konstruktive në të cilën debatet u orientuan drejt angazhimeve të përbashkëta, që dalin nga Deklarata e Kuvendit Themelues në Prishtinë të mbajtur më 1 Gusht 2015. Të pranishmit dhanë edhe propozime konkrete për mbarëvajtje të mëtutjeshme të punës së Shoqatës „LËVIZJA“ të cilat do ti dërgohen Kuvendit Zgjedhor në Prishtinë. Kuvendi zgjodhi Këshillin Drejtues të Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër në përbërje prej 13 anëtarëve. Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ i dha mbështetje të plotë Deklaratës së Kuvendit Themelues në Prishtinë. Kuvendi Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ fton të gjithë ish-anëtarët e simpatizantët e LPK-së, të Fondit „Vendlindja Thërret“ si dhe të ish organizimeve tjera të fshehta çlirimtare që ti bashkohen Shoqatës „LËVIZJA“. Shoqata „LËVIZJA“ do të jetë e hapur për të gjithë ata që e bashkëndjejnë rolin e veprimtarisë që buron nga Deklarata Themeluese e Shoqatës „LËVIZJA“. Kuvendi obligon Këshillin Drejtues që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor në Prishtinë.
Neuenhof, 19 qershor 2016
* * *

Kjo është përbërja e Këshillit Drejtues të Degës së Shoqatës “LËVIZJA” në Zvicër:
1. Adnan Asllani
2. Agron Gërvalla
3. Agush Buja
4. Bardhyl Mahmuti
5. Haki Morina
6. Ibish Neziri
7. Isuf Sherifi 8.
8. Metush Zenuni
9. Niman Krasniqi
10. Ramiz Daka
11. Taulant Gashi
12. Xhevat Zeka
13. Zarije Bajrami

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura