SHERADIN BERISHA: NË DITËN E VETERANIT TË UÇK-së

Pashtriku, 30 dhjetor 2020: Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes së Adem Jasharit me forcat policore serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
***
Në Prizren është kënaqësi kur takohesh me gazetarin Blerim Çoçaj dhe mjekun Halil Cikaj, që të dy të lindur e rritur në trevën e Hasit.
– Blerimi është gazetari më i mirë (i lajmit) që ka Prizreni! Të gjitha TV lokale dhe nacionale iu referohen kryesisht lajmeve ditore që botohen në Prizrenpress.com, ku ai është kryeredaktor.
– Dr.Halili është otorinolaringolog (ORL) në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Karierën si mjek e ka nisur në fillim të viteve 90’të kur ndodhën helmimet masive të nxënësve në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Rrjedhimisht ka dhënë kontribut të veçantë në Shoqatën “Nënë Tereza” dhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve.
Ishte mjek i UÇK-së në Brigadën 126 të Hasit. Me shumë respekt e kujton komandantin e tij, Zenun Çoçaj, i cili bije dëshmor në fshatin Gjonaj, më 4 qershor 1999, vetëm disa ditë para përfundimit të luftës.
Dr.Halil Cikaj, në periudhën mars – qershor 1999 ka shëruar 49 ushtarë të plagosur të UÇK’së dhe është përkujdesur për qindra civilë: burra të moshuar, gra e fëmijë të fshatrave të Hasit: Gjonaj, Planej, Gorozhup, Mazrek, Lugishtë, Romajë e Kushnin etj.
Pas luftës ka shërbyer si mjek në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ndërsa nga viti 2007 punon si specialist i ORL’së në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Mjeku i UÇK-së, Halil Cikaj

Me Sefën e ilegales, (Sefedin Morina)
Në vitet 1991 – 1992…, kur Kosova jetonte me iluzionin e ‘rendit demokratik’ të partive, nën pushtimin klasik të Serbisë fashiste të Millosheviçit, djemtë e ilegales: Lusha, Sefa, Shaqa, Ilazi, Salihu, Meti, Ismeti, unë, e shumë të tjerë, në kanalin e krijuar: Kukës – Prizren, përmes bjeshkëve të Koretnikut – Zhurit dhe të Vrrinit, bartnim me shpinë armatim, municione, bomba e granata për njësitë e para guerile të Lëvizjes…!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura