NUHI BYTYQI: IK, SHKO NË SHTËPI – RAMADAN MUJA, SEPSE MUA PO MË VJEN TURP PËR JU!

(Prizren, 16. 03. 2013) – Zotri kryetar fytyra nuk është një metër e gjërë dhe e gjatë, por një pëllëmbë sa gjërësia aq lartësia. Po a ke pak ndërgjegje që ta lëshosh atë vend e të shkosh në shtëpi të qëndrosh pranë nipave e mbesave e mos dil jashtë se marrja e zotit! Mua po më vie turp për ty o Ramadan Muja!!!
” -…ndoshta i kemi shkelur procedurat, por pare nuk kemi marrë.” – përgjigje “të përsosur” keni dhënë z.Zamadan Muja. Merreni me mend, një profesor fakulteti, një edukator i shumë brezave, një doktor shkence, një njohës i mirë i gjenezës shqiptare, një qytetar i moshuar, një banor me traditë shumë të gjatë në Prizren.
Këto ditë, si kurrë më shumë në mandatin tënd të qeverisjes si kryetar, ke qenë një “adut” në gazetat ditore, ishe temë e ngjeshur, e përditshme. Fotografitë tua qoftë në faqet e para, qoftë në brendi të gazetave ishin “kapital” dhe padashur ishe në vemendje të mediave qoftë të shkruara qoftë ato elektronike.

I mbyllur në shtëpinë e bardhë aty ku e kaloni kohën si kryetar, shumë gjëra nuk arrini t’i shihni, e mua shpeshherë më rastis si një qytetar me brenga të shumta, por jo në aspektin social, sepse këto ditë në qytet ka shumë më të varfër se unë, i takojmë këta njerëz të mjerë, të leckosur e të zbathur në Prizren, bile shumë afër shtëpisë sate, në lagjen Ortakoll, pranë shkollës fillore “Avdyl Frashëri”, kontenierët e mbeturinave që rrotull tyre takon plot “konsumator” të përditshëm duke i grisur qeset e hedhura për të parë se a po gjejnë diçka për të ngrënë.
Ku e lash pra, si qytetar i pa punë, me bagazh vuajtjesh, torturash, burgjesh (7 vite), ndodhë, e shfletoj Facebookun ku shkruan se Ramadan Muja Kryetar i Prizrenit e ka një aktakuzë të ngritur nga Euleksi me shumë faqe. Të them të vërtetën hiq nuk më erdhi mirë, ngase ta kam dhënë votën.
E pata paralajmëruar Ministrin e Arsimit në zgjedhjet e fundit, ai mu lut që votën ta adrsoj tek PDK-ja dhe Kryetari Ramadan Muja.
– O ministër a je i njohur me rastin tim se çfarë ofendimi më kanë bërë? – ia pata sqaruar ministrit Enver Hoxha.
– Po Nuhi jam i njohur dhe më beso se në momentin e parë pas zgjedhjeve do të takohem me Shefin (Hashim Thaçin) dhe do ta diskutojmë çështjen tënde.
Më besoni se edhe zemra ime, e cila sado që ishte e lënduar anonte nga PDK-ja. Nejse qoftë në nderin e Enverit dhe të shokëve të tij, se edhe elektorati i PDK-së e kanë kuptuar se premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale nuk janë realizuar asnjëherë.
Fjala korrupsion, zhvatje, nepotizëm plaçkitje, shpërlarje parash… këto janë shprehje në të gjitha këto gazeta që përsëriten me qindra herë.
Ju duroni gjitha këto “ofendime” zotri kryetar?!!!
Një fjali u dëgjua nga ju, a ta përsërisë zoti kryetar? A mos ta përsëris? Unë nuk e thash ju vet e keni thënë, nejse po e lë për në fund, vetëm po duhet të ta përkujtoj atë fjali që në zhargonin popullor ne i themi fjalë “budallice”.
Pikërisht për këtë thënje, kryetari i komunës së Prizrenit duhet të shkojë në shtëpi. Inventari i të bëmave keq, po del shumë i ngjeshur. Në cilindo shtet tjetër, kjo formë e arsyetimit dhe keqbërjeve, në shoqërinë civilizuese do ta ofendonte një shoqëri të tërë. Këtu te ne po bën vaki çdo gjë, e që po i vie era, e tërë sipërfaqja e përgjithshme e Kosovës, është e kapluar nga kjo erë e ndotur. Një shok i yni luftëtar në radhët e UÇK-së dhe ish i burgosur politik, poet dhe analist i ngjarjeve i quajtur Fehmi Berisha, në mënyrë metaforike tha:
“- E keqja është që pothuajse të gjitha gozhdat janë të ndryshkura, këtë e bënë lagështia e atmosferës në trojet tona…”.
Zotri kryetar fytyra nuk është një metër e gjërë dhe e gjatë, por një pëllëmbë sa gjërësia aq lartësia. Po a ke pak ndërgjegje që ta lëshosh atë vend e të shkosh në shtëpi të qëndrosh pranë nipave e mbesave e mos dil jashtë se marrja e zotit!
Mua po më vie turp për ty o Ramadan Muja!!!
Po e marr me mend se në çka thirresh:
-“Nuk ka përfunduar gjykimi”?!
A ka më turp se, një profesor, dikur i nderuar, të gjendet në bankën e të akuzuarit?!
Nuk po të them me titull të kryetarit se kësaj pune i doli boja në PDK, se shumë kryetar të komunave tani po përballen nëpër sallat e gjykatoreve.
Baballarët tanë sikur të ishin gjallë, do të thoshin: – “Oj tokë hapu e të futem i gjallë brenda!” e një marri të tillë nuk do ta duronin!!!
Kape njërin e mëshoi tjetrit! Se të gjithë njësoj janë bërë në Prizren, me tërë stafin udhëheqës, të gjithë në ndjekje penale, hetimet vazhdojnë?!
Përsëri një anekdotë të shokut tim llapjan:
Një udhëtar me një thes po ecte rrugës, ndërkohë e takon një kalimtar tjetër. Tani duke ecur së bashu, e pyet:
– Po çka ke në thes?
– E kam plot me dreqër!
– A plot thesin e paske? A bën me kqyr ndonjë!
– Po mor si jo – urdhëro.
Ia ofroi thesin dhe kalimtari e futi dorën brenda në thes e po shkapurit me zgjedh më të “mirin”.
– Po çka po zgjedh o burr, poshtë dreq lart dreq!
O Zot na i largo këta dreqër, e na ruaj prej tyre se si shumë janë bërë!!!

===================================

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura