NJË SISTEM PSIKOEMOCIONAL …

Një sistem psikoemocional i larmishëm rrezikon reduktimin apo njësimin

Nga Majlinda Sota Mullaj, Pashtriku 15 shkurt 2023

Provoni të imagjinoni një kohë vetëm me shi kur, deri në një moment të caktuar, jeni mësuar ta shijoni atë të alternuar nga periudha të caktuara me diell, me shi, me erë, me borë e kështu me radhë. Imagjinoni gjëndjen tuaj shpirtërore apo trupin tuaj, mëndjen tuaj se si do të reagojnë, duke përjetuar për vite me radhë vetëm një stinë – atë të verës me thatësira dhe me temperatura të larta ose atë të dimrit me lagështira dhe me temperatura të ulta. Pra imagjinoni sikur do të jetonit një dhe vetëm një stinë. Vetëm duke imagjinuar shpirti, mëndja dhe trupi për vetrezistencë dhe përshtashmëri do të jenë të “detyruar” të prodhojnë një repertor ndjenjash dhe veprimesh të caktuara. Provoni tani të imagjinoni një sistem social të tharë ose në mungesè të tesutit socioemocional!! Imagjinoni një sistem ndjesor i cili pasi ka humbur kualifikimin e tij se cfarë emocionesh do të mund të prodhojè!! Pra kjo do të thotë të eliminosh atë cfarë kemi prodhuar falë ndikimit të shumëllojshmërisë të fenomeneve natyrore dhe shoqërore.

Pra kur sot dëgjon dikë që ligjëron apo flet me gjuhën humane pothuajse të njëhësuar të vjen të mendosh se kemi shkuar mbrapa ose nuk kemi ecur përpara. Në kohën e sotme nuk janë më fenomenet e krijuar nga natyra apo nga shoqëria që po mahnitin gjithkënd. Sot, gjithkush po mahnitet nga mënyra e përdorimit të gjuhës së politikës e cila është përcmuese, urryese, fyese, a thua se, ata që janë përballë të përballëve nuk janë pjesë e shoqërisë që ata jetojnë. Nëse bota perëndimore do të përdorte nëpër foltoret parlamentare të njëjtën  gjuhë të politikës shqiptare, më e pakta që do të ndodhte do të ishte dhënia e alarmit për rrezikun e humbjes së gjuhës  me vlera tè origjinès.  Sanksionimi i gjuhës përcmuese do të ishte një veprim tjetër i ndërmarrë menjëherè nga parlamenti dhe njëkohësisht dënimi i ashpër nga opinioni publik do të mbulonte rrugët e do të shkundte mediat. Më pas personat e masakruar nga kjo gjuhë më patjetër do të kishin ndjekur rrugën ligjore.    

U munduan filozofè të klasicismit dhe të kohërave moderne të krijojnë etikën morale e cila shërben për të rregulluar mardhënien e njeriut me njeriun, duke ju përshtatur rregullit, sipas vendit dhe gjuha, sipas vendit dhe kostumi kulturor.  Po të provoni të uleni sikur dhe për pak kohë për një kafe diku jashtë në ato ambiente që gumzhojnë nga zërat dhe diskutimet e konsumatorëve të ndryshëm, me pa dyshim, do të dëgjoni të rinjtë se si përdorin, për t’u zbavitur, të njëjtën gjuhë, arrogante dhe bullizuese, sikur demostrohet ajo, gjuha e politikës. E vërtetë është që ata e bëjnë për t’u zbavitur por njëkohësisht të bëjnë të kuptosh se groteskja politike është bërë mënyra më e përshtatëshme për të shprehur dufin e tyre.

Pra jemi në një llumnajë gjuhësh të rëndomta dhe më shqetësuesja është se nuk dimë se si mundemi të dalim nga kjo rrugë në të cilën jemi futur. Themi jemi futur sepse me llogjikën normale kush qeveris politikisht duket që ka marr miratimin e popullit. Ky popull që kur del në rrugë, por cfarë them unë,! Pa dalur në rrugë, sapo nxjerr hundën tek pragu i derës, sjellja dhe gjuha e përditëshme që dëgjon është po ajo e arrogancës me  lidhje  të forta bullizmi gjë e cila rrezikon të depërtojè deri në ambjentet e edukimit ku siguria i ka lënè vëndin pasigurisë.

Shpesh për t’u justifikuar themi të tjerët dhe të tjerët thonë prap të tjerët dhe ky “telefon i prishur” lë këta të tjerët që të thonë prap të tjerët dhe kështu përgjegjësia mbi bullizimin, arrogancën, denigrimin nuk ka sesi të marri drejtim, qortim apo dhe një parandalim përderisa të tjerët mbeten po të tjerët. Por dhe kjo që duket një temë tjetër nuk është vecse prodhuesja e shumë faktorëve destabilizues të jetës psikoemotive.

Kudo që kthen kokën ose kudo që të jepet mundësia për një event e të mblidhesh me një grup njerèzish, gjëja që bije në sy menjëherë është mënyra se si i dëgjon ata të flasin, gati si të lënduar apo të pezmatuar, të dëshpëruar dhe me shpresa të humbura. Gjithashtu kjo situatè e mirë ndezur politikisht të krijon përshtypjen që ka zbehur së tepërmi faktorin “shoqëri” duke e konsumuar atë si nga nervat dhe nga humori.  Kjo gjëndje konstatohet edhe në momente kur grupe të ndryshme shoqërore mblidhen për një ditë gëzimi ose një ditë feste sic është e ardhmja në jetë e një fëmije por edhe kur ata mblidhen në një ditë hidherimi sic mund të jetë dita e humbjes e një të afërmi të tyre.

Pra, këto dy ndjenja, që normalisht duhet të prodhojnë emocione ndryshe dhe të skajshme, prodhojnë një dhe vetëm nje emocion, atë të trishtuarën frikë. Zakonisht pritshmëria në ditën e gëzimit është qasja me një humor tepër konstant dhe me një sens adrenaline tepër pozitive,  gjë të cilën e ndihmon sikur përgatitjet përpara por dhe ajo e momentit të festës e cila shoqërohet nga tavolina e shtruar në mënyrën më ekselente, nga muzika dhe të ftuarit që i pergjigjen asaj në mënyrë sa më aktive. Mbi të gjitha ajo që e ndihmon më shumë ditën e gëzimit ose ardhjen në jetë të një jete, janë njerèzit të veshur dhe të rregulluar në mënyrë gazmore sepse është pikërisht jeta e re që i bënë atyre këtë lloj ftese.

Ndërsa kur marrim pjesë në një ceremoni varrimi, pra në një vdekje e cila është një fenomen i jetës i pashmangshëm ne, gjithmonë sipas traditës sonë, e përballojmë atë duke i dhënë respektin e duhur. Kjo fillon që me paraqitjen e jashtme, pra që nga rrobat e zeza e deri dhe tek mënyra e shprehjes së dhimbjes. Pra look-u i përshtatet po asaj gjëndje shpirtërore që situata na vendos përballë. Kjo sepse flitet për humbjen e një personi të afërt, një miku, një shoku, një të njohuri e kështu me radhë.

I bëra këto paranteza për të qënë korrekte me funksionimin emocional që njeriu i sotëm sikur ai i djeshmi ka njohur dhe kërkon të përcoj në brezat që do vijne, duke i bërë kështu rrespekt kulturës së trashguar prej nga koha kur shoqëritë janë krijuar.  Studimet në fushën e edukimit ndërkulturor, me kanë dhënë mundësinë të njoh dhe njëkohësisht të punoj me dhe për persona që janë pjesë e kulturave të kontinenteve të ndryshëm. Kështu kam patur fatin të bashkpunoj me ta, duke thelluar punën dhe respektin mbi zakonet kulturore të secilit prej atyre. Gjëja që më ka bërë përshtypje në këtë fushë është që për cdo “përfaqësim kulturor” vdekja është vdekje, pra ajo është hidherim dhe shoqërohet pak a shumë në të gjitha shoqëritë ose në të gjitha kulturat me të gjithë look-un e sipër përmëndur dhe lindja ose ardhja në jetë e një jete është një festë e cila shoqërohet me humorin dhe adrenalinën e duhur duke prekur kështu majat e zbavitjes dhe të lumturisë.

Por, po kërkoj të kthehem tek këto dy fenomenet e ditëve të sotme, pra tek lindja dhe vdekja sot në vendin tonë. Është interesant fakti se zakonisht për të bërë një studim të tillë duhet në radhë të parë të kesh prekur realitetin për të cilin po flet dhe të mbështetesh jo në sensazione, por në mënyrën e të shprehurit që persona të ndryshëm të vënë në dispozicion nëpërmjet asaj që ata të tregojnë për vetveten dhe ambjentin e vetvetes. Pra kur ata flasin për momente të tilla, pritshmëria e cdo kujt që i dëgjon por aq më tepër e një specialisti të fushës së emocioneve, do të ishte lidhja me pasqyrimin e një imazhi të mirë caktuar. Rigrupohen ndjenja dhe emocione të tilla që vetëm se i përshkruajmë arrijmë të kuptojmë se për cfarë momenti flitet. Njerzit kanë qënë gjithmonë të vetëdijshëm në diferencën që ekziston midis një fenomeni festor dhe atij hidhërues.

Sot që mendohet se fituam lirinë për t’u shprehur sa më lirshëm, duket sikur asnjë nuk të flet më për të. Duket sikur kjo liri e tepruar e pakontrolluar ka krijuar më shumë vuajtjet, më shumë mbyllje dhe më shumë ndarje apo kufizime. Kjo liri e ngatërruar dhe e tepruar nuk është ajo liria që kjo shoqëri kishte ëndërruar. Sepse kjo shoqëri që dje më mirë se sot shprehte ardhjen në jetë të një fëmije apo vdekjen e një të afërmi sot duket si e ngrirë, si e frikësuar të demostroj se c’janë të dy këto fenomenet të marra së bashku. Njerèzit sot duket sikur kanë frikë të shprehen si për të parën dhe për të dytën. Njerzit sot duket sikur kanë frikë të gëzohen apo të hidhërohen.

Pikërisht në këtë kohën e tanishme, kur njerèzimi pretendon se ka bërë përpara, kur liria ka dalur nga limitet e saja, kur fjala ka marrë shijen e mirë përdorimit, është e hidhur të konstatosh që shoqëria, në përgjithësi, duket sikur përshkruan dhimbjen dhe gëzimin pa asnjë kontur ndarse ose më mirë të themi që shoqëria jonë të lë përshtypjen që cdo fenomen i mirë apo i keq, gazmor apo hidhërues reduktohet vetëm tek emozioni “frikë”. Cfarë po ndodh!!? Është një kohë dhe një gjëndje që na con të mendojmë deri në mos ushqimin e botës emocionale, deri në mos shërimin e plagëve që vetëm hapen, hapen dhe nuk mbyllen dot.  Kjo situatè e krijuar duket sikur ka bllokuar emocionet duke i shkaktuar një ngrirje botës sonë ëndrrimtare duke na vrarë sensin poetik, dramatik, satirik dhe duke na kthyer vetëm në tragjik ose në “sagoma” psikozomatike.

Të jetosh në një ambjent social “oscillant” pa kritere ose të jetosh në një ambjent disekuilibrues, të jetosh pa energji, pa motivacion, pa ideale dhe pa vlera të shëndetëshme, e gjithë kjo do të thotë të prodhosh një shoqëri me efekte të brishta si në relacion ashtu dhe në kapacitetin social, afektiv dhe pèrshtatès. Imagjinoni se nga kjo situatë kritike e krijuar cfarë lloj ndjenjash mundemi ne ti përcojmë një fëmije që ndodhet në fazën fillestare të formimit të tij. Se ne jemi bosh në  aktivitetin e jetës sonë motivacionale, emocionale ose se ne ndjehemi të frustruar në ndjenjat dhe emocionet tona cfarë mundet një fëmijë të përfitoj prej nesh!? Cfarë mund të përfitojë një fëmijë prej botës sonë të brendëshme shpirtërore kur ajo ndihet e lënduar, e kërcënuar, e varfëruar apo më keq akoma e friksuar!?

Pra që një jetë t’i kthehet normalitetit të saj, që një shoqëri të sjellè emocionet e saj, që një fëmijë të thithi, nga shoqëria ku ai lind dhe rritet, një botë të pasur emocionale, duhet që më së pari ta clirojmë vet jetën nga ndjenja e frikës, duke i dhënur fjalës lindje dhe vdekje konotacionin e duhur..,. Që t’i kthehemi një normaliteti dhe lirive emocionale duhet të jetojmë me dinjitet cdo emocione sikurse dy emocionet ekstreme sic janë lindja dhe vdekja. Duhet të clirojmë vetveten dhe shoqërinë nga ndjenja e frikës e cila nuk mund të ngatërrohet me atë të hidhërimit apo ngushëllimit kur flitet për vdekjen dhe me atë të lumturimit kur flitet për nje jetë të re, për një jetë të sapo krijuar.

Durës 25 nëntor 2022

______________

FËMIJËT QË JETOJNË NË HARRESË

https://pashtriku.org/femijet-qe-jetojne-ne-harrese/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura