Më 14 maj 944 …
OZNA – ZANAFILLA E UDB-ës FAMËKEQE!
Nga Sheradin Berisha
https://www.facebook.com/share/p/1BfSptYvEo
Pë gjeneratat e reja që s’kanë njohuri, me këtë rast sjellë një histortik të shkurtër për zanafillën e UDB-ës famëkeqe:
Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte pa dyshim shërbimi famëkeq me akronimin „UDB“.

Ku e kishte zanafillën UDB-a për Kosovë?
Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua shërbimi i parë me akronimin „OZN-a“ – Odeljenje za Zaštitu Naroda (Dega e Mbrojtjes Popullore).
OZN-a fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ-së. Ky formacion përndjekës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë u formua me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte famëkeqi Aleksandër Rankoviqi, i cili për atë ditë (më 1 shtator) i kishte ftuar në një takim, në ishujt Vis të Kroacisë:
1. Miladin Popoviqin (udhëton nga shqipëria),
2. Dushan Mugoshën dhe
3. Spasoje Gjakoviqin.
Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të jetë Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:
1. Ali Shukria,
2. Çedo Mijoviqi dhe
3. Sahit Bakalli.
Me rastin e formimit të të ashtuquajturës „Qeveri demokratike“ në mars 1945, OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (Ministarstvo Unutrašnjih Poslova – MUP), ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it (në janar 1946) OZN-a u shndërrua në UDB (Uprava Državna Bezbednosti) – Drejtoria e Sigurimit të Shtetit – DSSH.
Me këtë emërtim UDB-a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë – KQ LKJ (1 korrik 1966) u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi.

Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB-a u emërtua si SDB (Služba Državne Bezbednosti), Shërbimi i Sigurimit të Shtetit – SHSSH, por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e këtë „shërbim“ e njihte si UDB.
Krahas SDB-s alias UDB-ës në Kosovë ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur me akronimin „KOS“ (Kontra Obaveštajna Služba), Shërbimi i Kundër – Zbulimit – SHKZ. KOS-i ka vepruar në kuadër të Armatës Popullore të Jugosllavisë – APJ (Jugoslavenska Narodne Armije – JNA).
OZN’a – UDB‘a dhe KOS’i ishin dhe mbetën shërbimet më të frikshme sekrete, kundër shqiptarëve, veçanërisht kundër intelektualëve shqiptarë pas luftës së dytë botërore.