Nga arkivi i FB., 27 shkurt 2022
PARASHIKIMI PËR NDARJEN E UKRAINËS!!!
Nga Sheradin Berisha, facebook më 27 shkurt 2025
Tri vjet më parë më 27 shkurt 2022 (vetëm 3 ditë pas fillimit të sulmit ushtarak rus në Ukrainë, më 24 shkurt) duke i analizuar këto tri hartat etnike të Ukrainës, kam parashikuar se “Ukraina në përfundim të luftës me Rusinë e Putinit, mund të ndahet në vija etnike, Lindje – Perëndim!” Dhe për më tepër kam theksuar se “Kjo luftë shkatërruese që po zhvillohet nga 24 shkurti i këtij viti nga Rusia në Ukrainë, duket se, nuk do të ndalet për disa vjet, deri sa të realizohen interesat e fuqive të mëdha SHBA – Rusi, dhe aleatëve të tyre në këtë pjesë të Europës, pa përjashtuar këtu as Ballkanin Perëndimor, specifikisht problemin Kosovë – Serbi, Serbi – BeH dhe jo vetëm!”
Sot (pas tri vjetësh) në bisedimet SHBA – Rusi (Trump – Putin) për interesa të tyre, ndarja e Ukrainës në Lindje – Perëndim po bëhet fakt i kryer, ndërsa nuk do të lihen anash as çështjet problemore: Serbi – BeH dhe Serbi – Kosovë!
Në vijim lexoni analizën e plotë me titull:
NDARJA E UKRAINËS NË LINDORE DHE PERËNDIMORE MUND TË JETË E PASHMANGSHME!
Nga Sheradin Berisha
Ukraina në përfundim të luftës me Rusinë e Putinit, mund të ndahet në vija etnike, Lindje – Perëndim!
Çka është lufta?
Lufta është instrument i politikës! Bëhet për interesa gjeostrategjike, gjeopolitike, ekonomike, financiare, për pasuri natyrore e nëntokësore (ujë, gas, naftë, diamant e minerale të tjera) etj.
Juristi i shquar amerikan Francis Paiker Yockey, në librin e tij “Imperium” thotë, “është fryma e politikës ajo që përcakton formën e luftës dhe forma e luftës pastaj ndikon në zhvillimin e politikës”.
Rrjedhimisht politikanët, format e luftës për zhvillimin e politikave të tyre i bëjnë në emër të një kauze, të një ideologjie, të një doktrine politike apo fetare, etj., dhe pastaj për realizimin e tyre nuk zgjedhin mjete. Për politikanët e tillë të fuqishëm qëllimi arsyeton mjetin!
Në luftë rrjedhimisht viktimizohen: fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, kështu siç po ndodh në luftën e përgjakshme në Ukrainë dhe siç ndodhën në luftërat e “pranverës arabe” në lindjen e Mesme dhe jo vetëm.
Kjo luftë shkatërruese që po zhvillohet nga 24 shkurti i këtij viti nga Rusia në Ukrainë, duket se, nuk do të ndalet për disa vjet, deri sa të realizohen interesat e fuqive të mëdha SHBA – Rusi, dhe aleatëve të tyre në këtë pjesë të Europës, pa përjashtuar këtu as Ballkanin Perëndimor, specifikisht problemin Kosovë – Serbi, Serbi – BeH dhe jo vetëm!
Hartat etnike që mund të bëhen fakte të kryera në përfundim të luftës Rusi – Ukrainë!
Këto 3 harta shprehin marrëdhënien midis identitetit etnik – gjuhësor dhe përkatësisë politike në Ukrainë.
Harta 1 – 2: Në zgjedhjet presidenciale të viteve 2004 – 2010 Lindja e vendit identifikohet si rusisht – folëse dhe votoi me shumicë dërrmuese për pro-rusin Viktor Yanukovych. Ndërkaq pjesa perëndimore e vendit, e cila është kryesisht ukrainisht – folëse, votoi për Julia Tymoshenkon pro-europiane.


Harta 3: tregon Republikën Perëndimore të Ukrainës dhe Ukrainën Jugore!

================
Nga arkivi i facebookut, më 27 shkurt 2022
NDARJA E UKRAINËS NË LINDORE DHE PERËNDIMORE MUND TË JETË E PASHMANGSHME!
Nga Sheradin Berisha, më 27 shkurt 2022
https://pashtriku.org/ndarja-e-ukraines-ne-lindore-dhe-perendimore-mund-te-jete-e-pashmangshme/