PAHTRIKU: NË ‘EMËR TË POPULLIT’ ISMAJL HARADINAJ DËNOHET ME 14 VJET BURG!

(Pashtriku.org, 09. 02. 2013) – Smajl Haradinaj është njëri prej ideologëve më të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare të viteve 70-80’të të shek.XX. Ishte bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës, dhe kryetar i Komitetit të Vendit të “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën ish-Jugosllavi” (LNÇKVSHJ) në Deçan dhe për një periudhë edhe kryetar i të gjitha Komiteteve të Rretheve të LNÇKVSHJ-së që vepronin brenda Kosovës dhe në vise tjera shqiptare. Në javën e parë të gushtit 1981, në Gjykatën e Qarkut në Pejë, trupi gjykues i përbërë nga kryetari i gjykatës: Riza Loci, gjyqtarit: Orhan Basha dhe gjyqtarëve porotë: Pren Veselloviqit, Cvetko Baqeviqi dhe Bajram Blakaj, me aktgjykimin P. nr. 106/81, në “Emër të Popullit” Ismaj Haradinaj e denoi me 14 vjet burg. Në këtë proces gjyqësor u denuan edhe këta atdhetarë: Hasan Ukëhaxhaj nga fsh. Carabreg, Avdullah Hasanmetaj nga fsh. Strellc i Epërm, Jashar Salihu nga fsh. Batush, Shkurte-Drita Kuqi nga fsh. Junik, Xhavit Hoxha nga fsh.Junik, Dinë Ahmetaj nga fsh. Gllogjan, Ali Dervishaj nga fsh. Gllogjan, Nazmi Selmanaj nga fsh. Gllogjan, Muhamet Haklaj nga fsh Isniq dhe Nimon Mustafaj nga fsh.Gllogjan. Ismajl Haradinaj është njëri prej të burgosurve politikë më të torturuar e më të keqtrajtuar në burgjet jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore, por njëherësh është edhe ndër të burgosurit politikë më të pathyeshëm, i cili nuk u nënshtrua për asnjë moment para dhunës së shfrenuar të UDB-së.

Ismajl Haradinaj, më 5 maj 2009, pas një sëmundje të gjatë, si pasojë e torturave të përjetuara në burgjet jugosllave, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë në Suedi. Në shenjë përkujtimi për veprën atdhetare të Ismajl Haradinajt, Pashtriku.org boton Aktgjykimin P. nr. 106/81:

A K T GJ Y K I M I 
P. nr. 106/81
N Ë  E M Ë R  T Ë  P O P U LL I T

Gjykata e Qarkut në Pejë, në trupin gjykues të përbërë nga kryetari i gjykatës, Riza Loci, kryetar, gjyqtarit Orhan Basha dhe gjyqtarëve porotë Pren Veselloviqit, Cvetko Baqeviqi dhe Bajram Blakaj, antarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Fehime Avdiu, në çështjen juridiko-penale të të akuzuarëve: Ismajl Haradinajt nga f. Gllogjan, Hasan Ukëhaxhaj nga f. Carabreg, Avdullah Hasanmetaj nga f. Strellc i Epërm, Jashar Salihu nga f. Batush, Shkurte-Drita Kuqit nga f. Junik, Xhavit Hoxhës nga Juniku, Dinë Ahmetajt nga f. Gllogjan, Ali Dervishaj nga f. Gllogjan, Nazmi Selmanajt nga f. Gllogjan, Muhamet Haklaj nga f. Isniq dhe Nimon Mustafaj nga f. Gllogjan, të cilët i mbrojnë avoketnit Avdylaziz Daci, Mustafa Radoniqi, Gavrillo Vuleviqi dhe Adem Bajri të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Pejë, PP.nr. 62/81 dhe 112/81, të dt. 20. korrik 1981, për shkak të veprave penale edhe atë: I akuzuari Nazmi Selmanaj, për shkak të veprës penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj për veprat penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, si dhe bashkimit të veprimtari armiqësore, nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ; të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasan¬metaj, Jashar Salihu e Shkurte – Drita Kuqi, për veprat penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 114 të LPJ dhe vepres penale nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ, e cila aktakuzë gjatë shqyrtimit kryesor me dt. 6. gusht 1981, ka pasur ndryshime kështu që janë akuzuar për shkak të veprave penale edhe atë: I akuzuari Nazmi Selmanaj për shkak të veprës penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, i akuzuari Ismajl Haradinaj për veprat penale të pjesëmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, dhe veprës penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ; të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasan¬metaj, Jashar Salihu dhe Shkurte-Drita Kuqi, për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ, ndërsa të akuzuarit Xhavit Hoxha, Dinë Ahmetaj, Ali Drvishaj, Muhamet Haklaj dhe Nimon Mustafaj, për vepër penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 2 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ e të cilën aktakuzë e përfaqësoi Prokurori publik i qarkut në Pejë, Selmon Ukaj, pasi që u mbajt shqyrtimi kryesor verbalo-publik, me dt. 5. dhe 6. gusht 1981, të njëjtën ditë në praninë e përfaqësonjësit të akuzës publike, të akuzuarve, mbrojtësve të tyre dhe interpretuesit të gjykatës muar dhe publikisht
A K T GJ Y K I M
– I akuzuari Ismajl Haradinajt, nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 26 mars 1943 në të njejtin fshat, me profesion arsimtarë i edukatës – fizike pranë shkollës fillore “Drita” në Gramaqel, KK – Deçan.
– I akuzuari Hasan Ukëhaxhaj, nga f. Carabreg KK – Deçan, i lindur me 15 mars 1943, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjuhës shqipe pranë QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
– I akuzuari Avdullah Hasanmetaj, profesor nga f. Strellc i Epërm KK – Deçan, i lindur me 16 mars 1950, në të njejtin fshat, me profesion profesor i matematikës pran QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
– I akuzuari Jashar Salihu, profesor nga f. Batushë KK – Gjakovë, i lindur me dt. 10 shkurt 1953, në të njëjtin fshat, me profesion profesor i gjuhës angleze pranë QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan, ka të kryer Fakultetin Filozofik.
– E akuzuarja Shkurte – Drita Kuqi, profesoresh nga f. Junik KK – Deçan, e lindur më 20 shtator 1956, në të njejtin fshat, me profesion profesoresh e gjuhës shqipe pranë QAMO “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
– I akuzuari Xhavit Hoxha, profesor nga f. Junik KK – Deçan, i lindur me 15 tetor 1952, në të njejtin fshat, me profesion profesor i gjeografisë pranë QAMO “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ka të kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore – Grupi i Gjeografisë.
– I akuzuari Dinë Ahmetaj, profesor nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 16 nëntor 1947, në të njejtin fshat, me profesion profesor i gjuhës dhe letërsisë anglo-amerikane.
– I akuzuari Nazmi Selmanaj, student nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 25 nëntor 1954, në të njejtin fshat.
– I akuzuari Ali Dervishaj, student nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 16 shkurt 1960, në të njejtin fshat.
– I akuzuari Muhamet Haklaj, arsimtar nga f. Isniq, KK – Deçan, i lindur me 13 prill 1955 në Pejë, arsimtarë pranë QAMO “Vllëzërit Frashëri” në Deçan.
– I akuzuari Nimon Mustafaj, arsimtar nga f. Gllogjan, KK – Deçan, i lindur me 5 gusht 1938 në të njejtin fshat me profesion arsimtar pranë shkollës fillore në f. Gramaqel, KK – Deçan, ka të kryer Fakultetin e Shkencave Natyrore – Degën e Gjeografisë.
J A N Ë  F A J T O R
Edhe atë:
– Ndaj të akuzuarit Ismajl Haradinaj përcaktohen këto dënime: për veprën penale të pjesmarrjes në veprimtari armiqësore nga neni 131 të LPJ, dënimi me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetësh. Për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 116 al. 1 të LPJ dënimin me burg në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vjetësh. Konform nenit 48 të LPP të akuzuarit Ismajl Haradinaj i shqiptohet dënimi i unifikuar me burg në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje,
– Të akuzuarin Hasan Ukëhaxhaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Avdullah Hasanmetaj me dënim burgu në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Jashar Salihu me dënim burgu në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarën Shkurte-Drita Kuqi me dënim burgu në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Xhavit Hoxha me dënim burgu në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Dinë Ahmetaj, me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Nazmi Selmanaj me dënim burgu në kohëz¬gja¬tje prej 5 (pesë) vjetësh. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 11 maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Ali Dervishaj me denim burgu në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh. Në këtë denim do ti llogaritet koha e kaluar në parburgim që nga dt. 10. maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Muhamet Haklaj me denim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh. Në këtë denim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 10. maj 1981 e tutje.
– Të akuzuarin Nimon Mustafaj me denim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, në të cilin denim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim që nga dt. 4. qershor 1981 e tutje. Ndaj të gjitha të akuzuarve vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do të zgjas gjersa aktgjykimi të merr formë të prerë.
(…)
A R S Y E T I M
Të akuzuarit Ismajl Hajradinaj, Dinë Ahemtaj, Ali Dërvi¬sh¬aj, Nazmi Selmanaj dhe Nimon Mustafaj janë nga fsh. Gllogjan. I akuzuari Nazmi Selmanaj është student i Fakultetit Teknik në Prishtinë, i akuzuari Ali Dervishaj është student i Fakultetit Filozofik – Dega e Filozofisë në Prishtinë, ndërsa të akuzuarit Ismajl Hajradinaj dhe Nimon Mustafaj mësimdhënës pranë shkollës fillore në fshatin Gramaqel. Dinë Ahmetaj është mësimdhënës prannë QAMO-s, “Vllëzrit Frasheri” në Deçan, i akuzuar Hasan Ukëhaxhaj është nga fsh. Carabreg, profesor pranë QAMO-s “Vllëzrit Frasheri” në Deçan, i akuzuari Jashar Salihu është nga fsh. Batushë, punon si profesor pranë QAMO-s “Vllezrit Frashëri” në Deçan, ndërsa Shkurte-Drita Kuqi, është nga fsh. Junik, e punon si profesoresh pranë QAMO-së “Xhevdet Doda” në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Hoxha po ashtu është nga fsh. Junik, e punon si profesor pranë QAMO-s “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, i akuzuari Muhamet Haklaj është apsolvent i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matemati¬kore e punon pranë QAMO-s “Vllëzrit Frashër” në Deçan.
Kah fundi i vitit 1979 i akuzuari Ismajl Haradinaj fillon të shpreh qendrimi armiqësor ndaj shtetit dhe sistemit tonë vet¬ë¬qe¬¬ve¬risës për qfarë edhe fillon të kontaktoi me përsonat të ndryshëm me qëllim të krijimit të bashkëmendimitarëve të idesë së vet, e njëherit tenton që të gjej mundësi që të vijë në kontakt me Jusuf Gërvallën, përndryshe nga f. Dubovik e ish gazetar i “Rilindjes” i cili është i arratisur në RF të Gjermanisë prej kah edhe vepron në mënyrë anti-jugosllave dhe armiqësore. Duke qenë i njoftuar për veprimtarinë e tij armiqësore anti jugosllave e me qëllim të vuarjes së kontaktit me të për kordinimin e përbashkët të punës armiqësore në fillim të vitit 1980, nëpërmjet të të akuzuarit Nazmi Selmanaj ven kontakt (…) me te, në atë mënyrë që të akuzuarit Nazmi i jep një letër në të cilën shpreh disponimin e vet armiqësor (…). I akuzuari Nazmi me të shkuar në RF të Gjermanisë, pasiqë më parë ka qenë i njohur me adresën e tij, kontakton me Jusuf Gërvallën, i dorzon porosinë-letrën dhe prej tij merr instrukcione verbale që t’ia përcjell të akuzuarit Ismajl për veprimtari armiqësore (…) duhet të formoi “Komitetin e vendit” prej 5 antarësh me ç’rast i jep edhe instrukcionet e para lidhur me përsonat se kush ishte dashtë që të bëjë pjesë në Komitetin e vendit. Sipas mendimit të Jusuf Gërvallës në komitet duhet të marrin pjesë të akuzuarit Ismajl Haradinaj, Nimon Mustafaj, Nazmi Selmani dhe dy hoxhallarë, imami i f. Drenovc dhe një hoxhë nga Gjakova. Njëherit i jap edhe “Statutin” e “Programin e “Levizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës” që t’ia dorzon të akuzuarit Ismajl Haradinaj dhe të veproi në bazë të tij. Po ashtu i jap edhe instrukcione tjera lidhur me formimin e organizatës, mënyrën e veprimit të organizatës, nivelin e konspiracionit, mënyrën e furnizimit me material armiqësor dhe udhëzime tjera.
I akuzuari Ismajl fillon të veproi në drejtim të gjetjes së bashkëmendimtarëve të vet, përsonave të përshtatshëm për punë armiqësore, kështuqë kontakton me të akuzuarit Hasan Ukëhaxhajn dhe Dinë Ahmetaj, të cilët shprehin gadishmerinë për veprimtari të tillë, por bisedon edhe me përsona tjer. Në të kthyer nga RF e Gjermanisë i akuzuari Nazmi Selmanaj i përcjell të akuzuarit Ismajl porosit dhe instrukcionet e Jusuf Gërvallës si dhe ia dorëzon “Statutin” dhe “Programin” e “Levizjes Nacionalçlirimtare” të Kosovës, si dhe dy revista armiqësore dhe anti-jugosllave “Lajmëtari i lirisë” organi organizatës të levizjes nacionalçlirimtare të Kosovës.
Pas marrjes së këtyre instrukcioneve dhe materjalit të përmendur, “Statutin” dhe “Programin” e “Levizjes nacionalçli¬ri¬mtare të Kosovës” së pari e shqyrton dhe analizon të akuzuarit Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Nazmi Selmanaj dhe Dinë Ahmetaj, edhe atë në shtëpinë e të akuzuarit Dinë. Sipas prosisë së Jusufit bëjnë bisedë me të akuzuarin Nimon Mustafaj, e njoftojnë me “Statut” dhe “Programin” e “Levizjes nacionalçli¬ri¬mtare të Kosovës” i përcjellin porositë e Jusuf Gërvallës dhe i shtrojnë për detyrë që të kontakton dhe ta angazhoj Hafizin-hoxhë, të cilën detyrë e pranon, kështuqë pas 3-4 ditësh shkon në Gjakovë, gjen momentin e përshtatshëm për bised me Hafizin, i parashtron qëllimin e ardhjes së tij, mirëpo nuk arrinë me e angazhuar, për shkak se i njejti refuzon. Për këtë e njofton të akuzuarin Ismajl. Për të akuzuarit Ismajl dhe Hasan kanë qenë të papranushme dhe inkopatibile ne bazat “Marksiste” që antarë të Komitetit të jenë hoxhallarët, kështuqë në këtë drejtim të akuzuarit Ismajl e sidomos i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj është angazhuar që të gjejnë njerëz të përshtatshëm për komitet, në këtë drejtim angazhon të akuzuarin Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihun dhe Shkurte-Drita Kuqin, kështuqë pasi që i gjejnë njerëzit e përshtatshëm, e pasi që më parë vendosin që për shkak të qendrimit labil dhe jo konsekuent që të akuzuarin Dinë Ahmetaj mos ta angazhojn si antarë të komitetit por edhe mëtejë të ngel hallkë e tyre.
Pasiqë bëhen pregaditjet paraprake në korrik të vitit 1980 në shtëpinë e të akuzuarit Ismajl mbahet mbledhja e parë konstitu¬i¬ve e ”Komitetit të vendit”, në të cilën mbledhje përveç që përpu¬no¬het “Statuti” dhe “Programi” i “Levizjes Nacionalçli¬ri¬m¬¬t¬¬a¬re të Kosovës” të akuzuarit të pranishëm me atë rast për çështje kons¬pi¬rative marrin edhe pseudopnimet përkatëse kësh¬t¬u¬¬¬që i aku¬zu¬ari Ismajl merr pseudonimin “Ora”, i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj “Drini” Avdullah Hasanmetaj “Shpati” Jashar Salihu “Shigjeta” dhe Shkurte – Drita Kuqi pseudonimin “Guri”. Pas formi¬mit të “Ko¬mitetit të vendit” në këtë mbledhje, antarët e komitetit marrin detyra konkrete që të furnizohen me materjal propa¬ga¬ndues e anti-jugosllave, të njejtin ta lexoin dhe këtë organizatë ilegale dhe armiqësore ta masivizojn edhe atë në atë mënyrë që secili antarë i komitetit është dashtë që t’i formoj hallkat e veta, pasiqë më parë t’i njoftojnë me qëllimin e kësaj organizate. Me qëllimin e masovizimit të kësaj organizate është dashtë që edhe hallka të (…) treshet e tyre e kështu me radhë e në rast se krijohet një numër i madh hallkash atëher mund të for¬mo¬het komiteti i vendit të posaçëm. Hallkat është dashtë mun¬dë¬sisht që të përfshihen edhe jasht teritorit të Komunës së Deçanit.
Pas formimit të komitetit të vendit e me qëllim të thellimit të mëtejm të aktivitetit armiqësor kontrarevolucionar dhe me qëllim të njoftimit të drejtpërdrejtë me Jusuf Gërvallën si dhe marjes së instrukcioneve konkrete dhe të drejtpërdrejta, i akuzuari Ismajl Haradinaj shkon në RF të Gjermanisë ku qëndron disa ditë te Jusuf Gërvalla, në ç’rast njoftohet nga Jusufi se komiteti i vendit është pranuar nga RPS e Shqipërisë se kjo organizatë po ashtu është e përmbajtur nga RPS e Shqipërisë dhe se kontaktet mbahen nëpërmjet të një përsoni nga ambasada shqipëtare në Vjenë.
Gjatë qendrimit të tij në RF të Gjermanisë është njoftuar më detalisht me punën kontrarevolucinare dhe armiqësore të Jusuf Gërvallës është njoftuar se i njejti boton revistën armiqësore anti-jugosllave “Lajmëtari i lirisë”, është njoftuar edhe me Ibrahim Kelmendin nga f. Llabjan KK – Pejë, i cili poashtu vepron në mënyrë armiqësore kundër shtetit dhe sistemit tonë vetqeverisës udhëheqë organizatën armiqësore “Fronti i kuq popullore” e organ i secilës organizatë është revista “Bash¬k¬i¬mi”. Përveç këtyre njoftimeve i akuzuari Ismajl merr edhe detyra konkrete se si duhet vepruar organizata në të ardhmën sikurse rreth pregaditjes së përsonave të përshtatshëm për veprimëtari armiqësore, masovizimit të organizatës, furni¬zi¬mit me materjal propagandistik si dhe qështjes së konspira¬ci¬onit, i jap për detyrë që të mbledh sa më shumë shenime dhe të dhëna që kishin me pas për qëllim kompromi¬ti¬min e shtetit dhe sistemit tonë dhe që kishin për tu botuar në revistat ilegale e tj. Gjatë qendrimit të tij në RF të Gjermanisë kanë qenë edhe bijtë e tij Naimi dhe Nasimi të cilët poashtu janë furnizuar në mënyrë armiqësore, më vonë kanë sjell nga RF e Gjermanisë për qëllime të veprimtarisë së organizatës dy toki-voki, një palë dylbi, 300 fletushka “Lajmëtari i lirisë” dhe materjal tjetër, nga shkolla QAMO në Deçan së bashku me disa shokë të tyre vjedhin dy shaptilograf për shumëzimin e materjaleve propaga¬ndi¬stike, formojn grupin armiqësor e kontrarevolucionar “Shqi¬p¬o¬¬nja” i cili gjatë vitit 1981 ndërmer akcione konkrete sikurse rreth shpërndarjes së trakteve, pamfletave, shlyerjes së emërtimeve të rrugëve që mbajnë emërat e herojve të kombësisë serbe dhe malazeze etj.
Kah fundi i muajit shtator të vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e dytë të “Komitetit të vendit” edhe atë në një livadh afër stacionit të autobusave në Gjakovë, në të cilën mbledhje marrin pjesë të gjithë antarët e komitetit përveq të akuzuarit Jashar, i cili në ndërkohë shkon në shërbimin ushtarak. Në mbledhjen e dytë të komitetit të vendit përveç që bëhet vlersimi i punës së antarëve të komitetit nga mbledhja e parë, zgjidhet edhe udhëheqësija, kështu që të akuzuarit Ismajl Haradinaj i besohet posti i kryetarit të komitetit të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj posti i sekretarit, të akuzuarit Avdullah posti i arkatarit ndërsa të akuzuarës Shkurte dhe Jashar Salihu ngelin antarë të komitetit. Në këtë mbledhje përcaktohet edhe antarësija e antarëve të organizatës, e cila kap lartësinë prej 100 dinarësh në muaj për çdo antarë, e të cilën antarësi është dashtë që ta mbledhë i akuzuari Avdullah Hasan¬metaj – arkatar, të mbaj evidencën përkatëse edhe atë sipas pseudonimeve. Antarë¬si¬në është dashtë që ta dorzojnë udhëheqësit e tresheve për hallkat e tyre. Antarësia është dedikuar për shpenzimet rreth siguri¬mit të materjalit propaga¬n¬d¬i¬stik, shpenzimeve të ndryshme lidhur me veprimtarinë armiqë¬s¬o¬re si dhe eventualisht për mba¬jt¬jen e familjeve të përsonave të paraburgosur për vepri¬m¬t¬ari armiqësore etj.
Në muajin tetor të vitit 1980 i akuzuari Ismajl Haradinaj konvokon mbledhjen e tretë të komitetit të vendit në shtëpinë e vet në f. Gllogjan në të cilën mbledhje marrin pjesë përveq të akuzuarit Ismajl edhe të akuzuarit Hasan dhe Avdullah, pra nuk marrin pjesë i akuzuari Jashar i cili ka qenë në shërbimin ushtarak dhe e akuzuara Shkurte. Në këtë mbledhje përveç vlerësimit të punës së antarve të Komitetit rreth angazhimit të përsonave në këtë organizatë vendoset që i akuzuari Xhavit të angazhohet si hallkë e të akuzuarit Jashar, i cili përndryshe pas bisedave që ka bërë me te është berë antar i organizatës ilegale armiqësore, merrë pseudonimin “Pushka” dhe paguan antarsinë për 5 muaj. Në mungesë të të akuzuarit Jashar kontaktet me të aku¬zu¬arin Xhavit është dashtë që t’i bëjnë të akuzuarit Ismajl dhe Hasan dhe të njejtit i përcaktohet si detyrë që të mbledhë sa ma shumë shënime lidhur me paraburgimet e përsonave të ndry¬sh¬em e sidomos të atyre për veprimtari armiqësore si dhe shëni¬m¬e¬¬ve tjera të cilat kishin me u botuar në botën e jashtme e me qëllim të kompromitimit të shtetit dhe sistemit tonë vetëqeverisës.
Për shkak të veprimtarisë propaganduese, meqë në bibliotekën e shkollës QAMO-s “Vllezrit Frashër” në Deçan janë gjetur revista anti-jugosllave, i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj që nga dt. 6 dhjetor 1980 gjerë me 5 shkurt 1981 ka qenë në vuajtjen e dënimit sipas aktvendimit të gjyqtarit për kundërva¬jtje, atëher kah fundi i muajit shkurt të vitit 1981, konvokohet mbledhja e katërt të “Komitetit të vendit” e cila mbahet në një qebaptore në Gjakovë në të cilën mbledhje përveç të akuzuarit Ismajl muarën pjesë edhe të akuzuarit Hasan dhe Avdullah. Në këtë mbledhje i akuzuari Hasan raporton lidhur me sjelljet e tij gjatë vuajtjes së dënimit, sjelljes së tij para organeve të sigurimit shtetëror, përshtypjet nga vuajtja e dënimit etj., vlerësohet në terësi aktiviteti i organizatës
– “Komitetit të vendit” kështu që për qëllim të thellimit të veprimtarisë armiqësore koordinimit të punës me Jusuf Gërvallën vendoset që i akuzuari Avdullah Hasanmetaj të shkonë në RF të Gjermanisë në mënyrë që përsonalisht të kontaktoi me Jusuf Gërvallen dhe nga ai të merrë instrukcione, udhëzime dhe detyra konkrete dhe materiale propagandues dhe armiqësore. Mirëpo, për shkak të ngjarjeve që pasojnë që nga 11 marsi i vitit 1981 e tutje si dhe disa problemeve familjare i akuzuari Avdullah këtë detyrë nuk arrinë ta realizoj.
Me qëllim të realizimit të detyrave që i parashtron organizata ilegale dhe armiqësore e përmendur si dhe detyrat që rezultojnë nga “statusi dhe programi i lëvizjes nacionalçli¬ri¬m¬tare të Kosovës, të akuzuarit përveç veprimeve të sipërpër¬shkruara kanë ndërmarr edhe këto veprime:
– I akuzuari Ismajl Haradinaj, vepron me intenzitet rreth pro¬p¬a¬¬gimit dhe gjetjes të përsonave të përshtatshem për veprimtari ar¬mi¬qësore, për masovizimin e organizatës, konta¬k¬ton me nje¬r¬zë, në mes tjerëve edhe me Bajram Gashin, i cili jo vetëm që bëhet antar por edhe angazhon një numër njerzish, nga territori i ko¬mu¬nave tjera. Angazhohet dhe furnizo¬het me ma¬terial me për¬mbajtje armiqësore dhe të njejtin t’iu jep në lexim antarëve tjerë.
– I akuzuari Hasan Ukëhaxhaj përveç që me influencën e vet ka angazhuar të akuzuarit Avdullah, Jashar dhe Shkurte e të cilët janë njëherit edhe antarë të komitetit, si hallkë të vetën angazhon edhe të akuzuarin Muhamet Haklajn, nëpërmes të akuzuarit Nazmi Selmanaj një punim letrar Jusuf Gërvallës për ta botuar në fletushkën “Lajmëtari i lirisë”. Me qëndrimet kategorike arrin që ke akuzuari Dinë Ahmetaj të forcojë qëndri¬min armiqësor ndaj shtetit dhe sistemit tonë vetëqeverisës. Përveç që furnizohet dhe lexon material me përmbajtje armi¬qësore, të njejtin e shpërndan nëpër hallkat e veta dhe përsonat tjerë dhe në mënyrë bindëse ndikon edhe të antaret tjerë dhe aktivisht punonë në angazhimin e përsonave tjerë për veprimtari armiqësore. Së bashku me të akuzuarin Ismajl dhe Avdullah merrë pjesë ak¬¬ti¬ve në të gjitha mbledhjet e komitetit dhe është i njohtuar me të gjitha ecuritë dhe veprimet armiqësore të antarëve të komitetit.
– I akuzuari Avdullah Hasanmetaj përveç aktivitetit të tij në kuader të komitetit, pjesëmarrjes në të gjitha mbledhjet, pranimi i detyrave konkrete, me pedanteri dhe përpikni mbanë evide¬n¬c¬ën sipas pseudonimeve të pagesës së antarësive nga ana e anta¬r¬ë¬¬ve të organizatës dhe formon-angazhon si hallkë të vetën Bi¬s¬l¬im Bajramin nga Mitrovica, i cili në teritorin e Mitrovicës for¬m¬on treshin e vetë armiqësor. Bislim Bajrami merrë pseudo¬ni¬min “Besniku”. Mëtej tenton që si hallkë ta angazhojë Zade Kuqin.
– I akuzuari Jashar Salihu edhe pse pas formimit të “Komitetit të vendit”, pasiqë është berë antar i tij pas ca ditësh ka shkuar në shërbimin ushtarak, dhe mundësia e tij për veprimtarinë më të madhe armiqësore objektivisht ka qenë e kufizuar, megjithatë duke shfrytëzuar format e ndryshme të kontakteve me personat e ndryshem arrijnë që si hallkë ta angazhon të akuzuarin Xhavit Hoxhën, i cili merrë pseudonimin “Pushka” të njejtit i jep detyra konkrete mirëpo e udhëzon që në mungesë të tij të kontakoj me të akuzuarit Ismajl dhe Hasan, angazhohet me gjetjen e përso¬nave të përshtatshëm dhe të krijoj bashkëmendimtar e njiherit furni¬z¬o¬¬het edhe lexon materjal me përmbajtje armiqësore.
– E akuzuarja Shkurte – Drita Kuqi, përveç aktivitetit të lartë cekur me qëllim të realizimit të detyrave që rezultojn nga Statuti dhe programi i organizatës si dhe vendimeve të marrura nga “Komiteti i vendit” si hallka të veta angazhon Haxhi Haxhiun nga f. Batushë i cili merrë pseudonimin “Shpejtonvala” dhe Hidajete Shabanin nga f. Perlepnicë KK – Gjilan e cila merrë pseudonimin “Ylli”. Angazhimin e personave të përmendur e bënë pasi që më parë iu spjegon dhe ju jap në lexim Statutin dhe “Programin” e kësaj organizate. Në fazën hetimore një egzem¬plar i “Statutit” është gjet në shtëpinë e Hidajete Shabanit.
– I akuzuari Xhavit Hoxha me qëllim të realizimit të detyrave që rezultoin nga statute bënë biseda të dëmshme me përsonat e ndryshëm nga territori i Gjakovës e gjetiu me qëllim të përfitimit të tyre, nëpërmjet personave të ndryshëm mbledh shënime lidh¬ur me paraburgimet si dhe shënimet për ngjarjet e ndryshme të ci¬lat janë të drejtuara kah kompromitimi i shtetit dhe sistemit tonë.
– I akuzuari Dinë Ahmetaj edhe pse që nga fillimi dhe para formimit të “Komitetit të vendit” ka qenë i njoftuar me statut dhe program të organizatës në fjalë, ka patur të njohur në tërësi qëllimet kryesor të kësaj organizate, në fillim nuk është i vendo¬sur në veprimtari armiqësore për çfarë edhe heshtazi eleminohet që të jet antarë i komitetit mirëpo pas bisedave dhe bindjeve përmanente i njejti riaktivizohet dhe në këtë drejtim angazhon si hallka të veta Emrush Lokaj dhe Sylë Xhaferajn, të cilët edhe marrin pseudonime “Drini 1” dhe “Drini 2”.
– I akuzuari Ali Dervishaj si antarë i organizatës e me qëllim konspiracioni merrë pseudonimin “Blini” si dhe hallkë të vetën angazhon Isa Jasiqin.
– I akuzuari Muhamet Haklaj si antar i organizatës ilegale dhe armiqësore vepron me pseudonimin “Korabi” dhe tenton që si hallkë të vetën ta angazhojë Qazim Kuklecin mirëpo në këtë drejtim nuk ia arrinë qëllimit.
– I akuzuari Nimon Mustafaj për veprimtari armiqësore të organizatës në fjalë ka qenë i njohur qysh në fillim edhe para se të formohet “Komiteti i vendit”, meqë në fillim tenton për ta angazhuar si hallkë Hafiz Idrizin – hoxhë në Gjakovë, mirëpo te i njejti nuk ka patur sukses. Para se të ndërmirret akcioni rreth përpilimit dhe shpërndarjes së trakteve, afisheve dhe parollave në Deçan dhe fshatrat përreth nga ana e Ali Selmanaj, ka qenë i njohtuar se të njejtit dispononin për qëllime armiqësore me makin shtypi, shaptilograf etj. Dhe se iu korigjon testin të disa afisheve dhe parollave, e të cilat më vonë shpërndahen në Deçan dhe disa fshatrave përreth.
Të gjithë të akuzuarit jo vetëm që kanë lexuar material me për¬¬m¬b¬ajtje armiqësore por edhe është dashtë që të interesohen për furnizimin me material të tillë dhe pas leximit dhe shpë¬r¬ndarjës. Gjendja e fakteve e sipërpërmendur është verifikuar në bazë të mbrojtjeve të të akuzuarëve, deponimit të dëshmitarit Ibrahim Mustafaj, procesverbaleve mbi përkufizimin dhe vërtetimet për hyrje në banesë dhe lokalet tjera të dt. 10 prill dhe 10 maj 1981, e që kanë të bëjnë me shtëpitë e të akuzuarëve Ismajl Ha¬r¬a¬¬dinaj dhe Avdullah Hasanmetaj “Statutit dhe programit të lë¬vi¬z¬jes nacional- çlirimtare të Kosovës”, evidencës lidhur me mble¬dhjen e antarësisë së antarëve të organizatës, letrës së dër¬guar nga ana e Jusuf Gërvallës, të akuzuarit Ismajl Haradinaj e të nënshkruar me pseudonimin “Kerturi” si dhe në bazë të foto¬doku¬emntacionit H. nr. 152 dhe 157/81.
Sipas mbrojtjes së të akuzuarit Ismajl Haradinaj pamëdyshje është vertetuar rrethana se i njejti me qëllim të intensifikimit të veprimtarisë së vetë armiqësore nëpërmjet të akuzuarit Nazmi Selmanaj ka vu kontakte me Jusuf Gërvallën në RF të Gjerma¬nisë dhe nga ai, poashtu nëpërmjet të akuzuarit Nazmi Selmanaj është furnizuar me “Statut dhe program të lëvizjes nacionalçli¬ri¬m¬tare të Kosovës” me fletushka ilegale dhe armiqësore si dhe me instrukcione dhe porosi verbale lidhur me punën e mëtej¬sh¬me sikurse me rastin e formimit të “Komitetit të vendit” dhe veprimtarisë së metejshme armiqësore të tij. Në këtë drejtim po ashtu në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Ismajl dhe mbrojtjes së të akuzuarit Nazmi Selmanaj është vërtetuar se i akuzuari Ismajl gjatë verës së vitit 1980, ka qenë në Gjermani ku ka qëndruar tek Jusuf Gërvalla, me ç’rast detalisht është njohtuar me veprimtarinë armiqësore të tij dhe Ibrahim Kelmendit, ndërsa në biseda që kanë patur ka marrë këshilla, udhëzime, instrukcione lidhur me punën e mëtejshme të organizatës ilegale duke filluar sikurse në aspektin e furnizimit me material, dety¬rave angazhimeve, konspiracionit e gjerë ke akcionet konkrete.
Në bazë të mbrojtjes së të akuzuarit Nimon Mustafaj, është vërtetuar rrethana që i njejti ka tentuar që të angazhojë në vepri¬mtari armiqësore Hafiz Idrizin, i cili përndryshe ka qenë imam i një xhamije në Gjakovë, si dhe dështimi për angazhimin e tij. Rrethana lidhur me konstituimin e “Komitetit të vendit”, mbledhjeve të mbajtura, aktivitetit konkret të antarëve të komitetit janë vërtetuar në bazë të mbrojtjeve të të akuzuarëve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihut dhe Shkurte-Drita Kuqit.
Në bazë të letrës të cilën ia ka dërguar Jusuf Gërvalla me pseudonimin “Merturi” të akuzuarit Ismajl Haradinaj në mënyrë më bindëse verifikohet bashkëpunimi dhe lidhja në mes tyre. Në bazë të listave të cilat i ka mbajtë i akuzuari Avdullah Hasanmetaj lidhur me pagimin e antarësisë nga ana e antarëve të organizatës është vërtetuar rrethana lidhur me pjesëmarrjen e të akuzuarëve në aktëvitetin armiqësor, pseudonimet e tyre etj.
Sa i përketë karakterit që ka patur organizata ilegale dhe armiqësore e formuar nga të akuzuarët dhe komitetit të vendit i njejti është vërtetuar në bazë të statutit në të cilin në mënyrë shprehimore është caktuar qëllimi i kësaj organizate e i cili është i shprehur në baza të iredentizmit – shkëputjes së teritorit të KSA Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë dhe bashkimit me RPS të Shqipërisë. Në këtë drejtim sipas (…) parashifet: “qëllimi i parë dhe i vetëmi i LNÇK është çlirimi shoqëror e kombëtar i Kosovës (me të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi dhe bashkimi me vendin amë)”. “LNÇK është pararojë e luftës për çlirimin socialnacional nga Jugosllavia dhe për bashkimin me vendin amë Republiken Socialiste Popullore të Shqipërisë”. Poashtu, në bazë të statutit të organizatës së përmendur janë paraparë mënyra dhe kushtet se si dhe në ç’mënyrë duhet vepruar në realizimin e qëllimeve të përcaktuara si dhe aspekti financiar i organizatës në fjalë. Po ashtu edhe programi i organizatës në fjalë ven në pah karakterin nacionalist, iridentist dhe kontrarevolucionar dhe është i drejtuar kundër unitetit bashkëjetesës në KSA të Kosovës dhe RSFJ e po ashtu më qëllim kryesor të shkëputjes të KSA të Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptar dhe bashkimit të këtyre viseve më RPS të Shqipërisë.
Në bazë të procesverbaleve mbi përkufizimin e shtëpive se të akuzuarëve Ismajl Haradinaj dhe Avdullah Hasanmetaj si dhe materialit më karakter armiqësor i cili është gjindur te ata, është vërtetuar rrethana lidhur me furnizimin e tyre me materiale që kanë shërbyer për realizimin e qëllimeve të parapara me statutin dhe programin e organizatës në fjalë.
(…)
Mbrojtjet e të akuzuarëve lidhur me shkaqet-motivet të cilat gjaja i kanë shtyer për veprimtari armiqësore, se nuk e kanë kuptuar sa duhet apo nuk janë pajtuar me qëllimin kryesor të organizatës ilegale armiqësore që rezulton nga statuti, se organizata ka qenë jetëshkurtër dhe nuk ka pasë ndonjë veprimtari të dendur armiqësore, nuk mund të aprovohen sepse nuk përkojnë më gjëndjen faktike dhe se janë të orientuara në zbutjen e përgjegjësisë juridiko-penale, njëherit të njejtat janë edhe të palogjikshme, sepse në mënyrë të padyshimtë është e vërtetuar se antarët e “Komitetit të vendit” si dhe pjestarët tjerë të organizatës para se të bëhen antar kanë lexuar dhe kanë qenë të njoftuar me statut dhe program e mandaj kanë dhanë pëlqimin që të jenë antar të kësaj organizate duke mos shprehë ndonjë verejtje. Prandaj, duke u gjindur në praninë e rrethanës së kanë qenë të njoftuar më statut dhe program më parë, e duke patur parasysh shkallën e arsimimit të të gjithë të akuzuarëve (nëntë prej të akuzuarëve janë punëtor arsimi me kualifikime të larta) ose superiore ndërsa dy student) atëher rezulton më pamedyshje se që të gjithë mirë e kanë kuptuar statutin, programin, qëllimin e organizatës kanë dhanë pëlqimin e se pajtohen me qëllime të tilla duke u bërë antar dhe në atë drejtim me antarësimin e tyre kanë shprehur vullnetin në realizimin e qellimeve të përcaktuara e që rrezultojnë nga statuti dhe programi. Pra, për këto arsyera ne këtë drejtim mbrojtet e tyre nuk mund të aprovohen.
(…)
Duke patur parasysh të gjitha rrethanat e sipërpërmendura mënyrën e organizimit të organizatës ilegale dhe armiqësore, karakterin e saj irredentist dhe kontrarevolucionar si dhe rretha¬nën që në KSA të Kosovës në muajët mars, prill dhe maj janë shkaktuar demostratat armiqësore e që paraqesin pjesë përbërëse të veprimit të organizuar të armikut të brendshëm dhe të jashtëm nga pozitat e nacionalizmit dhe iridentizmit shqipëtar, qëllimi i kësaj organizate dhe veprimtarisë së të akuzuarve është rënimi i rendit kushtetues, rrezikimit të integritetit dhe sovranitetit të RSFJ e shprehur nëpërmes të shkëputjes së KSA të Kosovës dhe viseve të banuara me shqipëtar dhe bashkimit të këtyre viseve me RPS të Shqipërisë, prandaj duke patur parasysh të gjitha këto rrethana kjo gjykatë gjen se në veprimet e të akuzuarve përmbahen të gjitha elementet e veprave penale për të cilat kanë akuzuar të akuzuarit dhe se të njejtit janë penalisht përgjegjës.
Duke vendosur lidhur me lartësinë e denimit gjykata i ka vlersuar në mënyrë të hollësishme të gjitha rrethanat e parapara me nenin 41 të LPJ, të cilat ndikojnë në lartësinë e denimit kështu që ndaj të akuzuarve: Ismajl Haradinaj si rrethana lehtësonjëse gjeti gjendjen familjare se është babë i 5 fëmijëve, (…), ndaj të akuzuarit Hasan Ukëhaxhaj si rrethana letësonjëse gjeti gjendjen familjare se është babë i 5 fëmijve (…); andaj të akuzuarit Avdullah Hasanmetaj si rrethanë letësonjëse: gjendjen familjare është baba i 3 fëmijëve, më parë i pa denuar, (…) ndaj të akuzuarit Jashar Salihut si rrethanë letësonjëse gjeti: vetëm rrethanën se më parë nuk ka qenë i denuar; ndaj të akuzuarës Shkurte-Drita Kuqit si rrethanë letësonjëse gjeti se më parë nuk ka qenë e denuar dhe moshën e saj relativisht të re; ndaj të akuzuarit Xhavit Hoxhës si rrethanë letësonjëse gjeti jo denuashmerinë e më parshme, ndaj të akuzuarit Dinë Ahmetaj si rrethanë letësonjëse gjeti gjendjen e tij familjare, është baba i 2 fëmijëve si dhe jo denuashmerinë e tij të më parshme; ndaj të akuzuarit Nazmi Selmanaj si rrethanë letësonjëse gjeti jo denuashmerinë e maparshme; ndaj të akuzuarit Ali Dervishaj si rrethanë letësonjëse gjeti moshën e tij të gjendjen familjare është babë i 2 fëmijëve si dhe jo denunshmerinë e tij të më parshme; ndaj të akuzuarit Muhamet Haklaj si rrethanë lehtësonjëse gjeti jo denuashmerinë e tij të më parshme dhe gjendjen e varfër ekonomike ndërsa ndaj të akuzuarit Nimon Mustafaj gjeti si rrethanë lehtësonjëse gjeti gjendjen familjare, është baba i 6 fëmijve, gjendjen e varfër ekonomike si dhe jo denuashmerinë e tij të ma parshme.

Ndaj të të gjithë të akuzuarëve si rrethana posaqerisht rëndonjëse nuk është gjetë asnjë rrethanë. Mirëpo duke patur parasysh intenzitetin e rrezikshmerisë shoqërore, shkallën e përgj¬e¬gjë¬sisë penale dhe peshën e veprave të kryera penale e sidomos duke vlerësuar volumin e aktivitetit armiqësor të çdo të akuzuari, veprimtarinë konkrete të secilit prej tyre në kontestin e pranisë së rrethanës së nivelit të arsimimit të të akuzuarve si dhe pasojave të veprimtarisë të organizuar armiqësore nga armiku i brendshem dhe i jashtëm që nga muaji mars e këndej i këtij viti atëherë gjykata pruri bindje se vetëm me dënimet e shqiptuara si në dispozitiv të këtij aktgjykimi mundë të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë me nenin 33 të LPJ, dhe se dënimet e shqiptuara u përgjigjen intenzitetit të rrezikshmerisë shoqërore dhe shkallës së përgjegjësisë penale të të akuzuarëve.
Konform nenit 353 al. 1 të LPP, ndaj të akuzuarve Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj, Jashar Salihu, Shkurte-Drita Kuqi dhe Nazmi Selmanaj ju vazhdu paraburgimi dhe i njejti do të ju zgjas gjersa aktgjykimi të merr formën e prerë, ndërsa konform nenit 353 al. 2 lidhur me al. 6 të LPP, ndaj të akuzuarve Xhavit Hoxhës, Dinë Ahmetaj, Ali Dërvishaj, Muhamet Haklaja dhe Nimon Mustafaj vazhdohet paraburgimi dhe i njejti do të zgjas gjersa aktgjykimi të merr formën e prerë meqë për vazhdimin e paraburgimit egzistojnë kushtet e parapara nga neni 191 al. 2 pika 3 e 4 të LPP, sepse egziston rreziku që të akuzuarit të vazhdojn me veprimtari inkriminuese armiqësore dhe se duke patur parasysh mënyrën e kryerjes së vepres penale si dhe rrethanave nën të cilat është kryer vepra, me gjetjen e tyre në liri kishte me u shkaktuar shqetësimi i opinjonit publik.

(…)
Nga Gjykata e Qarkut në Pejë, Me dt. 6 gusht 1981 – P. nr. 106/81
Kryetari i Trupit Gjykues, Riza Loci d.v.
Procesmbajtësja, Fehime Avdiu d.v

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura