NJERIUN E ZHVILLOJNË MENDIMET!

NJERIUN E ZHVILLOJNË MENDIMET!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 22 Nëntor 2021

Psikologët thonë se humori ndikon shumë në  mendimet e njeriut. Kur ai ka humor pushtohet nga mendimet pozitive, madje e ndihmon atë që gjërat negative të shndërrohen në pozitive. Në këtë kuptim njeriun e zhvillojnë mendimet!

Rrjedhimisht çdo veprim i njeriut pasohet nga mendimi pozitiv apo negativ. Për mua mendimi negativ nuk i bën keq askujt tjetër, përveç vetvetes.

Psikiatri amerikan dr. Daniel Amen në librin e tij: “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, mendimet negative i përshkruan si, “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”!

Ndërkaq mendimi pozitiv krijon vetëbesim te njeriu për t’u përballur me sfidat e jetës.

Diku e kam lexuar se, mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, ndërsa mendimi negativ është vetëm “mbret” i budallenjve!

Nuk thuhet kot, mendimi i shëndosh në trup të shëndosh!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura