NEW – YORK (1939) / KUR FAN NOLI U DREJTOHEJ UDHËHEQËSVE MË TË LARTË BOTËRORË NDAJ AKSIONIT USHTARAK ITALIAN NË SHQIPËRI (LE TEMPS)

Francë, 27 Tetor 2018: “Le Temps” ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramet e Fan Nolit dërguar asokohe udhëheqësve më lartë botërorë, si arsye e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një protestë nga Imzot Fan Noli, ish-kreu i shtetit shqiptar
Na shkruajnë nga Nju Jorku :
“Peshkopi shqiptar Fan Noli, i cili më parë ishte president i Republikës së Shqipërisë, aktualisht është udhëheqësi shpirtëror i rreth 30.000 shqiptarëve ortodoksë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, u dërgoi të dielën
– z. Roosevelt (presidentit amerikan),
– z. Daladier (kryeministrit francez),
– z. Chamberlain (kryeministrit britanik) dhe
– z. Avenol, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, një telegram proteste kundër aksionit ushtarak italian në Shqipëri.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura